7. Araf · ajete 183–187

سورة الأعراف
183

وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ

We ‘umli lehum ‘inne kejdi metinun

Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë.

184

أَوَلَمۡ يَتَفَكَّرُواْۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٌ

‘Ewelem jetefekkeru ma bisahibihim min xhinnetin ‘in huwe ‘illa nedhirun mubinun

A nuk menduan ata se ai, bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi), nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.

185

أَوَلَمۡ يَنظُرُواْ فِي مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ وَأَنۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقۡتَرَبَ أَجَلُهُمۡۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ

‘Ewelem jendhuru fi melekuti es-semawati wel-’erdi we ma halekal-lahu min shej’in we ‘en ‘asa ‘en jekune kadi ekterebe ‘exheluhum febi’ejji hedithin ba’dehu ju’uminune

A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur'anit) do t'i besojnë?

186

مَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَا هَادِيَ لَهُۥۚ وَيَذَرُهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

Men judlili Ellahu fela hadije lehu we jedheruhum fi tugjanihim ja’mehune

Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për marrjen e dëshmisë së besimit në Zotin xh.sh., nga palca e kurrizit të Ademit, Zoti nxori të gjithë pasardhësit e tij, që ishin si grimca atomi dhe mori prej tyre zotimin
187

يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّيۖ لَا يُجَلِّيهَا لِوَقۡتِهَآ إِلَّا هُوَۚ ثَقُلَتۡ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا تَأۡتِيكُمۡ إِلَّا بَغۡتَةٗۗ يَسۡـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنۡهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Jes’eluneke ‘ani es-sa’ati ‘ejjane mursaha kul ‘innema ‘ilmuha ‘inde rabbi la juxhelliha liwektiha ‘illa huwe thekulet fi es-semawati wel-’erdi la te’tikum ‘illa begteten jes’eluneke ke’enneke hefijun ‘anha kul ‘innema ‘ilmuha ‘indel-lahi we lekinne ‘ekthere en-nasi la ja’lemune

Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)".