7. Araf · ajete 10–12

سورة الأعراف
10

وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَجَعَلۡنَا لَكُمۡ فِيهَا مَعَٰيِشَۗ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ

We lekad mekkennakum fil-’erdi we xhe’alna lekum fiha ma’ajishe kalilæn ma teshkurune

Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani iu shpall Muhamedit a.s, për t’ju kumtuar njerëzve, edhe kërcënimet për ndëshkime, edhe për t’i këshilluar për punë sa më të mira. Sigurisht Pejgamberi a.s. ishte i preokupuar me atë, se a do të pranonin thirrjen e tij, apo do të refuzonin! Për këtë arsye Zoti i thotë, që të mos ndiejë vështirësi për të, pse Ai është ndihmës i tij.
11

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَٰكُمۡ ثُمَّ صَوَّرۡنَٰكُمۡ ثُمَّ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ لَمۡ يَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ

We lekad haleknakum thumme sewwernakum thumme kulna lilmela’iketi esxhudu li’deme fesexhedu ‘illa ‘iblise lem jekun mine es-saxhidine

Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.

12

قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلَّا تَسۡجُدَ إِذۡ أَمَرۡتُكَۖ قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ

Kale ma mene’ake ‘ella tesxhude ‘idh ‘emertuke kale ‘ena hajrun minhu halekteni min narin we halektehu min tinin

(All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"