We ‘idh ‘enxhejnakum min ‘ali fir’awne jesumunekum su’el-’adhabi jukattilune ‘ebna’ekum we jestehjune nisa’ekum we fi dhalikum bela’un min rabbikum ‘adhimun
"Përkujtoni (o beni israilë) kur Ai ju shpëtoi prej popullit të faraonit, që u shtroi më të keqin mundim, ua mbyti djemtë tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juaj".
We wa’adna musa thelathine lejleten we ‘etmemnaha bi’ashrin fetemme mikatu rabbihi ‘erba’ine lejleten we kale musa li’hihi harune ehlufni fi kawmi we ‘eslih we la tettebi’ sebilel-mufsidine
Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: "Më zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e mos shko rrugës së të këqinjve".
We lemma xha’e musa limikatina we kellemehu rebbuhu kale rabbi ‘erini ‘endhur ‘ilejke kale len terani we lekini endhur ‘ilal-xhebeli fe’ini estekarre mekanehu fesewfe terani felemma texhella rebbuhu lilxhebeli xhe’alehu dekkæn we harre musa sa’ikæn felemma ‘efaka kale subhaneke tubtu ‘ilejke we ‘ena ‘ewwelul-mu’uminine
E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua". Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!
We ketebna lehu fil-’elwahi min kulli shej’in mew’idheten we tefsilæn likulli shej’in fehudh/ha bikuwetin we ‘mur kawmeke je’hudhu bi’ehseniha se’urikum darel-fasikine
Dhe i përshkruam atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin mëkatarëve".
Se’esrifu ‘an ‘ajatijel-ledhine jetekebberune fil-’erdi bigajril-hekki we ‘in jerew kulle ‘ajetin la ju’uminu biha we ‘in jerew sebile er-rushdi la jettehidhuhu sebilæn we ‘in jerew sebilel-gajji jettehidhuhu sebilæn dhalike bi’ennehum kedhdhebu bi’ajatina we kanu ‘anha gafiline
Unë do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë. Këtë (këtë verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
Wel-ledhine kedhdhebu bi’ajatina we lika’il-’ahireti hebitet ‘a’maluhum hel juxhzewne ‘illa ma kanu ja’melune
Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditën e botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (me thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.