← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

67. Mulk · Ajeti 27 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 67:15–67:30

Në disa nga këto ajete përmenden të mirat e Allahut, të cilat i krijoi për njerëz si: tokën që ua bëri të përshtatshme, të begatshme, që të mund të ecin nëpër të gjitha anët e saj dhe të shfrytëzojnë begatitë që i krijoi Allahu dhe ashtu të rrojnë e të jetojnë frymëzuar prej fjalës së Zotit: "Ecni nëpër viset e saj e kërkoni begati..", Ymeri, halifi i dytë kalon pranë një grupi njerëzish që rrinin ulur dhe u thotë: "Kush dhe çka jeni?" Ata i thanë: "Jemi të mbështetur në Zotin!"' Ai u tha: "Jo, ju jeni barrë e të tjerëve: i mbështetur është ai që e hedh farën në tokë dhe ia beson Zotit"

Edhe pse Zoti ua bëri tokën të përshtatshme për jetë e gjallërim, ajo mund të dridhet dhe t'i lëshojë njerëzit, madje ka mundësi që edhe nga qielli të lëshohet ndonjë fortunë e të bëjë shkatërrime. Prej këtyre, njerëzit i nuk janë të garantuar, por këto janë masa ndëshkuese për kokëfortit, andaj duhet kërkuar mbrojtje prej Zotit. Njeriu, i cili kohë pas kohe nuk vështron me vëmendje të gjitha dukuritë në ekzistencë, të cilat dokumentojnë Zotit kriiues e nastai nuk bindet fuginë e pakufishme të Zotit krijues, e pastaj nuk bindet në udhëzimet që Ai ia shpalli njerëzve, ai është si një i verbër që nuk e sheh rrugën, e përulet sa andej e sa këndej, rrëzohet përmbys me fytyrë dhe kurrë nuk mund të arrijë qëllimin e duhur.

Idhujtarët mendonin se me vdekjen e Pejgamberit do të dobësohej besimi islam e do të forcohej idhujtaria. Kur'ani thotë se edhe nëse vdes Pejgamberi dhe vdesin besimtarët, ju nuk keni ndonjë dobi, pse ju kurrsesi nuk do të mund t'i shpëtoni dënimit të tmerrshëm e të ashpër, të cilin ua ka caktuar Zoti. Muhammedi e së bashku me të edhe besimtarët,i besuan Zotit të tyre mëshirues dhe vetëm Atij iu mbështetën, e Ai i shpëton ata edhe të gjallë, edhe të vdekur, e edhe pas ringjalljes. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Mulk. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 67:20–67:27

Allahu i Lartësuar u drejtohet idhujtarëve, të cilët adhurojnë idhuj e kotësira së bashku me Të, duke synuar që tek ata të gjejnë suksesin, furnizimin dhe të mira. Ai ua hedh poshtë këto besime të kota, duke u bërë me dije se kurrsesi nuk kanë për ta arritur atë që ëndërrojnë, duke iu lutur idhujve: - “Ç’është ajo ushtri e juaja që mund t’ju ndihmojë, veç të Gjithmëshirshmit? Nuk ka dyshim se jobesimtarët janë të zhytur në një mashtrim të madh. ” - Kuptimi: Ju nuk keni për të gjetur mbrojtës e mbështetës tjetër, veç Zotit, Allahut të Lartësuar. - “Kush është ai që do t’ju furnizojë, nëse Ai jua ndërpret furnizimin? ” - Nëse Allahu i Madhëruar jua ndërpret rizkun, cili idhull mund t’jua sjellë furnizimin dhe të kujdeset për ju? Askush nuk mund t’i kontrollojë mirësitë që vendos Zoti. Allahu i Lartësuar është i vetmi që krijon, që furni - zon, Ai që dhuron fitoren dhe suksesin, dhe askush tjetër Ai është Krenari, i Lartësuari, i Vetmi, pa ortak në pushtetin dhe madhë - shtinë e Tij. Në fakt, ata e dinë shumë mirë një fakt të tillë, megjithatë adhurojnë idhuj të tjerë dhe shpresojnë tek ata. - “Jo, askush. Por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërshtime. - Ata vazhdojnë me tejkalimin e kufijve, me mashtri - met e tyre, trillimet dhe në rrugët e hu - mbjes, ku janë zhytur. I Lartësuari thotë: “... me arrogancë e kundërshtime.” Domethënë, vazhdojnë me kryelartësinë, këmbënguljen, inatin dhe neverinë e tyre ndaj së vërtetës, duke i kthyer shpinën asaj. - “A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë për tokë, apo ai që ecën me ekuilibër të plotë në Rrugën e Drejtë?” - Domethënë, ai që ecën në një rrugë të qartë e të drejtë në dynja dhe në ahiret. Ditën e Kijametit, besimtari do të ecë drejt, në një rrugë, e cila e çon në Xhe - net. Mohuesi, nga ana tjetër, kur të ringja - llet, do të tërhiqet zvarrë mbi fytyrën e tij, drejt zjarrit të Xhehenemit. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) sjell me senedin e tij hadithin nga Enes Ibn Maliku, i cili pyeti Profetin: 2724. “O i Dërguari i Allahut! Si do të ringjallen njerëzit mbi fytyrat e tyre?!” Profeti ﷺtha: “Ai që i bëri në këtë dynja të ecin me këmbët e tyre, a nuk është i plotpushtetshëm që t’i bëjë ata të tërhiqen zvarrë për fytyrat e tyre, kur të ringjallen?!” Ky hadith është në dy Sahih-ët. - “Thuaj: “Është Ai që ju krijoi ...” - Është Ai që e filloi krijimin tuaj prej hiçit, atëherë kur nuk ekzistonit fare. - “... që ju dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit ...” - Ju dhuroi mendje, logjikë, aftësi për të arsyetuar dhe gjykuar. - “... por shumë pak mirënjohje tregoni ndaj Tij. ” - Shumë pak i përdorni këto mirësi, që iu dhuroi Zoti, në bindje ndaj Tij, për përmbushjen e urdhëresave dhe largimin prej ndalesave të Tij. - “Thuaj: “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në Tokë ...” - Ai ju ka shpërndarë në tokë, me gjuhë të ndryshme dhe pamje të larmishme.

- “... dhe vetëm tek Ai do të tuboheni.” - Ashtu sikurse ju shpërndau, Ai ka për t’ju tubuar që të gjithëve. - “Ata thonë: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?” - Ata pyesin në shenjë habie, për të treguar se nuk e besojnë diçka të tillë. - “Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu ...” - Kohën e Kijametit e di veçse Allahu, por unë jam urdhëruar thjesht dhe vetëm që t’ju njoftoj se kjo është diçka e prerë dhe se do të ndodhë në mënyrë të pakthyeshme. - “... ndërsa unë jam veçse një paralajmërues, që ju qartësoj të vërtetën!” - Unë kam detyrë vetëm kumtimin e qartë dhe e kreva misionin tim te ju. - “Kur ta shohin atë që t’u afrohet, fyty - rat e jobesimtarëve do të shëmtohen. ” - Kur mohuesit të dëshmojnë Ditën e Kija - metit dhe ta kuptojnë se e kanë refuzuar padrejtësisht të vërtetën, do të frikësohen pa masë. Ata do të përballen me diçka, që kurrë nuk e kishin çuar ndër mend, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Edhe sikur e tërë ajo që është në tokë dhe një herë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Kijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë." Ata u përballën me të këqijat, që i fituan me duart e tyre. Për ta u bë i merituar dënimi, për shkak të talljes së tyre.” [Zumer 47, 48]. Më pas, për t’ua shtuar edhe më shumë vuajtjen dhe dëshpë - rimin, u thuhen këto fjalë: - “Ky është ai që ju kërkonit ta shihnit me sy.” - Ky është ndëshkimi, që ju, në shenjë mosbesimi, e kërkonit t’ju përshpejto - hej.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 67:27–67:30

- “Kur ta shohin atë (Xhehenemin) që t’u afrohet, fytyrat e jobesimtarëve do shëmtohen.” - Mohimi i profetëve funksionon vetëm gjatë kësaj jete në dynja, sepse Ditën e Llogarisë dhe Shpërblimit me drejtësi, ditën kur ata të shohin dënimin pranë, ata do të binden se ajo që nuk donin ta besonin tashmë po ndodh realisht. Në ato momente, fytyrat e tyre do të ligështohen e shëmtohen. Këtë e shkakton frika dhe dëshpërimi që do t’u kaplojë shpirtin. Dëshpërimi i tyre do të arrijë kulmin kur ata të qortohen dhe kur t’u përmendet mohimi i tyre i padrejtë i të vërtetës, rreth së cilës folën dhe njoftuan profetët dhe librat e shenjtë. - “Dhe atyre u thuhet: “Ky është ai që ju kërkonit ta shihnit me sy.” – Kuptimi: Sot ju po e përjetoni plotësisht atë që padrejtësisht e shpërfillët dhe e latë në harresë, atë që nuk deshët ta besonit. Sot çështja për ju është shumë e qartë, por tashmë nuk keni më asnjë mundësi për t’i shpëtuar dënimit që po ju afrohet. Tani, nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të përjetoni atë që mund t’i shmangeshit, nëse do të mendonit mirë dhe do të bënit zgjidhjen e duhur. Refuzuesit e profetit Muhamed (a.s.), të cilët e shpërfillën ftesën dhe udhëzimin e sjellë prej tij nga Zoti i gjithësisë për mbarë njerëzimin, prisnin me padurim vdekjen apo vrasjen e tij. Ata prisnin ditë e natë një lajm të tillë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u bëjë këtyre mendjelehtëve një ftesë për t'u menduar më thellë. - “Thuaj: “Më tregoni ju, nëse Allahu ma merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?!” – Kuptimi: Edhe nëse ndodh ajo që prisni me aq ngut, pra, vdekja ime dhe e atyre që më pasojnë mua, duhet të kuptoni se kjo nuk përbën asnjë dobi apo arritje për ju. Ju duhet të kuptoni se ju keni bërë një krim të madh, që e bën të pashmangshëm ndëshkimin tuaj. Ju keni shpërfillur dhe mohuar shenjat dhe argumentet e vërteta të Allahut, të sjella nëpërmjet meje. Në këtë mënyrë, vdes apo jo Profeti, ju nuk mund t’i shpëtoni ndëshkimit të drejtë të Allahut të Lartësuar. Nëse Ai vendos me drejtësinë e Tij t’ju ndëshkojë, kush mund t’ju sigurojë mbrojtje e strehim?! Provoni të mendoni në këtë mënyrë, dhe shumë thjesht do të kuptoni se planet dhe përpjekjet tuaja për vrasjen time dhe të atyre që pasojnë dhe përhapin fjalën time janë të kota dhe të pafrytshme. Qëllimet tuaja kurrë nuk do të gjejnë zbatim, ndërsa planet tuaja nuk do t’ju ruajnë nga ndëshkimi, që e keni merituar dhe që po ju afrohet. Mohuesit e udhëzimit të sjellë nga Muhamedi (a.s.) prej Zotit të botëve pretendonin se udhëzimi i tyre ishte më i drejtë, ndërsa Profeti (a.s.) ishte në

humbje. Ky pretendim nga ana e tyre shkaktoi mjaft luftëra e padrejtësi. Ata polemizuan ashpër, me armiqësi e urrejtje dhe me gjuhën e dhunës. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) e Tij që t’u rikujtojë këtyre kryeneçëve se me kë kanë të bëjnë: - “Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur. Kurse ju do ta kuptoni se kush është humbësi i vërtetë.” - Ai është i Gjithmëshirshmi dhe ne jemi adhuruesit e Tij të sinqertë e të përkushtuar. Devotshmëria jonë në rrugën që kemi nisur e ka burimin në besimin e sinqertë dhe mbështetjen e plotë tek i Përjetshmi, që nuk vdes kurrë. Udhëzimi që ne ofrojmë është i pakundërshtueshëm, sepse edhe devotshmëria që ne i kushtojmë Atij është e pathyeshme. Kjo është një ftesë për të medituar rreth këtij fakti të rëndësishëm, për të gjykuar drejt se cili është udhëzimi i drejtë që duhet të ndiqet, dhe cilët janë rrugët e humbjes, të cilave duhet t’u largohesh. Dallimi mes pasuesve të Rahmanit dhe pasuesve të humbjes është, së pari, deklarimi gjithëpërfshirës dhe madhështor: “Atij i kemi besuar”. Imani është pranim dhe miratim i sinqertë i çdo gjëje që duhet besuar, dhe vërtetim i këtij besimi nëpërmjet veprave të brendshme dhe të jashtme. Së dyti, është mbështetja ( etteuekkul) e plotë vetëm tek Allahu për arritjen e çdo të mire dhe për të larguar e shpëtuar nga çdo e keqe. Kjo është një nga veprat e zemrës, prandaj e përfshin koncepti “iman”. Siç e thamë, edhe et-teuekkul bën pjesë në iman, por ai përmendet i veçuar në këtë ajet, ashtu si edhe në shumë ajete të tjera. Përse? Arsyeja është se të gjitha veprat e tjera, qoftë ato që qëndrojnë në themel të imanit, qoftë ato plotësuese të imanit, kanë nevojë për teuekkul, domethënë për mbështetjen dhe kërkimin e ndihmës nga Allahu i Gjithëpushtetshëm. Asnjë vepër nuk mund të niset, nuk mund të vazhdojë dhe as të kryhet në formën e saj më të mirë dhe më të plotë, pa patur së pari teuekkul-in. Pikërisht për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj pune të zemrës, ajo është përmendur në mënyrë të veçantë, si cilësi dalluese e të drejtudhëzuarve. Argument që tregon se teuekkul-i është pjesë e imanit, është fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë”. Kështu, argument për praninë e besimit në zemër është teuekkul-i ose mbështetja e plotë tek i Gjithëpushtetshmi Mëshirëplotë, për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Këto janë cilësitë e Profetit dhe të atyre që pasojnë atë: Besimi i sinqertë dhe pa mëdyshje, i bazuar në dije të saktë dhe të sigurt prej Zotit, si edhe mbështetja e plotë tek i Plotpushtetshmi Mëshirëplotë në zbatimin dhe përhapjen kudo në botë të këtij udhëzimi të pakrahasueshëm dhe mbizotërues ndaj çdo udhëzimi tjetër. Këto dy cilësi janë formula e vetme e lumturisë së njeriut. Ndërsa cilësitë e armiqve dhe kundërshtarëve të profetëve janë krejt të kundërta. Kësisoj, vetëm duke vëzhguar me kujdes se çfarë ofrojnë të dy palët, mund të gjykosh

shumë thjesht se cilët janë në udhën e lumturisë dhe cilët në rrugët e shkatërrimit dhe trishtimit të përjetshëm. Pastaj Allahu i Lartësuar na rikujton një fakt shumë të rëndësishëm, për të gjykuar dhe për të marrë një vendim të drejtë. Ai na kujton se është i vetmi që sjell mirësitë në këtë jetë dhe në tjetrën. Ai ka veçuar në këtë ajet mirësinë e ujit, si burim i jetës së gjithçkaje. Allahu i Lartësuar thotë: - “Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” - Kuptimi: Nëse uji fshihet nëpër tokë e në brendësi të saj, kush do t’ju sjellë juve ujë që të pini apo që të ujisni bimësinë e kafshët tuaja? Kjo pyetje nuk ka nevojë për t’u menduar gjatë, që t’i japësh përgjigjen. Pra, askush nuk mund t’jua japë atë, veç Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mëshirëplotë.

← Mulk 67:27