7. Araf · ajete 58–61

سورة الأعراف
58

وَٱلۡبَلَدُ ٱلطَّيِّبُ يَخۡرُجُ نَبَاتُهُۥ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَٱلَّذِي خَبُثَ لَا يَخۡرُجُ إِلَّا نَكِدٗاۚ كَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَشۡكُرُونَ

Wel-beledut-tejjibu jehruxhu nebatuhu bi’idhni rabbihi wel-ledhi habuthe la jehruxhu ‘illa nekidæn kedhalike nuserriful-’ajati likawmin jeshkurune

Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i radhisim argumentet Tona për ata që falënderojnë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
E vërteta mbi thëniet e Kuranit është e pranishme në dynja për ata që kuptojnë, e këtë të vërtetë do ta kuptojnë edhe ata që e refuzuan në Ditën e Kijametit, por atëherë është pa dobi. Çdo send është krijesë e Zotit. Ai krijoi qiej e tokë. Ka mundur t'i krijojë për një moment, por i krijoi në etapa për të na dhënë të kuptojmë, se në nguti nuk ka rezultate. Qëndrimin e Zotit mbi Arshin duhet ta besojmë bindshëm e pa kurrfarë komentimi për mënyrën e tij. Sikurse e ngjall tokën e vdekur me anën e shiut, ashtu do t’i ngjallë të vdekurit pas shkatërrimit të përgjithshëm të ekzistencës. Përkujtoni të mirat e Allahut që të gjeni shpëtim.
59

لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Lekad ‘erselna nuhæn ‘ila kawmihi fekale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu ‘inni ‘ehafu ‘alejkum ‘adhabe jewmin ‘adhimin

Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe!"

60

قَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Kalel-mele’u min kawmihi ‘inna lenerake fi delalin mubinin

Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!"

61

قَالَ يَٰقَوۡمِ لَيۡسَ بِي ضَلَٰلَةٞ وَلَٰكِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kale ja kawmi lejse bi delaletun we lekinni resulun min rabbil-’alemine

(Nuhu) Tha: "O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!"