قَالَ ٱخۡرُجۡ مِنۡهَا مَذۡءُومٗا مَّدۡحُورٗاۖ لَّمَن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكُمۡ أَجۡمَعِينَ
(All-llahu) Tha: "Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur xhehennemin me të gjithë ju."*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti është Ai që e krijoi njeriun prej dheut, Ademin, e prej një pikë uji (menije) pasardhësit e tij, i dha formën më të bukur dhe e nderoi kur i urdhëroi melaiket t’i bëjnë sexhde. Shejtani që ishte në grupin e melekëve, por nuk ishte melek, nuk e respektoi urdhrin e Zotit nga mendjemadhësia, pra ai bëri një analogji (kijas) të gabuar. Ai bëri tri gabime: kundërshtoi urdhrin e Zotit, u nda nga bashkësia dhe bëri kryelartësi. Pasi përzihet prej xhenetit si i mallkuar kërkon prej Zotit t’i japë afat të jetojë deri kur do të ringjallen njerëzit. Zoti i dha afat, por jo deri në ringjallje, pse atëherë do të shpëtonte pa e kapur vdekja. Në kaptinën “El Hixhru” është i theksuar afati i tij. Shejtani thotë, se do t’u zë pusi për t’i larguar nga rruga e drejtë nga të gjitha anët, do t’i mashtrojë me dynja e do t’i largojë nga ahireti, nga punët e mira në të këqija, nga sevapet në gjynahe etj. Zoti i tha, se njerëzit do ta kuptojnë që ti je i mallkuar, i dëbuar prej mëshirës Sime, i poshtëruar dhe i nënçmuar, e kush vjen pas mësimeve të tua pasi ta ketë kuptuar sherrin tënd, ata bashkë me ty do t’i fusë në xhehenem.