65. Talak · ajete 7–9

سورة الـطلاق
7

لِيُنفِقۡ ذُو سَعَةٖ مِّن سَعَتِهِۦۖ وَمَن قُدِرَ عَلَيۡهِ رِزۡقُهُۥ فَلۡيُنفِقۡ مِمَّآ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُۚ لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا مَآ ءَاتَىٰهَاۚ سَيَجۡعَلُ ٱللَّهُ بَعۡدَ عُسۡرٖ يُسۡرٗا

Lijunfik dhu se’atin min se’atihi we men kudire ‘alejhi rizkuhu feljunfik mimma ‘atahu Ellahu la jukellifu Ellahu nefsæn ‘illa ma ‘ataha sejexh’alu Ellahu ba’de ‘usrin jusræn

Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sipas Buhariut shkak i shpalljes së kësaj pjese të Kuranit ishte Abdullah bin Omeri, i cili e kishte lëshuar gruan e vet, duke qenë ajo me hajz (me menstruacion), e kur Omeri ia përmendi Pejgamberit rastin i erdhi keq Pejgamberit a.s. dhe urdhëroi ta rikthejë gruan dhe ta mbajë deri sa të pastrohet... Lëshimi i gruas, edhe pse është i lejuar është i përbuzur, por në rastet e domosdoshme është zgjidhja më e mirë. Lëshimi i gruas duhet të bëhet pasi ajo t’i kryejë menstruacionet, duke mos pasur më kontakt me të, në mënyrë që të mos i zgjatet asaj pritja. Ky lloj lëshimi është "talakur rexhati" - lëshim një herë, sipas të cilit ka të drejtë ta rikthejë. Gruaja e lëshuar në këtë mënyrë duhet të qëndrojë në shtëpi të burrit deri sa t'i kalojë afati. Ajo nuk ka të drejtë të dalë prej shtëpisë së burrit, vetëm nëse ka bërë ndonjë punë të keqe e duhet të dalë për ndonjë gjykim, ose nëse fyen familjen e burrit me fjalë të rënda. Zgjatja e afatit të lëshimit, respektivisht të pritjes për tri pastrime ka si qëllim mundësinë e rikthyerjes pas pendimit eventual gjatë asaj kohe. Gruaja që i afrohet afatit të caktuar të pritjes, duhet
8

وَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ عَتَتۡ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهَا وَرُسُلِهِۦ فَحَاسَبۡنَٰهَا حِسَابٗا شَدِيدٗا وَعَذَّبۡنَٰهَا عَذَابٗا نُّكۡرٗا

We ke’ejjin min karjetin ‘atet ‘an ‘emri rabbiha we rusulihi fehasebnaha hisabæn shedidæn we ‘adhdhebnaha ‘adhabæn nukræn

Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.

9

فَذَاقَتۡ وَبَالَ أَمۡرِهَا وَكَانَ عَٰقِبَةُ أَمۡرِهَا خُسۡرًا

Fedhakat webale ‘emriha we kane ‘akibetu ‘emriha husræn

Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi.