69. Haka · ajete 4–11

سورة الـحاقّـة
4

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ وَعَادُۢ بِٱلۡقَارِعَةِ

Kedhdhebet themudu we ‘adun bil-kari’ati

Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).

5

فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهۡلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ

Fe’emma themudu fe’uhliku bit-tagijeti

Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.

6

وَأَمَّا عَادٞ فَأُهۡلِكُواْ بِرِيحٖ صَرۡصَرٍ عَاتِيَةٖ

We ‘emma ‘adun fe’uhliku birihin serserin ‘atijetin

Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.

7

سَخَّرَهَا عَلَيۡهِمۡ سَبۡعَ لَيَالٖ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومٗاۖ فَتَرَى ٱلۡقَوۡمَ فِيهَا صَرۡعَىٰ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِيَةٖ

Sehhareha ‘alejhim seb’a lejalin we themanijete ‘ejjamin husumæn feteral-kawme fiha ser’a ke’ennehum ‘a’xhazu nehlin hawijetin

Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara.

8

فَهَلۡ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٖ

Fehel tera lehum min bakijetin

A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?

9

وَجَآءَ فِرۡعَوۡنُ وَمَن قَبۡلَهُۥ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتُ بِٱلۡخَاطِئَةِ

We xha’e fir’awnu we men kablehu wel-mu’utefikatu bil-hati’eti

Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.

10

فَعَصَوۡاْ رَسُولَ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَهُمۡ أَخۡذَةٗ رَّابِيَةً

Fe’asew resule rabbihim fe’ehadhehum ‘ehdheten rabijeten

Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme).

11

إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلۡمَآءُ حَمَلۡنَٰكُمۡ فِي ٱلۡجَارِيَةِ

‘Inna lemma tegal-ma’u hemelnakum fil-xharijeti

Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.