Wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati la nukellifu nefsæn ‘illa wus’aha ‘ula’ike ‘eshabul-xhenneti hum fiha halidune
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndokënd çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të xhennetit dhe në të janë përgjithmonë.
We neza’na ma fi sudurihim min gillin texhri min tehtihimul-’enharu we kalul-hemdu lillahil-ledhi hedana lihedha we ma kunna linehtedije lewla ‘en hedanallahu lekad xha’et rusulu rabbina bil-hekki we nudu ‘en tilkumul-xhennetu ‘urithtumuha bima kuntum ta’melune
Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: "Falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na e hoqi zilinë, na futi në xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne u besuam!" E atyre u drejtohet thirrje: "Ky është xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat".
We nada ‘eshabul-xhenneti ‘eshabe en-nari ‘en kad wexhedna ma we’adena rebbuna hekkæn fehel wexhedtum ma we’ade rebbukum hekkæn kalu ne’am fe’edhdhene mu’uedhdhinun bejnehum ‘en la’netu Ellahi ‘ala edh-dhalimine
"Ata të xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: "Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!
We bejnehuma hixhabun we ‘alel-’a’rafi rixhalun ja’rifune kullæn bisimahum we nadew ‘eshabel-xhenneti ‘en selamun ‘alejkum lem jedhuluha we hum jetma’une
E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf (lart mbi mur) janë burra që e njohin secilin (të xhennetit dhe të xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e xhennetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të, por shpresojnë.