Hel jendhurune ‘illa te’wilehu jewme je’ti te’wiluhu jekulul-ledhine nesuhu min kablu kad xha’et rusulu rabbina bil-hekki fehel lena min shufa’a’e fejeshfa’u lena ‘ew nureddu fena’mele gajrel-ledhi kunna na’melu kad hasiru ‘enfusehum we delle ‘anhum ma kanu jefterune
"Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në Dunja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam". Ata shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
‘Inne rebbekumu Ellahul-ledhi haleka es-semawati wel-’erde fi sitteti ‘ejjamin thumme estewa ‘alel-’arshi jugshil-lejle en-nehare jetlubuhu hethithæn we esh-shemse wel-kamere we en-nuxhume musehharatin bi’emrihi ‘ela lehul-halku wel-’emru tebarekel-lahu rebbul-’alemine
Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
We la tufsidu fil-’erdi ba’de ‘islahiha we ed’uhu hawfæn we tema’æn ‘inne rehmetel-lahi karibun minel-muhsinine
Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit).
Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i radhisim argumentet Tona për ata që falënderojnë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
E vërteta mbi thëniet e Kuranit është e pranishme në dynja për ata që kuptojnë, e këtë të vërtetë do ta kuptojnë edhe ata që e refuzuan në Ditën e Kijametit, por atëherë është pa dobi. Çdo send është krijesë e Zotit. Ai krijoi qiej e tokë. Ka mundur t'i krijojë për një moment, por i krijoi në etapa për të na dhënë të kuptojmë, se në nguti nuk ka rezultate. Qëndrimin e Zotit mbi Arshin duhet ta besojmë bindshëm e pa kurrfarë komentimi për mënyrën e tij. Sikurse e ngjall tokën e vdekur me anën e shiut, ashtu do t’i ngjallë të vdekurit pas shkatërrimit të përgjithshëm të ekzistencës. Përkujtoni të mirat e Allahut që të gjeni shpëtim.
Lekad ‘erselna nuhæn ‘ila kawmihi fekale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu ‘inni ‘ehafu ‘alejkum ‘adhabe jewmin ‘adhimin
Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe!"
‘Ewe’axhibtum ‘en xha’ekum dhikrun min rabbikum ‘ala rexhulin minkum lijundhirekum we litetteku we le’allekum turhemune
"A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t'ua tërheqë vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni!"
Po ata e përgënjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që i përgënjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër.
We ‘ila ‘adin ‘ehahum hudæn kale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu ‘efela tettekune
Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!"