We lemma sekete ‘an musal-gadebu ‘ehadhel-’elwahe we fi nushatiha huden we rehmetun lilledhine hum lirebbihim jerhebune
E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
We ehtare musa kawmehu seb’ine rexhulæn limikatina felemma ‘ehadhet/humu er-rexhfetu kale rabbi lew shi’te ‘ehlektehum min kablu we ‘ijaje ‘etuhlikuna bima fe’ale es-sufeha’u minna ‘in hije ‘illa fitnetuke tudillu biha men tesha’u we tehdi men tesha’u ‘ente welijuna fagfir lena we erhemna we ‘ente hajrul-gafirine
Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që i kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet)".
We ektub lena fi hedhihi ed-dunja heseneten we fil-’ahireti ‘inna hudna ‘ilejke kale ‘adhabi ‘usibu bihi men ‘esha’u we rehmeti wesi’at kulle shej’in fese’ektubuha lilledhine jettekune we ju’utune ez-zekæte wel-ledhine hum bi’ajatina ju’uminune
Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona".
el-Ledhine jettebi’une er-resule en-nebijel-’ummijel-ledhi jexhidunehu mektubæn ‘indehum fit-tewræti wel-’inxhili je’muruhum bil-ma’rufi we jenhahum ‘anil-munkeri we juhillu lehumut-tejjibati we juherrimu ‘alejhimul-haba’ithe we jeda’u ‘anhum ‘isrehum wel-’eglalel-leti kanet ‘alejhim fe-el-ledhine ‘amenu bihi we ‘azzeruhu we neseruhu we etteba’u en-nurel-ledhi ‘unzile me’ahu ‘ula’ike humul-muflihune
Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
Kul ja ‘ejjuha en-nasu ‘inni resulu Ellahi ‘ilejkum xhemi’ænl-ledhi lehu mulku es-semawati wel-’erdi la ‘ilahe ‘illa huwe juhji we jumitu fe’aminu billahi we resulihi en-nebijil-’ummijil-ledhi ju’uminu billahi we kelimatihi we ettebi’uhu le’allekum tehtedune
Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur u kthye Musai prej Mikatit e gjeti popullin e vet, që e kishin rrethuar viçin
We katta’nahumu ethnetej ‘ashrete ‘esbatæn ‘umemæn we ‘ewhejna ‘ila musa ‘idh esteskahu kawmuhu ‘eni edrib bi’asakel-hexhere fanbexheset minhu ethneta ‘ashrete ‘ajnæn kad ‘alime kullu ‘unasin meshrebehum we dhellelna ‘alejhimul-gamame we ‘enzelna ‘alejhimul-menne we es-selwa kulu min tejjibati ma rezeknakum we ma dhelemuna we lekin kanu ‘enfusehum jedhlimune
Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fisesh, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke i thënë): "Bjeri me shkopin tënd gurit" (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t'u bëjnë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkurtëza (dhe u thamë): "Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!" (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
We ‘idh kile lehumu eskunu hedhihil-karjete we kulu minha hejthu shi’tum we kulu hittetun we edhulul-babe suxhxhedæn negfir lekum hati’atikum senezidul-muhsinine
(Përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: "Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: "Falje" dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t'ua falim mëkatet tuaja dhe do t'ua shtojmë edhe më punëmirëve!
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.