وَأَوۡرَثۡنَا ٱلۡقَوۡمَ ٱلَّذِينَ كَانُواْ يُسۡتَضۡعَفُونَ مَشَٰرِقَ ٱلۡأَرۡضِ وَمَغَٰرِبَهَا ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَاۖ وَتَمَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ ٱلۡحُسۡنَىٰ عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ بِمَا صَبَرُواْۖ وَدَمَّرۡنَا مَا كَانَ يَصۡنَعُ فِرۡعَوۡنُ وَقَوۡمُهُۥ وَمَا كَانُواْ يَعۡرِشُونَ
E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi u vërtetua që Musai ishte i Dërguari i Zotit dhe mrekullitë e tij asgjësuan trillimet e magjistarëve të faraonit, dhe pasi magjistarët pranuan besimin e drejtë, parisë së popullit të faraonit i hyri frika, prandaj e ngacmuan faraonin, që të marrë masa të ashpra kundër Beni Israilëve. Faraoni pat thënë, se të gjithë meshkujt e tyre do t’i vriste e gratë do t’i përdorte si shërbëtore. Musai i kuptoi qëllimet e ndyra të faraonit, prandaj e porositi popullin e vet të jetë i qëndrueshëm, se ndihma e Zotit është me ta.