65. Talak · Ajeti 7

سورة الـطلاق
Përkthimi Sherif Ahmeti
7

لِيُنفِقۡ ذُو سَعَةٖ مِّن سَعَتِهِۦۖ وَمَن قُدِرَ عَلَيۡهِ رِزۡقُهُۥ فَلۡيُنفِقۡ مِمَّآ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُۚ لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا مَآ ءَاتَىٰهَاۚ سَيَجۡعَلُ ٱللَّهُ بَعۡدَ عُسۡرٖ يُسۡرٗا

Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sipas Buhariut shkak i shpalljes së kësaj pjese të Kuranit ishte Abdullah bin Omeri, i cili e kishte lëshuar gruan e vet, duke qenë ajo me hajz (me menstruacion), e kur Omeri ia përmendi Pejgamberit rastin i erdhi keq Pejgamberit a.s. dhe urdhëroi ta rikthejë gruan dhe ta mbajë deri sa të pastrohet... Lëshimi i gruas, edhe pse është i lejuar është i përbuzur, por në rastet e domosdoshme është zgjidhja më e mirë. Lëshimi i gruas duhet të bëhet pasi ajo t’i kryejë menstruacionet, duke mos pasur më kontakt me të, në mënyrë që të mos i zgjatet asaj pritja. Ky lloj lëshimi është "talakur rexhati" - lëshim një herë, sipas të cilit ka të drejtë ta rikthejë. Gruaja e lëshuar në këtë mënyrë duhet të qëndrojë në shtëpi të burrit deri sa t'i kalojë afati. Ajo nuk ka të drejtë të dalë prej shtëpisë së burrit, vetëm nëse ka bërë ndonjë punë të keqe e duhet të dalë për ndonjë gjykim, ose nëse fyen familjen e burrit me fjalë të rënda. Zgjatja e afatit të lëshimit, respektivisht të pritjes për tri pastrime ka si qëllim mundësinë e rikthyerjes pas pendimit eventual gjatë asaj kohe. Gruaja që i afrohet afatit të caktuar të pritjes, duhet