وَٱلَّذِينَ يُمَسِّكُونَ بِٱلۡكِتَٰبِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُصۡلِحِينَ
Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i tregon Muhamedit a.s. për të kaluarën e jehudive, për të mos u brengosur për kokëfortësinë e tyre ndaj tij dhe ndaj Kuranit. I tregon se si i ndau në dymbëdhjetë grupe të udhëhequra prej një prijësi, e për t’ia lehtësuar punën Musait, se si i furnizoi me ujë, ju solli re që iu bënin hije, i ushqeu me komposto e mish shkurtëzash. Të gjitha këto kur ishin të humbur në shkretëtirë. Edhe pas të gjithë atyre të mirave, ata nuk e respektuan urdhrin e Zotit, prandaj i dënoi me dënime të llojllojshme, por më në fund e për shkak të kryeneçësisë së tyre, Zoti vendosi të ushtrojë kundër tyre dënim të përjetshëm përmes popujve të tjerë, të cilët do t’i nënshtrojnë e nënçmojnë deri në Kijamet.