← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

67. Mulk · Ajeti 20 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 67:15–67:30

Në disa nga këto ajete përmenden të mirat e Allahut, të cilat i krijoi për njerëz si: tokën që ua bëri të përshtatshme, të begatshme, që të mund të ecin nëpër të gjitha anët e saj dhe të shfrytëzojnë begatitë që i krijoi Allahu dhe ashtu të rrojnë e të jetojnë frymëzuar prej fjalës së Zotit: "Ecni nëpër viset e saj e kërkoni begati..", Ymeri, halifi i dytë kalon pranë një grupi njerëzish që rrinin ulur dhe u thotë: "Kush dhe çka jeni?" Ata i thanë: "Jemi të mbështetur në Zotin!"' Ai u tha: "Jo, ju jeni barrë e të tjerëve: i mbështetur është ai që e hedh farën në tokë dhe ia beson Zotit"

Edhe pse Zoti ua bëri tokën të përshtatshme për jetë e gjallërim, ajo mund të dridhet dhe t'i lëshojë njerëzit, madje ka mundësi që edhe nga qielli të lëshohet ndonjë fortunë e të bëjë shkatërrime. Prej këtyre, njerëzit i nuk janë të garantuar, por këto janë masa ndëshkuese për kokëfortit, andaj duhet kërkuar mbrojtje prej Zotit. Njeriu, i cili kohë pas kohe nuk vështron me vëmendje të gjitha dukuritë në ekzistencë, të cilat dokumentojnë Zotit kriiues e nastai nuk bindet fuginë e pakufishme të Zotit krijues, e pastaj nuk bindet në udhëzimet që Ai ia shpalli njerëzve, ai është si një i verbër që nuk e sheh rrugën, e përulet sa andej e sa këndej, rrëzohet përmbys me fytyrë dhe kurrë nuk mund të arrijë qëllimin e duhur.

Idhujtarët mendonin se me vdekjen e Pejgamberit do të dobësohej besimi islam e do të forcohej idhujtaria. Kur'ani thotë se edhe nëse vdes Pejgamberi dhe vdesin besimtarët, ju nuk keni ndonjë dobi, pse ju kurrsesi nuk do të mund t'i shpëtoni dënimit të tmerrshëm e të ashpër, të cilin ua ka caktuar Zoti. Muhammedi e së bashku me të edhe besimtarët,i besuan Zotit të tyre mëshirues dhe vetëm Atij iu mbështetën, e Ai i shpëton ata edhe të gjallë, edhe të vdekur, e edhe pas ringjalljes. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Mulk. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 67:20–67:27

Allahu i Lartësuar u drejtohet idhujtarëve, të cilët adhurojnë idhuj e kotësira së bashku me Të, duke synuar që tek ata të gjejnë suksesin, furnizimin dhe të mira. Ai ua hedh poshtë këto besime të kota, duke u bërë me dije se kurrsesi nuk kanë për ta arritur atë që ëndërrojnë, duke iu lutur idhujve: - “Ç’është ajo ushtri e juaja që mund t’ju ndihmojë, veç të Gjithmëshirshmit? Nuk ka dyshim se jobesimtarët janë të zhytur në një mashtrim të madh. ” - Kuptimi: Ju nuk keni për të gjetur mbrojtës e mbështetës tjetër, veç Zotit, Allahut të Lartësuar. - “Kush është ai që do t’ju furnizojë, nëse Ai jua ndërpret furnizimin? ” - Nëse Allahu i Madhëruar jua ndërpret rizkun, cili idhull mund t’jua sjellë furnizimin dhe të kujdeset për ju? Askush nuk mund t’i kontrollojë mirësitë që vendos Zoti. Allahu i Lartësuar është i vetmi që krijon, që furni - zon, Ai që dhuron fitoren dhe suksesin, dhe askush tjetër Ai është Krenari, i Lartësuari, i Vetmi, pa ortak në pushtetin dhe madhë - shtinë e Tij. Në fakt, ata e dinë shumë mirë një fakt të tillë, megjithatë adhurojnë idhuj të tjerë dhe shpresojnë tek ata. - “Jo, askush. Por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërshtime. - Ata vazhdojnë me tejkalimin e kufijve, me mashtri - met e tyre, trillimet dhe në rrugët e hu - mbjes, ku janë zhytur. I Lartësuari thotë: “... me arrogancë e kundërshtime.” Domethënë, vazhdojnë me kryelartësinë, këmbënguljen, inatin dhe neverinë e tyre ndaj së vërtetës, duke i kthyer shpinën asaj. - “A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë për tokë, apo ai që ecën me ekuilibër të plotë në Rrugën e Drejtë?” - Domethënë, ai që ecën në një rrugë të qartë e të drejtë në dynja dhe në ahiret. Ditën e Kijametit, besimtari do të ecë drejt, në një rrugë, e cila e çon në Xhe - net. Mohuesi, nga ana tjetër, kur të ringja - llet, do të tërhiqet zvarrë mbi fytyrën e tij, drejt zjarrit të Xhehenemit. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) sjell me senedin e tij hadithin nga Enes Ibn Maliku, i cili pyeti Profetin: 2724. “O i Dërguari i Allahut! Si do të ringjallen njerëzit mbi fytyrat e tyre?!” Profeti ﷺtha: “Ai që i bëri në këtë dynja të ecin me këmbët e tyre, a nuk është i plotpushtetshëm që t’i bëjë ata të tërhiqen zvarrë për fytyrat e tyre, kur të ringjallen?!” Ky hadith është në dy Sahih-ët. - “Thuaj: “Është Ai që ju krijoi ...” - Është Ai që e filloi krijimin tuaj prej hiçit, atëherë kur nuk ekzistonit fare. - “... që ju dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit ...” - Ju dhuroi mendje, logjikë, aftësi për të arsyetuar dhe gjykuar. - “... por shumë pak mirënjohje tregoni ndaj Tij. ” - Shumë pak i përdorni këto mirësi, që iu dhuroi Zoti, në bindje ndaj Tij, për përmbushjen e urdhëresave dhe largimin prej ndalesave të Tij. - “Thuaj: “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në Tokë ...” - Ai ju ka shpërndarë në tokë, me gjuhë të ndryshme dhe pamje të larmishme.

- “... dhe vetëm tek Ai do të tuboheni.” - Ashtu sikurse ju shpërndau, Ai ka për t’ju tubuar që të gjithëve. - “Ata thonë: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?” - Ata pyesin në shenjë habie, për të treguar se nuk e besojnë diçka të tillë. - “Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu ...” - Kohën e Kijametit e di veçse Allahu, por unë jam urdhëruar thjesht dhe vetëm që t’ju njoftoj se kjo është diçka e prerë dhe se do të ndodhë në mënyrë të pakthyeshme. - “... ndërsa unë jam veçse një paralajmërues, që ju qartësoj të vërtetën!” - Unë kam detyrë vetëm kumtimin e qartë dhe e kreva misionin tim te ju. - “Kur ta shohin atë që t’u afrohet, fyty - rat e jobesimtarëve do të shëmtohen. ” - Kur mohuesit të dëshmojnë Ditën e Kija - metit dhe ta kuptojnë se e kanë refuzuar padrejtësisht të vërtetën, do të frikësohen pa masë. Ata do të përballen me diçka, që kurrë nuk e kishin çuar ndër mend, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Edhe sikur e tërë ajo që është në tokë dhe një herë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Kijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë." Ata u përballën me të këqijat, që i fituan me duart e tyre. Për ta u bë i merituar dënimi, për shkak të talljes së tyre.” [Zumer 47, 48]. Më pas, për t’ua shtuar edhe më shumë vuajtjen dhe dëshpë - rimin, u thuhen këto fjalë: - “Ky është ai që ju kërkonit ta shihnit me sy.” - Ky është ndëshkimi, që ju, në shenjë mosbesimi, e kërkonit t’ju përshpejto - hej.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 67:20–67:21

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u drejtohet arrogantëve që e urrejnë dhe i janë larguar bindjes ndaj Tij, atyre që i kanë kthyer shpinën udhëzimit të drejtë: - “Ç’është ajo ushtri e juaja që mund t’ju ndihmojë, veç të Gjithmëshirshmit?” - Nëse Rahmani dëshiron dhe e përcakton që juve t’ju godasë ndonjë e keqe, atëherë kush mund t’ju ndihmojë dhe ta pengojë këtë të keqe? Kush është ai që mund t’ju ndihmojë kundër armiqve tuaj, veç Rahmanit?! Allahu i Lartësuar është i vetmi ndihmues dhe mbrojtës, i vetmi që nderon atë që Ai do dhe që poshtëron atë që Ai do. Sikur të mblidheshin të gjitha krijesat për të ndihmuar një rob kundër çdo armiku apo të keqi, kurrë nuk do të bënin dot gjë; nuk do të mund të lëviznin as edhe një grimcë të vogël në këtë gjithësi, pa lejen dhe ndihmën e Rahmanit. - “Nuk ka dyshim se jobesimtarët janë të zhytur në një mashtrim të madh.” - Pa dyshim, të gjithë ata mohues dhe refuzues të së vërtetës, duke vazhduar rrugën e tyre të shkatërrimit, edhe pasi e dinë shumë mirë se suksesi dhe fitorja janë në dorën e Rahmanit, tregojnë se janë të zhytur dhe të harruar në një mashtrim të thellë. - “Kush është ai që do t’ju furnizojë, nëse Ai jua ndërpret furnizimin e Vet?” - Furnizimi dhe begatitë vijnë të gjitha prej Allahut të Lartësuar, Zotit të Vetëm. Nëse Ai ju ndërpret rrizkun e Tij, kush mund t’jua japë atë? Krijesat janë të pafuqishme që të sigurojnë furnizimin për vetveten, prandaj si mund t’ua sigurojnë atë të tjerëve?! Furnizuesi dhe Dhuruesi i çdo mirësie është Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm. Asnjë mirësi nuk mund të pritet prej dikujt tjetër, veç Tij. Është pikërisht Ai që e meriton adhurimin tonë. Por, a i nxit ky fakt qafirët që ta adhurojnë Allahun e Lartësuar?! - “Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërshtime.” – Përkundrazi, ata zhyten edhe më thellë në ashpërsinë e tyre dhe kurrë nuk i zbusin zemrat për të përqafuar të vërtetën, madje vrapojnë si të çmendur për t’u larguar nga e vërteta, nga e vetmja rrugë e lumturisë së tyre.

← Mulk 67:20