7. Araf · Ajeti 206

سورة الأعراف
Përkthimi Sherif Ahmeti
206

إِنَّ ٱلَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَيُسَبِّحُونَهُۥ وَلَهُۥ يَسۡجُدُونَۤ۩

S'ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
I porositur prej Zotit, Pejgamberi a.s. gjithnjë ka shkuar nga lehtësimi, e shokëve ju thoshte: Lehtësoni, mos shtrëngoni, afroni, mos largoni. Nëse njeriut i lajmërohet ndonjë shqetësim, ai duhet të kërkojë përkrahjen e Zotit, duhet të thotë: “Eudhu bil lahi mineshshejtanirr rraxhim” e me këtë largohet vesvesja. Kur lexohet Kurani duhet ta dëgjojmë dhe të vështrojmë në përmbajtjen e tij, pse vetë tingulli i fjalëve të Zotit është shërues shpirtëror, e besa, edhe shërues i sëmundjeve trupore te njerëzit. Zotin duhet ta përmendim e ta përkujtojmë me lutje, me lexim Kurani, me shprehje të emrave të Tij etj., por të gjitha këto me një maturi, me një përulje, e jo me zë shumë të lartë, sepse britma e largon vëmendjen nga vështrimi i duhur ndaj Madhërisë. Sexhdeja ndaj Zotit është adhurimi më i lavdishëm. Këtë e bëjnë për Zotin edhe melekët më të lartë dhe më afër Zotit. Sexhdeja pra, është shprehje e devotshmërisë së njeriut ndaj Zotit në një nivel më të lartë, atëherë përveç mëkatit të pamasë, është turp dhe primitivizëm i paparë, që njeriu të përulet në sexhde për një njeri tjetër. Me ndihmën e Allahut përfundoi përkthimi i domethënies së kaptinës EL A’RAF - Falënderuar qoftë Zoti!