7. Araf · Ajeti 58

سورة الأعراف
Përkthimi Sherif Ahmeti
58

وَٱلۡبَلَدُ ٱلطَّيِّبُ يَخۡرُجُ نَبَاتُهُۥ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَٱلَّذِي خَبُثَ لَا يَخۡرُجُ إِلَّا نَكِدٗاۚ كَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَشۡكُرُونَ

Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i radhisim argumentet Tona për ata që falënderojnë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
E vërteta mbi thëniet e Kuranit është e pranishme në dynja për ata që kuptojnë, e këtë të vërtetë do ta kuptojnë edhe ata që e refuzuan në Ditën e Kijametit, por atëherë është pa dobi. Çdo send është krijesë e Zotit. Ai krijoi qiej e tokë. Ka mundur t'i krijojë për një moment, por i krijoi në etapa për të na dhënë të kuptojmë, se në nguti nuk ka rezultate. Qëndrimin e Zotit mbi Arshin duhet ta besojmë bindshëm e pa kurrfarë komentimi për mënyrën e tij. Sikurse e ngjall tokën e vdekur me anën e shiut, ashtu do t’i ngjallë të vdekurit pas shkatërrimit të përgjithshëm të ekzistencës. Përkujtoni të mirat e Allahut që të gjeni shpëtim.