7. Araf · ajete 6–10

سورة الأعراف
6

فَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرۡسِلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Felenes’elennel-ledhine ‘ursile ‘ilejhim we lenes’elennel-murseline

Ne patjetër do t'i marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dërguar (pejgamber), e do t'i marrim në pyetje edhe të dërguarit.

7

فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيۡهِم بِعِلۡمٖۖ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ

Felenekussenne ‘alejhim bi’ilmin we ma kunna ga’ibine

Dhe duke e ditur mirë Ne do t'u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).

8

وَٱلۡوَزۡنُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّۚ فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Wel-weznu jewme’idhinl-hekku femen thekulet mewazinuhu fe’ula’ike humul-muflihune

Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.

9

وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُم بِمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَظۡلِمُونَ

We men haffet mewazinuhu fe’ula’ikel-ledhine hasiru ‘enfusehum bima kanu bi’ajatina jedhlimune

Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë.

10

وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَجَعَلۡنَا لَكُمۡ فِيهَا مَعَٰيِشَۗ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ

We lekad mekkennakum fil-’erdi we xhe’alna lekum fiha ma’ajishe kalilæn ma teshkurune

Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani iu shpall Muhamedit a.s, për t’ju kumtuar njerëzve, edhe kërcënimet për ndëshkime, edhe për t’i këshilluar për punë sa më të mira. Sigurisht Pejgamberi a.s. ishte i preokupuar me atë, se a do të pranonin thirrjen e tij, apo do të refuzonin! Për këtë arsye Zoti i thotë, që të mos ndiejë vështirësi për të, pse Ai është ndihmës i tij.