← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

69. Haka · Ajeti 25 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 69:25–69:52

Pas përshkrimit të gjendjes së kënaqshme të atij që besoi dhe bëri vepra të mira, përshkruhet gjendja e mjerueshme e atij që mohoi të vërtetën se si e dëshiron vdekjen, si i ka humbur të gjitha fuqitë, si e rrëmbejnë zebanitë e xhehenemit, e si shkak pse nuk e besoi Allahun, nuk ishte vetë që i ushqente të varfërit, bile edhe nuk i nxiste as të tjerët.

Zoti betohet në çka duket: dynjaja, krijesat, trupat, njerëzit, begatitë, si dhe në çka nuk duket: Krijuesi, ahireti, shpirti, xhinët, etj., se Kur'ani është fjalë e Zotit që përmes Xhibrilit iu shpall Muhammedit e ai e lexon ashtu si i është shpallur, nuk është ndonjë poezi, as ndonjë fall. Dhe sikur Muhammedi të shtonte ndonjë fjalë në emër të Zotit, Ai do ta kapte me fuqinë e vet dhe do t'ia këpuste arterien kryesore të zemrës e ai do të vdiste menjëherë dhe nuk ka pasur kush që mund ta mbrojë. Kur'anit ia shohin hajrin ata që i kanë besuar Zotit dhe i kanë frikë dënimit të Tij, e shpërblimi i tyre është i madh, e kur ta shohin jobesimtarët atë shpërblim do të dëshpërohen për gabimin që bënë, që nuk e besuan Kur'anin, shpalljen e Zotit. Për këtë të mirë Pejgamberi, e edhe besimtarët, duhet gjithnjë madhëruar dhe falënderuar Allahun!

Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Hakka. E falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 69:25–69:37

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së dëshpëruar të atyre që do t’u jepet libri i veprave nga e majta, kur të mblidhen në mahsher Ditën e Kijajmetit. Atëherë, ata do të pendohen shumë thellë. Allahu i Lartësuari na tregon dhimbjen e tyre, që ata e shprehin me këto fjalë: - “Kurse ai që do t'i jepet libri nga e majta e vet, do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Ah, sikur të mos më jepej fare ky libri im, e kështu të mos e dija se si është llogaria ime! Ah, sikur ajo të kishte qenë ajo fund i përhershëm për mua!” - Dahaku shpjegon se ata do të donin që, vdekja të shënonte fundin dhe zhdukjen e tyre dhe pas saj të mos kishte ringjallje dhe jetë tjetër. - “Pasuria nuk më bëri aspak dobi. M’u hoq edhe pushteti.” - Tashmë, as pasuria, as pushteti dhe as fama nuk mund ta largoj - në ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut. Unë jam i vetëm, i pafuqishëm dhe askush nuk mund të më shpëtojë apo të më str hojë. Atëherë, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Kapeni dhe prangoseni në hekura! Pa - staj hidheni në Xhehenem!” - Ai i urdhë - ron zebanitë që ta rrëmbejnë atë me forcë nga vendi i mahsherit, ta lidhin me zinxhirë në qafë, pastaj ta tërheqin zvarrë drejt Xhehenemit dhe ta zhysin me forcë në të: - “Pastaj lidheni me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë!” - Kabul Ehbar thotë se një hallkë e këtij zinxhiri ka aq hekur, sa ka në gjithë dynjanë. Ibn Abasi, duke shpje - guar fjalën “lidheni”, thotë: “Domethënë, ia fusin atë zinxhir nga poshtë dhe ia nxjerrin nga goja, dhe pastaj e lidhin me atë zinxhir dhe e shtrëngojnë ashtu sikurse vendosen karkalecët në hell për t’u pjekur.” - “Sepse ai nuk besonte Allahun e Ma - dhëruar. Ai nuk nxiste për të ushqyer të varfrit.” - Ai nuk e përmbushte hakun e Zotit, pra, bindjen ndaj Tij dhe adhurimin e Tij. Gjithashtu, ai nuk ishte i dobishëm për krijesat, nuk u bënte bamirësi dhe nuk për - mbushte hakun e tyre. Haku i Allahut mbi robërit e Tij është ta besojnë Atë si Një të vetëm dhe ta adhurojnë si të tillë, pa i sho - qëruar askënd në adhurim. Ndërsa haku i robit ndaj robit është bamirësia, ndihma dhe bashkëpunimi në punë të mira dhe devot - shmëri. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar urdhëroi për të kryer namazin dhe për të dhënë zekatin. Në çastet e fundit të jetës, Profeti i Allahut tha: 2754. “Namazin, na -

mazin dhe ata që keni nën përgjegjësinë tuaj.” - “Ai sot nuk ka këtu asnjë mik, as ushqim tjetër, përveç gislin-it, që nuk e ha kush, përveç gjynahqarëve.” - Askush nuk mund ta shpëtojë atë ditë prej ndë - shkimit të Allahut të Lartësuar. Atje nuk ka mik të ngushtë, nuk ka ndihmës dhe as ndërmjetësues, të cilit i dëgjohet fjala dhe apo pranohet ndërmjetësimi. Nuk do të ketë asnjë ushqim tjetër, përveç gislin-it, i cili është qelbi dhe papastërtitë, që dalin prej banorëve të zjarrit.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 69:25–69:37

- “Kurse ai që do t'i jepet libri nga e majta e vet, do të thotë:...” - Këta janë të dëshpëruarit e mëdhenj, të cilëve do t’u jepet libri i veprave nga e majta e tyre, si një damkë, poshtërim, turpërim dhe përbuzje për ta. Ata do të mbushen me trishtim dhe ankth. Secili prej tyre do të thotë: - “Oh, i mjeri unë! Ah, sikur të mos më jepej fare ky libri im,...” - Ai thotë kështu, sepse në atë libër është vendimi për përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit.

- “...e kështu të mos e dija se si është llogaria ime!” – Ai do të donte të ishte harruar dhe të mos kujtohej më. Do të dëshironte që çështja të ishte mbyllur me vdekjen e tij dhe të mos përballej kurrë me llogarinë e veprave. Ai do të dëshironte që të ishte dhé dhe të mos ringjallej më, prandaj thotë: - “Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja) fund i përhershëm për mua!” - Ah, i mjeri unë, sikur pas vdekjes time të mos kishte ringjallje! Ah, sikur me vdekjen të mbyllej gjithçka! Ai kujton i dëshpëruar pasurinë dhe pushtetin që kishte në jetën e dynjasë, të cilët nuk i përdori për të fituar kënaqësinë e Krijuesit të Tij dhe lumturinë në ahiret. Ato tashmë nuk mund t’i shërbejnë për ta shpëtuar nga ndëshkimi i të Drejtit, qoftë edhe sikur të jepte për kompensim të gjithë tokën. Secili nga këta do të thotë: - “Pasuria nuk më bëri aspak dobi! M’u hoq edhe pushteti!” - Pasuria nuk bën më dobi, sepse tashmë është shkatërruar dhe është zhdukur. Në fakt, ajo pasuri nuk i ka bërë dobi as në dynja. Po ashtu, janë zhdukur edhe ushtritë që ai kishte në dynja, siç janë zhdukur edhe aleatët e tij të fortë, tek të cilët mbështetej. Tashmë nuk i vlen as fama e gjerë dhe as prestigji i tij ndër njerëz. Të gjitha këto janë fshirë, si pluhuri prej furtunës. Bashkë me to, kanë humbur shanset për shpërblime, të cilat ishin plotësisht të mundura që t’i arrinte duke punuar në jetën e dynjasë. Vendin e tyre e kanë zënë ankthi, dëshpërimi dhe vuajtja. Pikërisht në këtë moment të frikshëm vjen urdhri për ta ndëshkuar në Xhehenem: - “Kapeni dhe prangoseni në hekura! ” - Shtrëngojeni me pranga, të cilat të marrin frymën. - “Pastaj hidheni në Xhehenem!” - Zhyteni në prushin dhe zjarrin e ndezur fort të Xhehenemit. - “Pastaj lidheni me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë!” - Lidheni atë me një prej zinxhirëve të nxehtë të Xhehenemit. Në fakt, fjala ‘ feslukûh’ do të thotë: Le ta përshkojë ky zinxhir trupin e tij, duke iu futur nga prapa dhe duke i dalë nga goja, dhe pastaj të lidhet e shtrëngohet rreth tij. Kështu do të vazhdojë të vuajë me turp këtë ndëshkim poshtërues. Le ta kujtojmë shkakun që do t’i çojë në këtë gjendje, në mënyrë që edhe ne të ruhemi prej saj: - “Sepse ai nuk besonte Allahun e Madhëruar.” - Ai ishte mohues i Zotit, arrogant me profetët, refuzues dhe mohues i së vërtetës, të cilën profetët e sollën nga Zoti i tyre. - “Ai nuk nxiste për të ushqyer të varfërit.” – Gjithashtu, ai nuk kishte pikë dhembshurie në zemër, që të mëshironte të varfërit dhe nevojtarët. Jo vetëm që nuk i ushqente dhe ndihmonte ata me pasurinë e tij, por nuk nxiste as të tjerët ta bënin këtë gjë. E çfarë mund t’i bëjë këto zemra që të ndiejnë butësi dhe mëshirë, kur ato janë bosh nga të tilla ndjenja njerëzore?! Këta janë njerëzit më fatkeqë dhe më të dëshpëruar që mund të ekzistojnë. Lumturia e njeriut është e kushtëzuar nga dy gjëra. Në varësi të plotësimit të tyre, do të jetë edhe lumturia e njeriut. Së pari: sinqeriteti në adhurimin e Allahut të Lartësuar, baza e të cilit është besimi i plotë dhe i saktë në Zotin, në profetët dhe në shpalljet e Zotit. Së dyti: bamirësia ndaj krijesave, me të gjitha llojet dhe mënyrat e saj. Pa dyshim, bamirësia më e madhe ndërnjerëzore është plotësimi i kushteve të nevojtarëve në të gjitha aspektet e jetës: në ushqim, veshmbathje, strehim, siguri, paqe etj. Por ata fatzinj nuk pranuan as sinqeritetin ndaj Krijuesi dhe as bamirësinë ndaj krijesave, prandaj e merituan atë që morën. - “Ai sot nuk ka këtu asnjë mik,...” – Kuptimi: Sot, pra, Ditën e Gjykimit, këta nuk kanë asnjë mik ose ndihmës, që mund t’i shpëtojë nga ndëshkimi apo t’u japë shpërblim. Askush nuk mund t’u ofrojë atyre ndërmjetësim te Zoti i botëve, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar).”. [Sebe, 23]. Ata njerëz që mund të ndërmjetësojnë atë ditë janë vetëm

besimtarët, të cilët nuk mund të ndërmjetësojnë për qafirët dhe kriminelët, siç thotë i Lartësuari: “Për zullumqarët nuk ka miq dhe as ndërmjetësues që u dëgjohet fjala”. - “...as ushqim tjetër, përveç gislin-it (qelb nga trupat e banorëve të xhehenemit), që nuk e ha kush, përveç të gabuarve.” - Ushqimi i vetëm i tyre është ĝislîn-i. Ĝislin quhet vreri ose qelbi që del nga plagët e banorëve të Zjarrit. Ai është përvëlues, me erë shumë rëndë dhe i pështirë kur e sheh. Ai është, gjithashtu, shumë i hidhur për t’u përballuar. Këtë ushqim do ta hanë veçse të ashtuquajturit “ el ħâŧiûne ” – të gabuarit, domethënë, ata që nuk zgjodhën rrugën e drejtë, por ndoqën me vetëdije rrugët e humbjes dhe të zjarrit. Për këtë arsye, ata merituan ndëshkimin e dhembshëm.

← Haka 69:25