7. Araf · ajete 34–39

سورة الأعراف
34

وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٞۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَأۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ

We likulli ‘ummetin ‘exhelun fe’idha xha’e ‘exheluhum la jeste’hirune sa’aten we la jestekdimune

Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë.

35

يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ إِمَّا يَأۡتِيَنَّكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَقُصُّونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِي فَمَنِ ٱتَّقَىٰ وَأَصۡلَحَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Ja beni ‘ademe ‘imma je’tijennekum rusulun minkum jekussune ‘alejkum ‘aja ti femeni etteka we ‘eslehe fela hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune

O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ua përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s'ka as frikë as s'kanë përse të pikëllohen.

36

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسۡتَكۡبَرُواْ عَنۡهَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Wel-ledhine kedhdhebu bi’ajatina we estekberu ‘anha ‘ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune

E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe me kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.

37

فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ يَنَالُهُمۡ نَصِيبُهُم مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوۡنَهُمۡ قَالُوٓاْ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا وَشَهِدُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰفِرِينَ

Femen ‘edhlemu mimmeni eftera ‘ala Ellahi kedhibæn ‘ew kedhdhebe bi’ajatihi ‘ula’ike jenaluhum nesibuhum minel-kitabi hetta ‘idha xha’et/hum rusuluna jeteweffewnehum kalu ‘ejne ma kuntum ted’une min duni Ellahi kalu dellu ‘anna we shehidu ‘ala ‘enfusihim ‘ennehum kanu kafirine

Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t'u vijnë atyre të dërguarit tanë (melaiket) t'ua marrin shpirtin e u thonë: "Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?" Ata thonë: "Kanë humbur prej nesh" dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafirë).

38

قَالَ ٱدۡخُلُواْ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِكُم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ فِي ٱلنَّارِۖ كُلَّمَا دَخَلَتۡ أُمَّةٞ لَّعَنَتۡ أُخۡتَهَاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا ٱدَّارَكُواْ فِيهَا جَمِيعٗا قَالَتۡ أُخۡرَىٰهُمۡ لِأُولَىٰهُمۡ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ أَضَلُّونَا فَـَٔاتِهِمۡ عَذَابٗا ضِعۡفٗا مِّنَ ٱلنَّارِۖ قَالَ لِكُلّٖ ضِعۡفٞ وَلَٰكِن لَّا تَعۡلَمُونَ

Kale edhulu fi ‘umemin kad halet min kablikum minel-xhinni wel-’insi fi en-nari kullema dehalet ‘ummetun le’anet ‘uhteha hetta ‘idha eddareku fiha xhemi’æn kalet ‘uhrahum li’wlahum rebbena ha’uula’ ‘edelluna fe’atihim ‘adhabæn di’fæn mine en-nari kale likullin di’fun we lekin la ta’lemune

(All-llahu) Ju thotë: "Hyni në xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: "Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!" (All-llahu) Thotë: "Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini".

39

وَقَالَتۡ أُولَىٰهُمۡ لِأُخۡرَىٰهُمۡ فَمَا كَانَ لَكُمۡ عَلَيۡنَا مِن فَضۡلٖ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ

We kalet ‘ulahum li’hrahum fema kane lekum ‘alejna min fedlin fedhukul-’adhabe bima kuntum teksibune

Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: "Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufër), shijojeni pra dënimin për atë që e fituat!"