We ‘in kane ta’ifetun minkum ‘amenu biel-ledhi ‘ursiltu bihi we ta’ifetun lem ju’uminu fasbiru hetta jehkumel-lahu bejnena we huwe hajrul-hakimine
"E në qoftë se një grup prej jush është që i besoi asaj me të cilën unë u dërgova, e një grup nuk besoi, duroni deri të gjykojë mes nesh All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë".
Kalel-mele’ul-ledhine estekberu min kawmihi lenuhrixhenneke ja shu’ajbu wel-ledhine ‘amenu me’ake min karjetina ‘ew leta’udunne fi milletina kale ‘ewelew kunna karihine
Paria që ishte kryelartë nga populli i tij, tha: "O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe ata që besuan nga fshati ynë, ose patjetër të ktheheni në fenë tonë". Ai (Shuajbi) tha: "A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?".
Kadi efterejna ‘ala Ellahi kedhibæn ‘in ‘udna fi milletikum ba’de ‘idh nexhxhanallahu minha we ma jekunu lena ‘en na’ude fiha ‘illa ‘en jesha’el-lahu rebbuna wesi’a rebbuna kulle shej’in ‘ilmæn ‘ala Ellahi tewekkelna rebbena efteh bejnena we bejne kawmina bil-hekki we ‘ente hajrul-fatihine
Ne do të kem shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse kthehemi në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëm nëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.
We kalel-mele’ul-ledhine keferu min kawmihi le’ini etteba’tum shu’ajbæn ‘innekum ‘idhæn lehasirune
Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: "(Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij), atëherë ju me siguri jeni të dëshpëruar".
Fetewella ‘anhum we kale ja kawmi lekad ‘eblegtukum risalati rabbi we nesehtu lekum fekejfe ‘asa ‘ala kawmin kafirine
E ai (Shuajbi) u kthye e tha: "O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe Salihu, sikurse edhe pejgamberët para tij, ishte i dërguar ta udhëzojë popullin në besim të drejtë, në besim në një Zot. Mrekullia e Salihut ishte deveja, mirëpo, edhe në popullin e tij pati asi kryelartë, të cilët edhe i refuzuan udhëzimet e pejgamberit e edhe penguan të tjerët, andaj si masë ndëshkuese i kapi një tërmet me një krismë dhe i la të shtanguar. Popullin e Lutit Zoti e shkatërroi me gurëzim nga qielli që binte si shi. U shkatërrua edhe bashkëshortja e tij, e cila nuk besoi dhe nuk i vlejti asgjë ajo që ishte grua e pejgamberit. Edhe Shuajbit, sikurse edhe Salihut dhe Lutit, i erdhi keq pse populli i tij nuk pranoi mësimet e Zotit dhe nuk u ndal nga punët e këqija. Megjithatë, ata e kryen detyrën e vet në mënyrë shumë të njerëzishme e edukative.
We ma ‘erselna fi karjetin min nebijin ‘illa ‘ehadhna ‘ehleha bil-be’sa’i we ed-derra’i le’allehum jedderra’une
Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
Thumme beddelna mekane es-sejji’etil-hesenete hetta ‘afew we kalu kad messe ‘aba’ena ed-derra’u we es-serra’u fe’ehadhnahum begteten we hum la jesh’urune
Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi", (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.