7. Araf · ajete 50–52

سورة الأعراف
50

وَنَادَىٰٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ أَنۡ أَفِيضُواْ عَلَيۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ أَوۡ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُۚ قَالُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

We nada ‘eshabu en-nari ‘eshabel-xhenneti ‘en ‘efidu ‘alejna minel-ma’i ‘ew mimma rezekakumu Ellahu kalu ‘innall-llahe herremehuma ‘alel-kafirine

"Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!

51

ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ دِينَهُمۡ لَهۡوٗا وَلَعِبٗا وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَاۚ فَٱلۡيَوۡمَ نَنسَىٰهُمۡ كَمَا نَسُواْ لِقَآءَ يَوۡمِهِمۡ هَٰذَا وَمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَجۡحَدُونَ

el-Ledhine ettehadhu dinehum lehwen we la’ibæn we garret/humul-hejætu ed-dunja faljewme nensahum kema nesu lika’e jewmihim hadha we ma kanu bi’ajatina jexhhedune

"Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira Zoti i fut në xhenet, më parë i pastron prej veseve, të cilat i praktikonin në dynja si: zilinë, urrejtjen, mërinë etj. Ata falënderojnë Zotin, që ua mundësoi ta kuptojnë të vërtetën, të shkojnë pas mësimeve të pejgam - berëve, dhe që me pak punë dhe me punë të lehtë i shpërbleu me xhenet. Eshtë karakteristikë se në këtë kaptinë përmenden tri grupe: një në xhenet, një në xhehenem dhe një as në xhenet, e as në xhehenem, por në një farë vendi të lartë ndërmjet xhenetit e xhehenemit, nga i cili i shohin të dy palët. Ai vend quhet A’raf. Si duket ata të A’rafit janë njerëz që kanë baras sa sevabe aq gjynahe, nuk e kanë fituar xhenetin, por as edhe xhehenemin. Kur i shikojnë ata në xhenet i përshëndesin dhe i urojnë, e kur iu shkojnë sytë tek ata në xhehenem, e lusin Zotin të mos i çojë aty. Ata i njohin banuesit e xhehenemit dhe iu thonë: as pasuria, as krenaria juaj në dynja, nuk ju solli kurrfarë dobie derisa u vendosët në xhehenem. Madje iu thonë: ja, ata besimtarë me të cilët u përqeshët e fituan xhenetin. Atyre në xhehenem iu del flaka nga etja, kërkojnë prej atyre në xhenet t’u japin pak ujë ose lëngje të tjera, kërkon njeriu prej vëllait e babait, por ato janë haram për mohuesit e fesë - besimit. të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit).
52

وَلَقَدۡ جِئۡنَٰهُم بِكِتَٰبٖ فَصَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ عِلۡمٍ هُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

We lekad xhi’nahum bikitabin fesselnahu ‘ala ‘ilmin huden we rehmeten likawmin ju’uminune

Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.