7. Araf · Ajeti 126

سورة الأعراف
Përkthimi Sherif Ahmeti
126

وَمَا تَنقِمُ مِنَّآ إِلَّآ أَنۡ ءَامَنَّا بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا لَمَّا جَآءَتۡنَاۚ رَبَّنَآ أَفۡرِغۡ عَلَيۡنَا صَبۡرٗا وَتَوَفَّنَا مُسۡلِمِينَ

"Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ato. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej ajetit 94 - 102 bëhet fjalë për masat ndëshkuese, të cilat janë rrjedhojë e mospërfilljes së dispozitave dhe të porosive të Zotit. Sikur njerëzit të ishin besimtarë të sinqertë dhe të ruheshin nga punët e këqija bereqeti i Zotit do t’u vinte nga qielli e nga toka. Masa ndëshkuese zakonisht vjen befas për të pasur ndikim më të madh te njerëzit, që të kthehen ata në rrugë të drejtë. Kokëfortësia ndaj dispozitave të Zotit është një shenjë dëshpëruese, nga e cila kuptohet, se të tillët nuk do të gjejnë kurrë rrugën e vërtetë. Ruana Zot! Kur u paraqit Musai, pejgamberi i dërguar prej Zotit kërkoi prej faraonit t’ia lirojë Beni Israilët të shpërngulen prej Egjiptit. Beni Israilët në Egjipt ishin prej kohës së Jusufit, ndërsa faraoni që i takonte popullit kopt, i mundonte dhe i torturonte pa masë. Mrekullia e Musait ishte shkopi, i cili shndërrohej në gjarpër të madh dhe dora e tij e djathtë, e cila shkëlqente me një dritë të fortë. Gara e zhvilluar mes magjistarëve dhe Musait para publikut, thuhet se ka ngjarë në Aleksandrinë e Egjiptit. kini durim. S’ka dyshim, se toka është e Allahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robërit e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit”.