We ma tenkimu minna ‘illa ‘en ‘amenna bi’ajati rabbina lemma xha’etna rebbena ‘efrig ‘alejna sebræn we teweffena muslimine
"Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ato. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej ajetit 94 - 102 bëhet fjalë për masat ndëshkuese, të cilat janë rrjedhojë e mospërfilljes së dispozitave dhe të porosive të Zotit. Sikur njerëzit të ishin besimtarë të sinqertë dhe të ruheshin nga punët e këqija bereqeti i Zotit do t’u vinte nga qielli e nga toka. Masa ndëshkuese zakonisht vjen befas për të pasur ndikim më të madh te njerëzit, që të kthehen ata në rrugë të drejtë. Kokëfortësia ndaj dispozitave të Zotit është një shenjë dëshpëruese, nga e cila kuptohet, se të tillët nuk do të gjejnë kurrë rrugën e vërtetë. Ruana Zot! Kur u paraqit Musai, pejgamberi i dërguar prej Zotit kërkoi prej faraonit t’ia lirojë Beni Israilët të shpërngulen prej Egjiptit. Beni Israilët në Egjipt ishin prej kohës së Jusufit, ndërsa faraoni që i takonte popullit kopt, i mundonte dhe i torturonte pa masë. Mrekullia e Musait ishte shkopi, i cili shndërrohej në gjarpër të madh dhe dora e tij e djathtë, e cila shkëlqente me një dritë të fortë. Gara e zhvilluar mes magjistarëve dhe Musait para publikut, thuhet se ka ngjarë në Aleksandrinë e Egjiptit. kini durim. S’ka dyshim, se toka është e Allahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robërit e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit”.
We kalel-mele’u min kawmi fir’awne ‘etedheru musa we kawmehu lijufsidu fil-’erdi we jedhereke we ‘aliheteke kale senukattilu ‘ebna’ehum we nestehji nisa’ehum we ‘inna fewkahum kahirune
Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do ta lejosh Musain dhe popullin e tij të bëjë përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e t'u?" Ai (faraoni) tha: "Do t'ua mbysim djemtë e do t'i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.