68. Kalem · ajete 32–37

سورة الـقـلـم
32

عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبۡدِلَنَا خَيۡرٗا مِّنۡهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ

‘Asa rebbuna ‘en jubdilena hajræn minha ‘inna ‘ila rabbina ragibune

Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.

33

كَذَٰلِكَ ٱلۡعَذَابُۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

Kedhalikel-’adhabu we le’adhabul-’ahireti ‘ekberu lew kanu ja’lemune

Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.

34

إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

‘Inne lilmuttekine ‘inde rabbihim xhennati en-na’imi

Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.

35

أَفَنَجۡعَلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ كَٱلۡمُجۡرِمِينَ

‘Efenexh’alul-muslimine kalmuxhrimine

A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?

36

مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ

Ma lekum kejfe tehkumune

Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?

37

أَمۡ لَكُمۡ كِتَٰبٞ فِيهِ تَدۡرُسُونَ

‘Em lekum kitabun fihi tedrusune

A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?