70. Mearixh · ajete 33–40

سورة الـمعارج
33

وَٱلَّذِينَ هُم بِشَهَٰدَٰتِهِمۡ قَآئِمُونَ

Wel-ledhine hum bishehadatihim ka’imune

Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).

34

وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ يُحَافِظُونَ

Wel-ledhine hum ‘ala selatihim juhafidhune

Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.

35

أُوْلَٰٓئِكَ فِي جَنَّٰتٖ مُّكۡرَمُونَ

‘Ula’ike fi xhennatin mukremune

Të tillët janë në xhennete dhe janë të nderuar.

36

فَمَالِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قِبَلَكَ مُهۡطِعِينَ

Femalil-ledhine keferu kibeleke muhti’ine

Ç'është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?

37

عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ عِزِينَ

‘Anil-jemini we ‘ani esh-shimali ‘izine

Ulen në grupe në të djathtë e në të majtë prej teje?

38

أَيَطۡمَعُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُدۡخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٖ

‘Ejetma’u kullu emri’in minhum ‘en judhale xhennete na’imin

A dëshiron secili prej tyre të hyjë në xhennetin e begatshëm?

39

كـَلَّآۖ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّمَّا يَعۡلَمُونَ

Kella ‘inna haleknahum mimma ja’lemune

Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.

40

فَلَآ أُقۡسِمُ بِرَبِّ ٱلۡمَشَٰرِقِ وَٱلۡمَغَٰرِبِ إِنَّا لَقَٰدِرُونَ

Fela ‘uksimu birebbil-meshariki wel-megaribi ‘inna lekadirune

Pra, betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi,