7. Araf · ajete 40–41

سورة الأعراف
40

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسۡتَكۡبَرُواْ عَنۡهَا لَا تُفَتَّحُ لَهُمۡ أَبۡوَٰبُ ٱلسَّمَآءِ وَلَا يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ حَتَّىٰ يَلِجَ ٱلۡجَمَلُ فِي سَمِّ ٱلۡخِيَاطِۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُجۡرِمِينَ

‘Innel-ledhine kedhdhebu bi’ajatina we estekberu ‘anha la tufettehu lehum ‘ebwabu es-sema’i we la jedhulunel-xhennete hetta jelixhel-xhemelu fi semmil-hijati we kedhelike nexhzil-muxhrimine

Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.

41

لَهُم مِّن جَهَنَّمَ مِهَادٞ وَمِن فَوۡقِهِمۡ غَوَاشٖۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ

Lehum min xhehenneme mihadun we min fewkihim gawashin we kedhelike nexhzi edh-dhalimine

Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njerëzit përveç faktit se janë të lejuar, janë edhe të porositur t’i përjetojnë begatitë e kësaj bote, qofshin në veshmbathje, qofshin në ushqime të mira, posaçërisht në vend - tubime publike, kur është fjala për petka. Por nuk duhet tepruar, e veçanërisht me ushqimin. Të mirat e kësaj bote në themel janë krijuar për njerëzit, që zbatojnë udhëzimet e Zotit, mirëpo në këtë botë në shfrytëzimin e tyre marrin pjesë edhe ata që kundërshtojnë, por në botën tjetër të mirat kanë për t’i përjetuar vetëm besimtarët. Zoti i ka ndaluar vetëm sendet dhe punët e këqija e të shëmtuara; për to na mësojnë pejgamberët, prandaj duhet të ndjekim mësimet e tyre, pse kush nuk dëgjon, dhe e mban veten lart atë e kap zjarri i xhehenemit. I Plotfuqishmi nuk ngutet, i lejon t’i shfrytëzojnë të mirat e kësaj bote, edhe ata që kundërshtojnë, por në çastin e vdekjes do ta kuptojnë të zezën e vet, pse ata zota që besonin ata, nuk ju vijnë në ndihmë, ata as që ekzistuan. Kur do të futen në xhehenem, do të përpiqen t'ia hedhin fajin njëri-tjetrit, duke thënë që këta na mashtruan e ne nuk ditëm, të tjerët ju thonë se vetë keni faj, pse vinit pas nesh, por të gjitha ato arsyetime janë të kota, të gjithë kanë për t'u grumbulluar në zjarr, që i përfshin nga të gjitha anët. Kur vdes njeriu shpirti i tij ngrihet lart, po qe se është besimtar, e nëse jo shpirtit të