7. Araf · ajete 2–6

سورة الأعراف
2

كِتَٰبٌ أُنزِلَ إِلَيۡكَ فَلَا يَكُن فِي صَدۡرِكَ حَرَجٞ مِّنۡهُ لِتُنذِرَ بِهِۦ وَذِكۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ

Kitabun ‘unzile ‘ilejke fela jekun fi sedrike herexhun minhu litundhire bihi we dhikra lilmu’uminine

(Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t'ua tërheqësh vërejtjen dhe t'i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).

3

ٱتَّبِعُواْ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُمۡ وَلَا تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۗ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ

Ettebi’u ma ‘unzile ‘ilejkum min rabbikum we la tettebi’u min dunihi ‘ewlija’e kalilæn ma tedhekkerune

Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.

4

وَكَم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا فَجَآءَهَا بَأۡسُنَا بَيَٰتًا أَوۡ هُمۡ قَآئِلُونَ

We kem min karjetin ‘ehleknaha fexha’eha be’suna bejatæn ‘ew hum ka’ilune

Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).

5

فَمَا كَانَ دَعۡوَىٰهُمۡ إِذۡ جَآءَهُم بَأۡسُنَآ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

Fema kane da’wahum ‘idh xha’ehum be’suna ‘illa ‘en kalu ‘inna kunna dhalimine

Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s'kishin ç'të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: "Vërtet, ne ishim zullumqarë" (të pranojnë gabimin).

6

فَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرۡسِلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Felenes’elennel-ledhine ‘ursile ‘ilejhim we lenes’elennel-murseline

Ne patjetër do t'i marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dërguar (pejgamber), e do t'i marrim në pyetje edhe të dërguarit.