We nada ‘eshabul-’a’rafi rixhalæn ja’rifunehum bisimahum kalu ma ‘egna ‘ankum xhem’ukum we ma kuntum testekbirune
"Ata të A'rafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në xhehennem).
‘Eha’uula’l-ledhine ‘eksemtum la jenaluhumu Ellahu birehmetin edhulul-xhennete la hawfun ‘alejkum we la ‘entum tehzenune
"A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t'i përfshirë mëshira e All-llahut?". (Në mënyrë ironike i përqeshin kufarët e mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!
"Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!
el-Ledhine ettehadhu dinehum lehwen we la’ibæn we garret/humul-hejætu ed-dunja faljewme nensahum kema nesu lika’e jewmihim hadha we ma kanu bi’ajatina jexhhedune
"Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira Zoti i fut në xhenet, më parë i pastron prej veseve, të cilat i praktikonin në dynja si: zilinë, urrejtjen, mërinë etj. Ata falënderojnë Zotin, që ua mundësoi ta kuptojnë të vërtetën, të shkojnë pas mësimeve të pejgam - berëve, dhe që me pak punë dhe me punë të lehtë i shpërbleu me xhenet. Eshtë karakteristikë se në këtë kaptinë përmenden tri grupe: një në xhenet, një në xhehenem dhe një as në xhenet, e as në xhehenem, por në një farë vendi të lartë ndërmjet xhenetit e xhehenemit, nga i cili i shohin të dy palët. Ai vend quhet A’raf. Si duket ata të A’rafit janë njerëz që kanë baras sa sevabe aq gjynahe, nuk e kanë fituar xhenetin, por as edhe xhehenemin. Kur i shikojnë ata në xhenet i përshëndesin dhe i urojnë, e kur iu shkojnë sytë tek ata në xhehenem, e lusin Zotin të mos i çojë aty. Ata i njohin banuesit e xhehenemit dhe iu thonë: as pasuria, as krenaria juaj në dynja, nuk ju solli kurrfarë dobie derisa u vendosët në xhehenem. Madje iu thonë: ja, ata besimtarë me të cilët u përqeshët e fituan xhenetin. Atyre në xhehenem iu del flaka nga etja, kërkojnë prej atyre në xhenet t’u japin pak ujë ose lëngje të tjera, kërkon njeriu prej vëllait e babait, por ato janë haram për mohuesit e fesë - besimit. të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit).
Hel jendhurune ‘illa te’wilehu jewme je’ti te’wiluhu jekulul-ledhine nesuhu min kablu kad xha’et rusulu rabbina bil-hekki fehel lena min shufa’a’e fejeshfa’u lena ‘ew nureddu fena’mele gajrel-ledhi kunna na’melu kad hasiru ‘enfusehum we delle ‘anhum ma kanu jefterune
"Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në Dunja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam". Ata shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.