← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

7. Araf · Ajeti 55 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 7:52–7:58

E vërteta mbi thëniet e Kur'anit është e pranishme në dynja për ata që kuptojnë, e këtë të vërtetë do ta kuptojnë edhe ata që e refuzuan në ditën e kijametit, por atëherë është pa dobi.

Çdo send është krijesë e Zotit. Ai krijoi qiej e tokë. Ka mundur t'i krijojë për një moment, por i krijoi në etapa për të na dhënë të kuptojmë se në nguti nuk ka rezultate. Qëndrimin e Zotit mbi Arshin duhet besuar bindshëm e pa kurrfarë komentimi. Sikurse e ngjall tokën e vdekur me anën e shiut, ashtu do t'i ngjallë të vdekurit pas shkatërrimit të përgjithshëm të ekzistencës.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 7:55–7:56

Allahu i Lartësuar i udhëzon robërit e Tij që të bëjnë dua, sepse nga kjo varet rregullimi i gjendjes së tyre qoftë në lidhje me çështjet e dynjasë, qoftë në lidhje me çështjet e ahiretit. I Lavdëruari thotë: - Luteni Zotin tuaj me përulësi dhe fshehtaz! - Me përgjërim e përulësi, duke i

shprehur nevojë n e varfërinë, me një zë të ulët e me zemër të mbushur me frikë - respekt e madhërim për Të, siç thotë i Lavdëruari në një ajet tjetër: “Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur!” [El ea’raf 205]. Në dy Sahih-ët është rrëfimi i Ebu Musa Eshariut, që tregon: “ Në fillim, njerëzit e ngrinin zërin kur bënin tekbire. Atëherë, Profeti u afrua dhe na tha: 1200. “O njerëz! Mbajeni veten! Ju nuk po i drejtoheni dikujt që nuk dëgjon apo që është larg! Ju po i luteni Atij që dëgjon dhe sheh gjithçka!” Ibn Xheriri ka thënë se: “Tedarruan” ka kuptimin “me përgjërim, përulësi e të gatshëm për t’iu nënshtruar e bindur urdhëresave të Tij.” Ndërsa fjala “ħufjeten” ka kuptimin “Me zemër të mbushur me frikë, respekt e madhërim për Allahun, me siguri të plotë rreth njëshmërisë së Tij në zotërim dhe meritën e adhurimit. Kështu, - vazhdon Ibn Xheriri - i Lartësuari na udhëzon që të tilla të jenë lutjet drejtuar Atij. Ato duhet të bëhen me një afërsi mes robit dhe Allahut e larg shtirjes e dukjes në sytë e krijesave. El Haseni ka thënë: “Allahu na tregon për një rob të mirë, me të cilin Ai është i kënaqur: “(Kujto) Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët...” [Merjem 3]. Ibn Xhurejxhi ka thënë që është e urryer ngritja e zërit gjatë duasë. Ne jemi urdhëruar të lutemi me përgjërim e përulësi.” Në vijim, i Lartësuari thotë: - Ai nuk i do ata që e teprojnë. - Ibn Abasi ka thënë: “Allahu nuk i do ata që e teprojnë qoftë në lidhje me lutjet, qoftë me çdo çështje tjetër.” Ahmedi përcjell nga njëri prej të afërmve ( meula) të Sadit, se Sadi ka thënë: “...unë e dëgjov a Profetin e Allahut të thotë: 1201. “Do të vijnë njerëz, që do ta teprojnë në lutje.” Sipas një versioni tjetër, ai tha: “...të cilët e teprojnë në rregullat e pastrimit dhe në lutje.” Pastaj lexoi ajetin: “Luteni Zotin tuaj me përulësi dhe fshehtas!” Në fakt, - vijoi ai, - të mjafton të thuash: “ Allâhumme inni es’eluke el Xhennete ue mâ karrabe ilejhâ min kaulin eu amel. Ue eûdhu bike minen -nâri ue mâ karrabe ilejhâ min kaulin eu amel!” (O Zoti im! Të lutem të më falësh Xhenetin dhe të më udhëzosh në çdo fjalë e vepër që të afron në të! Të kërkoj, gjithashtu, të më ruash nga Zjarri dhe të më largosh nga çdo fjalë e vepër që të afron në të!). Hadithin e sjell Ebu Daudi. - Mos shkaktoni trazira në tokë, pasi është vendosur rregulli në të ... - Allahu i Lavdëruar na ndalon nga shkatërrimi në botë dhe prishja e saj, pasi ajo është rregulluar. Sa i keq është shkatërrimi i saj, pas rregullimit! Nëse çështjet shkojnë në fillim mirë, dhe pastaj çrregullohen e përhapet shkatërrimi, është shumë e dëmshme dhe e dhimbshme për popujt, prandaj Allahu i Lavdëruar e ndalon shkatërrimin dhe urdhëron për ta adhuruar Atë, për t’iu lutur me përgjërim, përulësi dhe përkushtim. - Gjithashtu, lutjuni Atij me drojë dhe me shpresë (në zemër)! - Lutjuni, duke iu frikësuar Allahut dhe ndëshkimit të Tij dhe duke shpresuar shpërblimin e bujarinë e Tij.51 Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - Mëshira e Allahut është gjithmonë pranë vepërmirëve. - Mëshira e Allahut është pranë vepërmirëve, të cilët ndjekin me korrektësi e me sinqeritet porositë e Tij dhe i largohen me frikërespekt ndalesave të Tij. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, ...” [Ea’raf 156, 157]. Fjala “mëshira e Allahut” është në gjininë femërore, por në ajet Allahu thotë se ajo është “ karibun” (pranë), duke përdorur kështu një term në gjininë mashkullore (në arabisht), e nuk thotë “ karibetun”, në gjininë femërore. Janë dhënë mendime të ndryshme për këtë, por mendimi më i saktë është se, së bashku me mëshirën, është

pasur për qëllim edhe shpërblimi. Kështu, ajeti merr këtë kuptim: “Mëshira dhe shpërblimi i Allahut është gjithmonë (karibun) pranë vepërmirëve. 52 Megjithatë, Allahu është më i ditur.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 7:55–7:56

- “Luteni Zotin tuaj me përulësi dhe fshehtaz!” - Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i drejtohemi Atij me të dyja format e lutjeve: me kërkesa të drejtpërdrejta dhe me adhurime. 10 I Madhëruari i porosit robërit e Tij që të luten me përunjësi e përgjërim, duke qenë të përkushtuar dhe të vazhdueshëm në adhurimin ndaj Atij. Gjithashtu, lutjet e tyre drejtuar Allahut duhet të stolisen edhe me një cilësi tjetër: ato duhet të bëhet me përunjësi, jo me zë të lartë e me shfaqje të tepruara, si për sytë e njerëzve. - Ai nuk i do ata që e teprojnë. - Allahu nuk i do ata që e kalojnë masën, në çdo çështje qoftë. Kalimi i masës në lutje ndodh kur kërkon gjëra që nuk janë të lejueshme, kur e tepron me përzgjedhjen e fjalëve ose rimën e tyre, kur ngre zërin ose kur shfaq hapur përgjërim të ekzagjeruar. - “Mos shkaktoni trazira në tokë, pasi është vendosur rregulli në të...” - Mos përhapni shkatërrim e kaos në tokë nëpërmjet gjynaheve, mosbindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe poshtërsive, pasi është vendosur rregull përmes bindjes e nënshtrimit ndaj Allahut dhe adhurimit të Tij! Nuk ka dyshim se mosbindja ndaj Zotit dhe gjynahet e shkatërrojnë moralin, veprat

e krijesave dhe mirëqenien e tyre, sikurse ka thënë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Për shkak të veprave të këqija të njerëzve, është shfaqur në tokë e në det shkatërrimi, në mënyrë që të vuajnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të heqin dorë prej tyre." [Rum 41]. Nga ana tjetër, nëpërmjet bindjes, punëve të mira dhe adhurimit të Allahut të Lartësuar përmirësohen morali e veprat e robve dhe zbret begatia prej Tij. Nëpërmjet bindjes rregullohen të gjitha çështjet e dynjasë dhe të ahiretit. - “...dhe lutjuni Atij me drojë dhe me shpresë (në zemër) ! Mëshira e Allahut është gjithmonë pranë vepërmirëve. - Lutjuni Allahut duke pasur frikë ndëshkimin e Tij dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. Lutuni duke shpresuar që Ai ta pranojë lutjen tuaj, por edhe të frikësuar se mos Ai e refuzon atë. Mos u lutni si të përkëdhelur, të vetëkënaqur dhe duke mbivlerësuar veten. Gjithashtu, mos u lutni thjesht me fjalë që vërtiten në gojë, që dalin nga një zemër e shpërqendruar dhe e hutuar, por lutuni me përqendrim të plotë dhe insistim maksimal. Siç shihet, ndër normat e lutjes, ashtu siç i ka përmendur Allahu i Lartësuar, janë: 1. Të jetë e sinqertë vetëm për Allahun e Lartësuar, dhe kjo kuptohet nga këshilla për t’u lutur me përunjësi. 2. Zemra të jetë e mbushur me frikë dhe me shpresë, dhe jo duke qenë të shpërqendruar dhe të pavëmendshëm. 3.Duaja të bëhet duke kërkuar me këmbëngulje përgjigjen, dhe jo sa për të kaluar radhën apo pa u shqetësuar shumë në do t’i përgjigjet Allahu apo jo.

← Araf 7:55