7. Araf · ajete 204–206

سورة الأعراف
204

وَإِذَا قُرِئَ ٱلۡقُرۡءَانُ فَٱسۡتَمِعُواْ لَهُۥ وَأَنصِتُواْ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ

We ‘idha kuri’el-kur’anu fastemi’u lehu we ‘ensitu le’allekum turhemune

Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.

205

وَٱذۡكُر رَّبَّكَ فِي نَفۡسِكَ تَضَرُّعٗا وَخِيفَةٗ وَدُونَ ٱلۡجَهۡرِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ وَلَا تَكُن مِّنَ ٱلۡغَٰفِلِينَ

We edhkur rebbeke fi nefsike tederru’æn we hifeten we dunel-xhehri minel-kawli bil-guduwi wel-’asali we la tekun minel-gafiline

Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes.

206

إِنَّ ٱلَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَيُسَبِّحُونَهُۥ وَلَهُۥ يَسۡجُدُونَۤ۩

‘Innel-ledhine ‘inde rabbike la jestekbirune ‘an ‘ibadetihi we jusebbihunehu we lehu jesxhudune

S'ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
I porositur prej Zotit, Pejgamberi a.s. gjithnjë ka shkuar nga lehtësimi, e shokëve ju thoshte: Lehtësoni, mos shtrëngoni, afroni, mos largoni. Nëse njeriut i lajmërohet ndonjë shqetësim, ai duhet të kërkojë përkrahjen e Zotit, duhet të thotë: “Eudhu bil lahi mineshshejtanirr rraxhim” e me këtë largohet vesvesja. Kur lexohet Kurani duhet ta dëgjojmë dhe të vështrojmë në përmbajtjen e tij, pse vetë tingulli i fjalëve të Zotit është shërues shpirtëror, e besa, edhe shërues i sëmundjeve trupore te njerëzit. Zotin duhet ta përmendim e ta përkujtojmë me lutje, me lexim Kurani, me shprehje të emrave të Tij etj., por të gjitha këto me një maturi, me një përulje, e jo me zë shumë të lartë, sepse britma e largon vëmendjen nga vështrimi i duhur ndaj Madhërisë. Sexhdeja ndaj Zotit është adhurimi më i lavdishëm. Këtë e bëjnë për Zotin edhe melekët më të lartë dhe më afër Zotit. Sexhdeja pra, është shprehje e devotshmërisë së njeriut ndaj Zotit në një nivel më të lartë, atëherë përveç mëkatit të pamasë, është turp dhe primitivizëm i paparë, që njeriu të përulet në sexhde për një njeri tjetër. Me ndihmën e Allahut përfundoi përkthimi i domethënies së kaptinës EL A’RAF - Falënderuar qoftë Zoti!