← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

68. Kalem · Ajeti 42 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 68:34–68:52

Kur përmend Kur'ani shpërblimet që do t'i kenë besimtarët te Zoti i madhëruar, idhujtarëve u vjen rëndë, andaj krenoheshin se edhe në botën tjetër do të gëzojnë të drejta si besimtarët. Jo, Zoti nuk i barazon zullumqarët me besimtarë. Besimtarët zbatuan urdhërat e Zotit në jetën e kësaj bote, andaj edhe në botën tjetër janë ballëhapur, kurse kriminelëve u bëhet thirrje ironike që t'i bëjnë Zotit sexhde në botën tjetër, por ata janë të shtangur si dërrasa, nuk mund të përulen, turpërohen, e ulin kokën, e dinë se kanë mundur të bënin sexhde sa ishin në dynja të lirë e të shëndoshë, por ajo ka kaluar, prandaj mbesin të dëshpëruar.

Ndodh që Zoti t'ia vazhdojë për një kohë të mirat edhe atij që është zullumqar, por kur e kap me atë ndëshkimin e vet, nuk e lëshon kurrë më. Vuajtjet në xhehenem janë tepër të shëmtuara, janë tepër të rënda, nuk do të ishte logjike të hedhet njeriu në to, vetëm nëse është tepër i pashpirt, i pamëshirë. E kur është shpirtërisht i prishur dhe ndjek atë rrugë që e çon në xhehenem, mundet që Zoti ta lejojë të futet sa më thellë në krijime e punë të këqija, ashtu që ai xhehenem i tmerrshëm të jetë meritë për të tillin, andaj nuk duhet habitur pse ndonjëherë edhe shpirtëkëqijve u shkon puna mirë. Për ngjarjen e Junusit është folur në suren Junus.

Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures El Kalem. Pra, falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 68:42–68:47

Pasi premtoi se për të devotshmit janë përgatitur kopshte me mirësi të përjetshme, Allahu i Madhëruar na tregon se kur do të ndodhë dhe përmbushet ky premtim: - “Ditën kur të zbulohet kërciri, ata do të ftohen për të bërë sexhde, por nuk do të munden.” - I Madhëruari na tregon se, Ditën e Kijametit do të ndodhin tronditje, bela, sprova, çështje të mëdha dhe të tmerrshme. Në dy Sahih-ët, - teksti ynë është sjellë nga Buhariu, - vjen hadithi prej Ebu Said Hudrijut, që rrëfen se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2737. “Zoti ynë zbulon ‘ kërcirin’ e Tij dhe para Tij bie në sexhde çdo besimtar dhe besimtare. Nuk do të bjerë në sexhde çdokush që në këtë dynja bënte sexhde për t’u dukur në sytë e njerë - zve. Këta do të përpiqen të bien në sexhde, por shpina e tyre nuk do t’u bindet, sepse do

t’iu ngrijë dhe do t’ju bëhet njësh.” Këtë hadith e sjellin edhe autorë të tjerë të librave të hadithit, me rrugë të tjera transmetimi. - “Të përulura e të tmerruara janë shiki - met e tyre, ndërsa i përfshin poshtërimi.” - Kjo do të ndodhë në Ditën e Fundit. Për shkak të padrejtësive, kryeneçësisë, rebeli - mit dhe këmbënguljes në të kotën, që ata treguan në jetën e dynjasë, ata do të ndë - shkohen me të kundërtën e asaj që synonin. - “Ata u ftuan të bënin sexhde, atëherë kur ishin tepër të aftë. ” - Kështu, kur thirreshin në jetën e dynjasë që të bënin sexhde, ata refuzonin, edhe pse ishin plotë - sisht të shëndetshëm, të aftë dhe të lirë për ta bërë diçka të tillë. Atëherë, le ta dinë se, në këtë ditë të vështirë, ata do të ndëshkohen, duke u privuar nga forca dhe mundësia për të bërë sexhde. Ditën kur Allahu i Madhëruar, Zoti Krenar dhe i Lartësuar, do të shfaqet dhe Atij do t’i bien në sexhde besimtarët, do të jetë e pamundur për të gji - thë mohuesit dhe munafikët që të bien në sexhde. Do të ndodhë njëlloj siç ndodhte në jetën e dynjasë. Besimtarët janë ata që do të bien në sexhde, ndërsa mohuesit dhe muna - fikët nuk do të munden. - “Pra, m'i lër Mua ata që e mohojnë këtë Kuran!” - Ky është një kërcënim i ashpër, i frikshëm, drejtuar nga Allahu i Lartësuar për të gjithë ata që nuk e besojnë këtë Kuran. Pra, i Lartësuari thotë: “Ma lër mua dhe atë që mohon dhe Unë jam më i ditur se ata vetë, se si ata zhyten gradualisht në vetëmashtrim dhe në refuzimin e të vërtetës, që e dinin mirë në jetën e dynjasë. Unë do t’u jap një afat në fillim, por pastaj do t’i rrëmbej me një ndëshkim të tmerrshëm, siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari, Krenari i Plotpushtetshëm. - “Ne do t’i afrojmë ata (drejt ndëshkimit) gradualisht, prej nga nuk e presin. ” - Domethënë, pa u kuptuar nga ata. Madje, të mjerët do të mendojnë se ajo që po u ndodh është nderim prej Zotit, kur, në fakt, është poshtërim dhe gradualitet drejt ndëshkimit të pashmangshëm, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Por, lëri ata edhe për pak kohë në vetëmashtrimin e tyre! Mos vallë, ata po mendojnë se meqë u kemi dhë - në me mbushulli pasuri dhe fëmijë, Ne do t’u ofronim të gjitha të mirat? Jo, kurrsesi! Por, ata nuk kuptojnë.” [Muminun 55, 56]. Ose: “Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne u hapëm të gjitha dyert (e kënaqësive) dhe, kur ata po gëzonin për ato që iu ishin dhënë, i ndë-shkuam në befasi, e ata mbetën të pashpresë.” [Enam 44]. - “Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” - Unë - thotë Zoti - vërtet u lë afat, por le ta dinë se kjo është pjesë e planit Tim të plotë, të cilin nuk mund ta sfidojë apo t’i shmanget askush. I Lartësuari thotë: “... sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” Kuptimi: dënimi është i fuqishëm kundër gjithë atyre të cilët i ku - ndërvihen çështjes Sime, që mohojnë pro - fetët e të dërguarit e Mi dhe marrin guximin që të mos më binden dhe të më nënshtrohen. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Musa el Eshariu - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - se Profeti ka thënë: 2738. “Me të vërtetë, Allahu e afatizon të padrejtin e keqbërësin,

por kur e rrëmben atë me ndëshkimin e Tij, ai nuk ka për t’i shpëtuar.” Pastaj Profeti i Allahut lexoi fjalën e Allahut: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” - “A mos po u kërkon atyre shpërblim e ata po rëndohen nga shpenzimet?! Apo mos ndoshta dinë të fshehtën dhe shkru - ajnë?!” - Ti, o Muhamed, i fton ata në adhurimin e Allahut Krenar dhe të Lartë - suar, pa u kërkuar asnjë lloj shpërblimi, për mirësinë e madhe që po u ofron, pasi ti shpreson vetëm shpërblimin nga Allahu i Lartësuar. Megjithatë, ata e konsiderojnë gënjeshtër dhe trillim Shpalljen e Zotit, thjesht nisur nga injoranca, kufri, refuzimi me inat dhe kokëfortësi i të vërtetës, e cila është tërësisht e qartë dhe e kuptueshme.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 68:42–68:43

- “Ditën kur të zbulohet Kërciri...” - Ditën e Kijametit, kur të fillojnë dridhjet, tmerret dhe ankthet që nuk mund të imagjinohen, atëherë kur Allahu i Lartësuar do të vijë për të dhënë gjykimin dhe shpërblimin me drejtësi mes krijesave, atë ditë Allahu i Lartësuar do të zbulojë atë që quhet ‘Essâķ’, pra, Kërcirin e Tij, që nuk i përngjan asgjëje që Ai ka krijuar. Atë ditë krijesat do të shohin prej madhështisë së Allahut shenja që nuk mund të shpjegohen me fjalë. Pikërisht në të tilla gjendje që ta zbrazin shpirtin dhe zemrën, ata ftohen për të rënë në sexhde para të Madhëruarit. Thotë i Lartësuari: - “...dhe ata do të ftohen për të bërë sexhde, por nuk do të munden. Të përulura e të tmerruara janë shikimet e tyre, ndërsa ata i kaplon poshtërimi...” - Pas kësaj ftese, të gjithë besimtarët të cilët edhe në këtë jetë kanë rënë në sexhde për Allahun e Lartësuar me dëshirë dhe me bindje, do të bien në atë sexhde shumë madhështore dhe qetësuese. Ndërsa kriminelët qafirë dhe munafikë nuk do të munden që të bien në sexhde. Shpinat e tyre do të bëhen të forta e të ngurta si brirët e lopëve, kështu që nuk do të mund të përkulen. Ky është një shpërblim i merituar për ta, sipas veprave që kanë bërë. - “...Ata u ftuan të bënin sexhde kur ishin të aftë.” - Ata ftoheshin vazhdimisht në dynja për të rënë në sexhde për Allahun e Lartësuar dhe për ta adhuruar Atë si Një i vetëm. Ata i kishin të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë, por, me arrogancë, i kthenin shpinën kësaj ftese të Zotit të tyre. Atëherë, mos pyet për gjendjen e tyre fatkeqe dhe për përfundimin e tyre të frikshëm. Allahu është i zemëruar me ta dhe ndëshkimi është bërë tashmë i pakthyeshëm për ta. Shpresat, mundësitë dhe mjetet e tyre nuk bëjnë më dobi. Madje edhe pendimi apo kërkimi i faljes janë të pavlefshme atë ditë. Këto përshkrime mjaftojnë për ta

shqetësuar zemrën në mënyrë të tillë që ajo t'u largohet gjynaheve dhe mosbindjes dhe të kthehet e penduar dhe e nënshtruar te Zoti i saj, përderisa ka ende kohë. Çdokush që ka siguri në fjalën e Zotit përpiqet të arrijë ato gjëra që ka lënë mangët.

← Kalem 68:42