7. Araf · ajete 65–69

سورة الأعراف
65

۞ وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمۡ هُودٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ

We ‘ila ‘adin ‘ehahum hudæn kale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu ‘efela tettekune

Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!"

66

قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِي سَفَاهَةٖ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Kalel-mele’ul-ledhine keferu min kawmihi ‘inna lenerake fi sefahetin we ‘inna lenedhunnuke minel-kadhibine

Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!"

67

قَالَ يَٰقَوۡمِ لَيۡسَ بِي سَفَاهَةٞ وَلَٰكِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kale ja kawmi lejse bi sefahetun we lekinni resulun min rabbil-’alemine

Tha (Hudi): "O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".

68

أُبَلِّغُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَأَنَا۠ لَكُمۡ نَاصِحٌ أَمِينٌ

‘Ubelligukum risalati rabbi we ‘ena lekum nasihun ‘eminun

(Jam i dërguar) Që t'ua komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju.

69

أَوَعَجِبۡتُمۡ أَن جَآءَكُمۡ ذِكۡرٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنكُمۡ لِيُنذِرَكُمۡۚ وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ جَعَلَكُمۡ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعۡدِ قَوۡمِ نُوحٖ وَزَادَكُمۡ فِي ٱلۡخَلۡقِ بَصۜۡطَةٗۖ فَٱذۡكُرُوٓاْ ءَالَآءَ ٱللَّهِ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

‘Ewe’axhibtum ‘en xha’ekum dhikrun min rabbikum ‘ala rexhulin minkum lijundhirekum we edhkuru ‘idh xhe’alekum hulefa’e min ba’di kawmi nuhin we zadekum fil-halki besteten fadhkuru ‘ala’el-lahi le’allekum tuflihune

A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t'ua tërheqë vërejtjen. Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.