Dhe lexoju atyre tregimin e atij që ia patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburve.
We lew shi’na lerefa’nahu biha we lekinnehu ‘ehlede ‘ilal-’erdi we ettebe’a hewahu femetheluhu kemethelil-kelbi ‘in tehmil ‘alejhi jelheth ‘ew tetruk/hu jelheth dhalike methelul-kawmil-ledhine kedhdhebu bi’ajatina faksusil-kasese le’allehum jetefekkerune
E sikur të donim Ne, do ta ngrenim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dunjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (umetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.