فَرِيقًا هَدَىٰ وَفَرِيقًا حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلضَّلَٰلَةُۚ إِنَّهُمُ ٱتَّخَذُواْ ٱلشَّيَٰطِينَ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُم مُّهۡتَدُونَ
Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Zoti e dëboi shejtanin prej xhenetit i tha Ademit të hajë nga cili lloj ushqimi të dëshirojë, me përjashtim të njërit të caktuar. Shejtani u betua në Allahun, se është këshillues për të mirën e tyre, por Ademi nuk e dinte se mund të bëhet betim i rrejshëm, prandaj u mashtrua dhe e hëngri atë pemë, të cilën e kishte të ndaluar. “Avret” mund të ketë kuptimin turpësi, organi gjenital, pjesë e trupit që duhet mbuluar etj. Pasi Ademi dhe Havaja e hëngrën pemën e ndaluar, ata zbulohen - iu duket avreti, prandaj fillojnë të mbledhin gjethe e të mbulojnë auretin. Pas gabimit u penduan dhe kërkuan prej Zotit falje. Allahu i zbriti për të jetuar në tokë dhe iu tregoi, se shejtani është armik i tyre dhe i pasardhësve të tyre, prandaj në disa ajete thirren: O bijtë e Ademit të mos ju mashtrojë shejtani dhe përkujtojeni atë, që iu ndodhi Ademit dhe Havës. Petku i përmendur mund të ketë si qëllim: begatinë e Zotit me të cilën i furnizoi njerëzit me veshmbathje, me ushqim të llojllojshëm e me të mira të tjera. E mund të ketë si qëllim edhe zhveshjen e njeriut prej virtyteve të larta dhe atëherë të turpërohet para Zotit dhe para njerëzve, prandaj edhe thuhet, se devotshmëria, maturia, ruajtja e njeriut prej punëve të liga është petku më i mirë. Çdo lutje dhe çdo vepër e mirë duhet bërë për hir të Allahut, sepse sikundër se kemi ardhur në këtë jetë pa asgjë, ashtu do të ringjallemi pa asgjë tjetër, pos veprave të mira. Lakuriqësia është vepër e shejtanit, prandaj ajo nuk duhet menduar si civilizim, qytetërim, por mashtrim me prejardhje prej shejtanit. larguan prej tyre ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.