Wel-ledhine jumessikune bil-kitabi we ‘ekamu es-selæte ‘inna la nudi’u ‘exhrel-muslihine
Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i tregon Muhamedit a.s. për të kaluarën e jehudive, për të mos u brengosur për kokëfortësinë e tyre ndaj tij dhe ndaj Kuranit. I tregon se si i ndau në dymbëdhjetë grupe të udhëhequra prej një prijësi, e për t’ia lehtësuar punën Musait, se si i furnizoi me ujë, ju solli re që iu bënin hije, i ushqeu me komposto e mish shkurtëzash. Të gjitha këto kur ishin të humbur në shkretëtirë. Edhe pas të gjithë atyre të mirave, ata nuk e respektuan urdhrin e Zotit, prandaj i dënoi me dënime të llojllojshme, por më në fund e për shkak të kryeneçësisë së tyre, Zoti vendosi të ushtrojë kundër tyre dënim të përjetshëm përmes popujve të tjerë, të cilët do t’i nënshtrojnë e nënçmojnë deri në Kijamet.
We ‘idh neteknal-xhebele fewkahum ke’ennehu dhulletun we dhennu ‘ennehu waki’un bihim hudhu ma ‘atejnakum bikuwetin we edhkuru ma fihi le’allekum tettekune
Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): "Merrni këtë që ua dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç'keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar".
We ‘idh ‘ehadhe rebbuke min beni ‘ademe min dhuhurihim dhurrijetehum we ‘esh/hedehum ‘ala ‘enfusihim ‘elestu birebbikum kalu bela shehidna ‘en tekulu jewmel-kijameti ‘inna kunna ‘an hadha gafiline
Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!". Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur".
‘Ew tekulu ‘innema ‘eshreke ‘aba’uuna min kablu we kunna dhurrijeten min ba’dihim ‘efetuhlikuna bima fe’alel-mubtilune
Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?"