لَهُم مِّن جَهَنَّمَ مِهَادٞ وَمِن فَوۡقِهِمۡ غَوَاشٖۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ
Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njerëzit përveç faktit se janë të lejuar, janë edhe të porositur t’i përjetojnë begatitë e kësaj bote, qofshin në veshmbathje, qofshin në ushqime të mira, posaçërisht në vend - tubime publike, kur është fjala për petka. Por nuk duhet tepruar, e veçanërisht me ushqimin. Të mirat e kësaj bote në themel janë krijuar për njerëzit, që zbatojnë udhëzimet e Zotit, mirëpo në këtë botë në shfrytëzimin e tyre marrin pjesë edhe ata që kundërshtojnë, por në botën tjetër të mirat kanë për t’i përjetuar vetëm besimtarët. Zoti i ka ndaluar vetëm sendet dhe punët e këqija e të shëmtuara; për to na mësojnë pejgamberët, prandaj duhet të ndjekim mësimet e tyre, pse kush nuk dëgjon, dhe e mban veten lart atë e kap zjarri i xhehenemit. I Plotfuqishmi nuk ngutet, i lejon t’i shfrytëzojnë të mirat e kësaj bote, edhe ata që kundërshtojnë, por në çastin e vdekjes do ta kuptojnë të zezën e vet, pse ata zota që besonin ata, nuk ju vijnë në ndihmë, ata as që ekzistuan. Kur do të futen në xhehenem, do të përpiqen t'ia hedhin fajin njëri-tjetrit, duke thënë që këta na mashtruan e ne nuk ditëm, të tjerët ju thonë se vetë keni faj, pse vinit pas nesh, por të gjitha ato arsyetime janë të kota, të gjithë kanë për t'u grumbulluar në zjarr, që i përfshin nga të gjitha anët. Kur vdes njeriu shpirti i tij ngrihet lart, po qe se është besimtar, e nëse jo shpirtit të