← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

67. Mulk · Ajeti 6 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 67:1–67:14

Të mirat e Zotit, që ka në dorë tërë pushtetin, janë të pakufishme.

Ai është që sajoi vdekjen dhe jetën. Vdekja përmendet para jetës për arsye se është më e trishtueshme dhe prej saj mbledhin mend të tjerët. Përmendet edhe për arsye se etapat e krijimit të njeriut derisa të vijë jeta, që plotësohet me hyrjen e shpirtit në trup, janë më të paqarta për njerëz. Vdekja është më konkrete dhe fillon me daljen e shpirtit dhe etapat që zhvillohen në trupin e njeriut derisa të shndërrohet plotësisht në dhë, janë si ato të jetës, por tash në anën apo drejtimin e kundërt.

Derisa njerëzit janë të krijuar për t'u provuar se kush është vepërmirë e kush keqbërës, vetvetiu kuptohet se veprat do të shqyrtohen dhe si rezultat, do të shpërblehen ose do të ndëshkohen.

Vdekja nuk është shkatërrim i plotë: ajo është shkatërrim i përbërjes trup-shpirt, e shpirti e vazhdon jetën, pra kalon prej një jete në një tjetër. Pejgamberi ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush varroset e përcjellësit fillojnë të kthehen, ai e dëgjon krismën e këpucëve". (Buhariu, Muslimi).

Krijimi i shtatë palë qiejve është vepër e Zotit e vepra e Tij nuk mund të ketë ndonjë të metë. Qeniet dhe sendet, që u nënshtrohen ligjeve të Zotit pa vullnetin e tyre, nuk mund të ndodhë që t'i thyejnë ligjet, nuk ndodh të shkaktohet ndeshje, vetëm njeriu që pjesërisht është i lirë në punën e vet, mund të vijë në kundërshti me ligjet e Zotit, andaj, shfaqet ndonjë e metë.

Yjet që zbukurojnë qiellin, janë edhe trupa që nxjerrin shkëndija të zjarrit me të cilat i godasin shejtanët dhe mësimet e falltorëve.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 67:6–67:11

- “Dënimi në Xhehenem është edhe për ata, që nuk i besojnë Zotit të tyre. Sa vend i keq është ai!” - Për ata që mohojnë Zotin e tyre është përgatitur Xhehenemit, i cili është përfundimi më i keq. - “Kur të hidhen atje, ata do të dëgjojnë ushtimën e tij ...” – Domethënë, zhurmën e tmerrshme të tij. - “... ndërkohë që vlon. ” – Ai vlon së bashku me ta, me nxehtësinë e madhe. Theuriu shpjegon: “Xhehenemi vlon së bashku me ta, si pak kokrra (frutash a perimesh), që vlojnë në ujin e shumtë.” - “Nga zemërimi që ka, ai gati sa nuk shpërthen!” - Pra, Xhehenemi gati shkë - putet dhe copëtohet nga zemërimi i madh ndaj mohuesve të Zotit dhe gjynahqarëve. - “Sa herë që ndonjë turmë do të hidhet në të, roja do t’i pyesë: “A s’ju erdhi ndonjë paralajmërues?” - Allahu i Madhëruar tregon këtu për drejtësinë e Tij absolute me krijesat e Tij, pasi Ai kurrë nuk ndëshkon njeri pa ia shtjelluar fillimisht faktet dhe pa i dërguar lajmëtarë, profetë e paralajmërues, siç thotë në një ajet tjetër: “Kush ndjek udhëzimin në rrugën e drejtë ka udhëzuar vetveten dhe kush devijon ka devijuar veçse veten e vet. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Ne nuk kemi dënuar asnjë pa i dër - guar lajmëtarë.” [Isra 15]. Gjithashtu: “Ata që nuk besojnë do të sillen në Xhehenem grupe-grupe. Kur arrijnë tek ai, dyert e tij hapen dhe roja e tij do t’u thotë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'ju lexonin shpalljet e Zotit tuaj dhe t'ju para - lajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” Ata do thonë: “Po”. Por vendimi i dënimit për jobesimtarët është bërë realitet tashmë!” [Zumer 71]. - “Ata thonë: “Po, na erdhën paralajmë - rues (nga Zoti), por ne i mohuam e tha - më: “Allahu nuk ka shpallur asgjë, ndër - sa ju nuk jeni gjë tjetër, por veçse njerëz në një humbje të madhe.” - Ata do të qortojnë vetveten, duke shprehur keqardhje, dëshpërim dhe pendim të dhimbshëm, por në një kohë që nuk vlen më keqardhja dhe pendimi dhe nuk ka më mundësi kthimi. - “Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”. - Po të kishim patur logjikë të shëndetshme, për të dëgjuar të vërtetën e Zotit, nuk do të ishim në atë gjendje, pra, mosbesues të Zotit. Ne nuk patëm aftësinë për të kuptuar atë që sollën të dërguarit, as mendje, që të na udhëzonte në atë mirësi. (Këto fjalë do të jenë dëshmi nga vetë ata që tregojnë pazotësinë dhe pameritueshmërinë e tyre për t’u udhëzuar në rrugën e drejtë. Vetë ata do ta pranojnë që kurrë nuk e merituan që të shpëtonin prej zjarrit të madh. Dihet që rruga e udhëzimit është dëgjimi i Shpalljes dhe i udhëzimeve të Zotit dhe kuptimi qartë i qëllimit të tyre. Duke dëgjuar udhëzimin e

qartë dhe të sigurt të sjellë prej Zotit dhe profetëve të Tij, njeriu fiton sigurinë rreth urtësisë dhe qëllimeve të Zotit, nga njëra anë, dhe detyrave të tij si rob, nga ana tjetër. Duke vënë në përdorim logjikën, nëpërmjet së cilës çdo njeri mund të dallojë të dobishmen nga e dëmshmja, të drejtën nga e padrejta, të vërtetën nga e kota, ai duhet që ta disiplinojë veten sipas të vërtetës së sigurt, që i ka ardhur prej Zotit. Nëpërmjet kësaj logjike, ai duhet që të largohet dhe të ruhet nga çdo gjë kërcënuese, të marrë të mirat dhe të largohet nga të këqijat. Pavarë - sisht nga kjo, ata të mjerë do dëshmojnë vetë se nuk e vunë në përdorim atë mirësi të dhuruar prej Zotit të tyre. E si mund të trajtoheshin të tilla krijesa njëlloj me robërit e përzgjedhur, që kanë siguri dhe dije të plotë mbi udhëzimet e Zotit dhe të profe - tëve, që janë të mbushur me besim dhe sinqeritet për të Adhuruarin?! Ata e mbë - shtesin besimin e tyre në dëshmi të përcjella qartë dhe në mënyrë të kontrolluar. Ata e dëgjojnë ashtu siç është, pa ndryshime e tjetërsime, mesazhin e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata, gjithashtu, e kuptojnë drejt këtë mesazh, sikurse i mësoi dhe i udhëzoi Profeti i tyre. Pas të kuptuarit të drejtë, ata e ndërtojnë jetën e tyre mbi mësimet e tij, mbi këtë themel të patundur, dhe kështu ngrihet lart kështjella e besimit të tyre. Dituria, të kuptuarit dhe veprat e sinqerta: këto janë bashkëudhëtarët e jetës së tyre. Ata dinë të dëgjojnë argumentet fetare të përcjella prej Profetit të tyre, por dinë gjithashtu që të argumentojnë drejt edhe me logjikën e tyre. Me shumë thjeshtësi, ata dallojnë udhëzimin e drejtë nga rrugët e devijuara, mirësinë nga poshtërsia dhe të bukurën nga e shëmtuara. Bazat fetare dhe logjike të argumentimit, mbi të cilat ata ndërtojnë besimin e tyre, janë një mirësi e madhe, që Zoti ua jep vetëm atyre, si rob të përzgjedhur. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë veçon me mirësinë e Tij atë që Ai dëshiron. Ai është i Gjithëditur dhe e di shumë mirë se kush i meriton e kush jo dhuratat e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon sërish rreth këtyre banorëve të Zjarrit, të cilët do t’i pranojnë padrejtësitë dhe gjynahet e tyre.) 168 - “Pra, kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit!” - Imam Ahmedi sjell me senedin e tij një rrëfim nga dikush që e ka dëgjuar prej Profetit të Allahut: 2721. “Askush nuk do të hyjë në zjarr, pa u bindur se zjarri është më parësor për të, sesa futja në Xhenet.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 67:5–67:11

- “Qiellin e dynjasë, Ne e kemi zbukuruar me kandilë (yje), që i kemi bërë gjuajtës kundër shejtanëve...” – Qielli i dynjasë është ai të cilin e shohim me sy, pra, ai që ndodhet më pranë nesh. Allahu e ka stolisur këtë qiell me kandilë, pra, me yje të shumtë dhe të ndryshëm, për sa i përket dritës dhe shkëlqimit të tyre. Përfytyroni një qiell bosh, pa këto drita të bukura dhe qetësuese. Me siguri, ai do të ishte një mbulesë e zezë, e errët, e shëmtuar dhe e frikshme. Por Allahu i Lartësuar e stolisi qiellin e dynjasë me yjet ndriçues, nëpërmjet të cilëve udhëzohen njerëzit në errësirën e tokës dhe të detit. Nëse Allahu i Lartësuar tregon se e ka zbukuruar qiellin e dynjasë me yje, kjo nuk përjashton mundësinë që shumë yje të ndodhen edhe në qiejt e tjerë më sipër, sepse qiejt janë transparentë. Në këtë mënyrë, qielli i dynjasë zbukurohet, edhe nëse yjet nuk ndodhen në të. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i ka bërë yjet si gjuajtës të shejtanëve, të cilët duan që të vjedhin me përgjime lajmet e zbritura nga qielli. Këto yje janë si roje mbrojtës në qiell, të cilat nuk lejojnë që të vidhen prej shejtanëve lajmet e qiellit në lidhje me tokën. Këta trupa qiellorë, të cilët godasin shejtanët, janë krijuar dhe vendosur në qiell prej Allahut të Lartësuar, si ndëshkim për ta në jetën e dynjasë. Ndërsa në jetën tjetër: - “…ndaj të cilëve kemi përgatitur dënimin me zjarr të ndezur fort.” - Shejtanët janë rebeluar kundër Allahut, pengojnë njerëzit nga feja e Tij dhe punojnë vazhdimisht për t’i humbur e devijuar ata. Për këtë arsye, ata dhe të gjithë pasuesit e rrugës së tyre të humbur do të jenë banorë të Seaîr-it, pra, të Zjarrit. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë kërcënim duke e përsëritur: - “Dënimi në Xhehenem është edhe për ata, që nuk i besojnë Zotit të tyre. Sa vend i keq është ai!” – Vërtet, ai është vend përfundimi më i keq, sepse aty do të provojnë poshtërimin e madh dhe të pafundmë. - “Kur të hidhen në të, ata do t’ia dëgjojnë ushtimën e vlimit të tij.” - Shehîķan është një zë tmerrues shumë i fortë. - “Nga zemërimi që ka, ai (Xhehennemi) gati sa nuk shpërthen!” - Për shkak të masës së stërmadhe të tij, që zien brenda vetes, ai gati sa nuk shpërthen. Po ashtu, ai gati sa nuk ndahet në copa nga urrejtja dhe zemërimi i tij ndaj qafirëve. Kështu vlon Xhehenemi nga urrejtja për ta. Por si do të ndodhë kur ata do të jenë futur brenda tij?! Pastaj Allahu i Lartësuar përmend fjalët qortuese, me të cilat melekët u drejtohen banorëve të Xhehenemit. - “Sa herë që ndonjë turmë do të hidhet në të, roja do t’i pyesë: “A s’ju erdhi ndonjë paralajmërues?” - Kuptimi: Meqë ju jeni në Zjarr dhe keni merituar këtë ndëshkim, duket sikur ju nuk jeni paralajmëruar rreth këtij tmerri. - “Ata thonë: “Po, na erdhën paralajmërues (nga Zoti), por ne i mohuam e thamë: “Allahu nuk ka shpallur asgjë,... - Ata jo vetëm që mohuan profetët e dërguar për ta, por bënë një mohim edhe më të përgjithshëm. Ata mohuan të vërtetën e sigurt, që quhet Shpallje hyjnore. Ata paturpësisht pretenduan se Allahu kurrë nuk ka sjellë ndonjë shpallje si udhëzim për njerëzit.

Porse ky ishte veçse një trillim. Megjithatë, edhe kjo sikur nuk u mjaftoi, prandaj thanë: - “...ndërsa ju nuk jeni gjë tjetër, por veçse njerëz në një humbje të madhe.” - Ata pretenduan që profetët ishin veçse njerëz të humbur dhe të gabuar, njerëz shumë larg të vërtetës dhe realitetit. Ndërsa ata vetë ishin të udhëzuarit, të vërtetët, që mund të udhëzonin njerëzimin drejt përparimit dhe lartësimit! Jo vetëm kaq, por e konsideruan rrugën e profetëve si një kotësi dhe humbje të madhe. Subhanallah! A ka ndonjë mendjemadhësi, padrejtësi dhe kufër më të madh se kaq?! - “Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”.” - Këto fjalë do të jenë një dëshmi nga vetë ata që tregojnë pazotësinë dhe pameritueshmë - rinë e tyre për t’u udhëzuar në rrugën e drejtë. Vetë ata do ta pranojnë që kurrë nuk e merituan që të shpëtonin prej Zjarrit të madh. Dihet që rruga e udhëzimit është dëgjimi i Shpalljes dhe i udhëzimeve të Zotit dhe kuptimi qartë i qëllimit të tyre. Duke dëgjuar udhëzimin e qartë dhe të sigurt të sjellë prej Zotit dhe profetëve të Tij, njeriu fiton sigurinë rreth urtësisë dhe qëllimeve të Zotit, nga njëra anë, dhe detyrave të tij si rob, nga ana tjetër. Duke vënë në përdorim logjikën, nëpërmjet së cilës çdo njeri mund të dallojë të dobishmen nga e dëmshmja, të drejtën nga e padrejta, të vërtetën nga e kota, ai duhet që ta disiplinojë veten sipas të vërtetës së sigurt, që i ka ardhur prej Zotit. Nëpërmjet kësaj logjike, ai duhet që të largohet dhe të ruhet nga çdo gjë kërcënuese, të marrë të mirat dhe të largohet nga të këqijat. Pavarësisht nga kjo, ata të mjerë do dëshmojnë vetë se nuk e vunë në përdorim atë mirësi të dhuruar prej Zotit të tyre. E si mund të trajtoheshin të tilla krijesa njëlloj me robtë e përzgjedhur, që kanë siguri dhe dije të plotë mbi udhëzimet e Zotit dhe të profetëve, që janë të mbushur me besim dhe sinqeritet për të Adhuruarin?! Ata e mbështesin besimin e tyre në dëshmi të përcjella qartë dhe në mënyrë të kontrolluar. Ata e dëgjojnë ashtu siç është, pa ndryshime e tjetërsime, mesazhin e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata, gjithashtu, e kuptojnë drejt këtë mesazh, sikurse i mësoi dhe i udhëzoi Profeti i tyre. Pas të kuptuarit të drejtë, ata e ndërtojnë jetën e tyre mbi mësimet e tij, mbi këtë themel të patundur, dhe kështu ngrihet lart kështjella e besimit të tyre. Dituria, të kuptuarit dhe veprat e sinqerta: këto janë bashkëudhëtarët e jetës së tyre. Ata dinë të dëgjojnë argumentet fetare të përcjella prej Profetit të tyre, por dinë gjithashtu që të argumentojnë drejt edhe me logjikën e tyre. Me shumë thjeshtësi, ata dallojnë udhëzimin e drejtë nga rrugët e devijuara, mirësinë nga poshtërsia dhe të bukurën nga e shëmtuara. Bazat fetare dhe logjike të argumentimit, mbi të cilat ata ndërtojnë besimin e tyre, janë një mirësi e madhe, që Zoti ua jep vetëm atyre, si rob të përzgjedhur. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë veçon me mirësinë e Tij atë që Ai dëshiron. Ai është i Gjithëditur dhe e di shumë mirë se kush i meriton e kush jo dhuratat e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon sërish rreth këtyre banorëve të Zjarrit, të cilët do t’i pranojnë padrejtësitë dhe gjynahet e tyre. - “Pra, kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit!” - Ky është një mallkim, që bëhet për trishtimin, dëbimin dhe dëshpërimin e tyre. Sa të dëshpëruar dhe të shkatërruar janë ata të cilët do humbin përfundimisht shpërblimin e Allahut! Ata nuk i ndahen rrugës së Zjarrit, prandaj do të jenë përjetësisht në Seaîr. Seaîr është një zjarr i ndezur fort. Ai do të flakërojë në trupat e tyre dhe nxehtësia e tij do t’u futet deri në zemër.

← Mulk 67:6