7. Araf · ajete 167–170

سورة الأعراف
167

وَإِذۡ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبۡعَثَنَّ عَلَيۡهِمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَن يَسُومُهُمۡ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِۗ إِنَّ رَبَّكَ لَسَرِيعُ ٱلۡعِقَابِ وَإِنَّهُۥ لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

We ‘idh te’edhdhene rebbuke lejeb’athenne ‘alejhim ‘ila jewmil-kijameti men jesumuhum su’el-’adhabi ‘inne rebbeke leseri’ul-’ikabi we ‘innehu legafurun Rehimun

Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejtë dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.

168

وَقَطَّعۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ أُمَمٗاۖ مِّنۡهُمُ ٱلصَّٰلِحُونَ وَمِنۡهُمۡ دُونَ ذَٰلِكَۖ وَبَلَوۡنَٰهُم بِٱلۡحَسَنَٰتِ وَٱلسَّيِّـَٔاتِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ

We katta’nahum fil-’erdi ‘umemæn minhumu es-salihune we minhum dune dhalike we belewnahum bil-hesenati we es-sejji’ati le’allehum jerxhi’une

Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.

169

فَخَلَفَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ خَلۡفٞ وَرِثُواْ ٱلۡكِتَٰبَ يَأۡخُذُونَ عَرَضَ هَٰذَا ٱلۡأَدۡنَىٰ وَيَقُولُونَ سَيُغۡفَرُ لَنَا وَإِن يَأۡتِهِمۡ عَرَضٞ مِّثۡلُهُۥ يَأۡخُذُوهُۚ أَلَمۡ يُؤۡخَذۡ عَلَيۡهِم مِّيثَٰقُ ٱلۡكِتَٰبِ أَن لَّا يَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّ وَدَرَسُواْ مَا فِيهِۗ وَٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

Fehalefe min ba’dihim halfun werithul-kitabe je’hudhune ‘arede hadhal-’edna we jekulune sejugferu lena we ‘in je’tihim ‘aredun mithluhu je’hudhuhu ‘elem ju’uhadh ‘alejhim mithakul-kitabi ‘en la jekulu ‘ala Ellahi ‘illal-hekka we deresu ma fihi we ed-darul-’ahiretu hajrun lilledhine jettekune ‘efela ta’kilune

E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: "Do të na bëhet falje", ndërsa, po t'u vijë atyre diç si ajo, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinin mirë se çka në të (libër). Po a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen.

170

وَٱلَّذِينَ يُمَسِّكُونَ بِٱلۡكِتَٰبِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُصۡلِحِينَ

Wel-ledhine jumessikune bil-kitabi we ‘ekamu es-selæte ‘inna la nudi’u ‘exhrel-muslihine

Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i tregon Muhamedit a.s. për të kaluarën e jehudive, për të mos u brengosur për kokëfortësinë e tyre ndaj tij dhe ndaj Kuranit. I tregon se si i ndau në dymbëdhjetë grupe të udhëhequra prej një prijësi, e për t’ia lehtësuar punën Musait, se si i furnizoi me ujë, ju solli re që iu bënin hije, i ushqeu me komposto e mish shkurtëzash. Të gjitha këto kur ishin të humbur në shkretëtirë. Edhe pas të gjithë atyre të mirave, ata nuk e respektuan urdhrin e Zotit, prandaj i dënoi me dënime të llojllojshme, por më në fund e për shkak të kryeneçësisë së tyre, Zoti vendosi të ushtrojë kundër tyre dënim të përjetshëm përmes popujve të tjerë, të cilët do t’i nënshtrojnë e nënçmojnë deri në Kijamet.