7. Araf · ajete 11–15

سورة الأعراف
11

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَٰكُمۡ ثُمَّ صَوَّرۡنَٰكُمۡ ثُمَّ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ لَمۡ يَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ

We lekad haleknakum thumme sewwernakum thumme kulna lilmela’iketi esxhudu li’deme fesexhedu ‘illa ‘iblise lem jekun mine es-saxhidine

Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.

12

قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلَّا تَسۡجُدَ إِذۡ أَمَرۡتُكَۖ قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ

Kale ma mene’ake ‘ella tesxhude ‘idh ‘emertuke kale ‘ena hajrun minhu halekteni min narin we halektehu min tinin

(All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"

13

قَالَ فَٱهۡبِطۡ مِنۡهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَن تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَٱخۡرُجۡ إِنَّكَ مِنَ ٱلصَّٰغِرِينَ

Kale fahbit minha fema jekunu leke ‘en tetekebbere fiha fahruxh ‘inneke mine es-sagirine

(All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar".

14

قَالَ أَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Kale ‘endhirni ‘ila jewmi jub’athune

(Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!"

15

قَالَ إِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ

Kale ‘inneke minel-mundherine

(All-llahu) Tha: "Ti je i afatizuar!"