We ketebna lehu fil-’elwahi min kulli shej’in mew’idheten we tefsilæn likulli shej’in fehudh/ha bikuwetin we ‘mur kawmeke je’hudhu bi’ehseniha se’urikum darel-fasikine
Dhe i përshkruam atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin mëkatarëve".
Se’esrifu ‘an ‘ajatijel-ledhine jetekebberune fil-’erdi bigajril-hekki we ‘in jerew kulle ‘ajetin la ju’uminu biha we ‘in jerew sebile er-rushdi la jettehidhuhu sebilæn we ‘in jerew sebilel-gajji jettehidhuhu sebilæn dhalike bi’ennehum kedhdhebu bi’ajatina we kanu ‘anha gafiline
Unë do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë. Këtë (këtë verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
Wel-ledhine kedhdhebu bi’ajatina we lika’il-’ahireti hebitet ‘a’maluhum hel juxhzewne ‘illa ma kanu ja’melune
Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditën e botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (me thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
We ettehadhe kawmu musa min ba’dihi min hulijihim ‘ixhlæn xhesedæn lehu huwarun ‘elem jerew ‘ennehu la jukellimuhum we la jehdihim sebilæn ettehadhuhu we kanu dhalimine
Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shpalljes), e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.