7. Araf · ajete 136–138

سورة الأعراف
136

فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ بِأَنَّهُمۡ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُواْ عَنۡهَا غَٰفِلِينَ

Fantekamna minhum fe’egreknahum fil-jemmi bi’ennehum kedhdhebu bi’ajatina we kanu ‘anha gafiline

Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to.

137

وَأَوۡرَثۡنَا ٱلۡقَوۡمَ ٱلَّذِينَ كَانُواْ يُسۡتَضۡعَفُونَ مَشَٰرِقَ ٱلۡأَرۡضِ وَمَغَٰرِبَهَا ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَاۖ وَتَمَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ ٱلۡحُسۡنَىٰ عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ بِمَا صَبَرُواْۖ وَدَمَّرۡنَا مَا كَانَ يَصۡنَعُ فِرۡعَوۡنُ وَقَوۡمُهُۥ وَمَا كَانُواْ يَعۡرِشُونَ

We ‘ewrethnal-kawmel-ledhine kanu justed’afune mesharikal-’erdi we megaribeha elleti barekna fiha we temmet kelimetu rabbikel-husna ‘ala beni ‘isra’ile bima seberu we demmerna ma kane jesna’u fir’awnu we kawmuhu we ma kanu ja’rishune

E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi u vërtetua që Musai ishte i Dërguari i Zotit dhe mrekullitë e tij asgjësuan trillimet e magjistarëve të faraonit, dhe pasi magjistarët pranuan besimin e drejtë, parisë së popullit të faraonit i hyri frika, prandaj e ngacmuan faraonin, që të marrë masa të ashpra kundër Beni Israilëve. Faraoni pat thënë, se të gjithë meshkujt e tyre do t’i vriste e gratë do t’i përdorte si shërbëtore. Musai i kuptoi qëllimet e ndyra të faraonit, prandaj e porositi popullin e vet të jetë i qëndrueshëm, se ndihma e Zotit është me ta.
138

وَجَٰوَزۡنَا بِبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡبَحۡرَ فَأَتَوۡاْ عَلَىٰ قَوۡمٖ يَعۡكُفُونَ عَلَىٰٓ أَصۡنَامٖ لَّهُمۡۚ قَالُواْ يَٰمُوسَى ٱجۡعَل لَّنَآ إِلَٰهٗا كَمَا لَهُمۡ ءَالِهَةٞۚ قَالَ إِنَّكُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ

We xhawezna bibeni ‘isra’ilel-behre fe’etew ‘ala kawmin ja’kufune ‘ala ‘esnamin lehum kalu ja musa exh’al lena ‘ilehæn kema lehum ‘alihetun kale ‘innekum kawmun texhhelune

Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk di".