← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

72. Xhin · Ajeti 18 · Tefsir

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 72:18–72:24

Allahu i Lartësuar urdhëron adhuruesit e Tij që ta adhurojnë Atë si një të vetëm në vendet që Ai ka përcaktuar për adhurimin e Tij. Ai urdhëron që të mos i luten askujt tjetër dhe të mos i shoqërojnë asgjë dhe askënd në lutjet, përkushtimet dhe adhuri - met ndaj Tij. Kështu ka shpjeguar Katadja fjalën e Allahut të Lartësuar: - “Me të vërtetë, xhamitë janë vetëm që t’i lutesh Allahut, prandaj mos ju lutni në to askujt tjetër veç Allahut!” - Ai thotë: “Jehudët dhe të krishterët, kur hynin në kishat dhe sinagogat e tyr e, i bënin shirk Zotit. Atëherë, Allahu i Madhëruar e urdhë - roi Profetin e Tij të dashur dhe besimtarët që ta besojnë dhe adhurojnë Atë si një të vetëm e pa ortak.” Nga Ikrime vjen shpje - gimi: “Ky ajet ka zbritur dhe përfshin të gjitha llojet e xhamive e faltoreve.” Ndërsa Ibn Xhubejri thotë që fjala ‘ mesâxhid’ tre - gon gjymtyrët, me të cilat robi bie në sexhde. Ai i ka krijuar dhe ia ka dhuruar

robit, prandaj robi nuk duhet të bierë në sexhde me ato gjymtyrë, për askënd tjetër. Në një hadith të saktë nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!) përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 2766. “Jam urdhëruar që të bie në sexhde në shtatë gjymtyrë: “Ballin ...” - dhe pastaj tregoi me dorën e tij undën, dy duart, dy gjunjët dhe majat e këmbëve.” - “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin.” - Për këtë ajet janë dhënë shpjegime të ndryshme. El Aufi përcjell se Ibn Abasi ka thënë: “Kur e dëgjuan Profetin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) tek lexonte Kuran, pothuajse hipën mbi të, nga dëshira e madhe për të dëgjuar Kuranin. Ai as që i kuptoi kur u afruan, derisa i erdhi shpallja: “Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup xhindësh mbajtën vesh dhe thanë: 'Ne kemi dëgjuar një Kuran të habitshëm ...”. Ky shpjegim vjen nga Zubejr Ibn Auam. Ibn Xheriri sjell me senedin e tij prej Ibn Xhubejrit, e ky prej Ibn Abasit shpje - gimin se këto ishin fjalë që xhindët i thanë popullit të tyre, duke u shpjeguar atë që panë tek Profeti i Allahut. Pra, - thotë Ibn Abasi, - kur ata panë Profetin ﷺ të falte namaz me shokët e tij, vërejtën se, sa herë që ai binte në ruku, menjëherë pas tij binin (si valë deti) në ruku sahabët; edhe kur ai binte në sexhde, menjëherë pas tij binin në sexhde të gjithë sahabët. Ata u mahnitën nga bindja e shokëve të Profetit dhe pasimi që i bënin atij. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se, kur xhindët u kthyen tek populli i tyre, ua përshkruan atë që panë me këto fjalë: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin.” Ky është një tjetër shpjegim i ajetit, që vjen edhe nga Ibn Abasi, edhe nga Seid Ibn Xhubejri. Ndërsa Haseni shpjegon: “Kur Profeti u ngrit dhe tha: Lâ ilâhe il - l’Allâh dhe kur i ftoi njerëzit në adhurimin e Allahut një dhe të vetëm, arabët u ngritën kundër tij dhe gati hipnin njëri mbi tjetrin, nga përkushtimi për ta penguar e luftuar. Ngjashëm e shpjegon edhe Katadja i cili ka thënë: “Ata gati hipën njëri mbi tjetrin për t’iu kundërvënë këtij Profeti e për të shuar dritën që ai solli nga Zoti. Por Allahu ve - ndosi ta përkryente dritën e Tij, ta ndih - monte Profetin, që të triumfonte mbi të gjithë kundërshtarët e tij. Kështu, kuptimi i ajetit është: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin (për ta luftuar) .” Ky është shpjegimi më i dukshëm i ajetit, shpjegim që përforcohet edhe me atë që vjen më pas: - “Thuaj: “Unë adhuroj veçse Zotin tim ...” - Këto fjalë u tha i Dërguari i Zotit, kur ata e mundonin, e luftonin dhe e pengonin atë. Ata u mblodhën të gjithë bashkë, për ta hedhur poshtë Shpalljen që ai solli nga Zoti, të vërtetën e pamohueshme, dritën dhe udhëzimin e qartë. Ata u bashkuan të gjithë në armiqësinë dhe luftën kundër tij. Kuptimi është: Unë adhuroj veçse Zotin tim, të vetëm dhe pa ortak në madhështinë e Tij dhe në meritën e të gjitha adhurimeve. Unë i kërkoj mbrojtje Atij, i mbështetem dhe forca gjej vetëm tek Ai. - “... dhe nuk barazoj me Të asgjë.” - Nuk i bëj shok dhe ortak asnjë dhe asgjë Atij, në asnjë aspekt. - “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.” - Unë jam veçse një njeri, ashtu sikurse ju, me të vetmin ndryshim se mua më vjen shpallje prej Zotit. Unë jam thjesht një adhurues i Allahut dhe unë nuk kam në dorë asgjë. Unë nuk mundem t’i bëj zemrat tuaja të pranojnë udhëzimin e drejtë dhe as është në dorën time që t’ju largoj nga rruga apo t’ju sjell ndonjë dëm. Allahu është i vetmi që e ka në dorë pushtetin për ta krijuar udhëzimin në zemrat tuaja. Dobia dhe dëmi, të gjitha janë në dorën e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. - “Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut ...” - Askush nuk mund të më mbrojë mua prej Allahut, nëse unë nuk i bindem Atij. Askush nuk mund të më shpëtojë nga ndëshkimi i Zotit, nëse devijoj nga rruga e Tij.

- “... dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër.” - Nuk kam për të gjetur ndihmës, strehim dhe mbrojtës tjetër, veç Tij. - “Unë jam veçse përcjellës i Allahut dhe i shpalljeve të Tij.” - Asgjë nuk më shpëton prej Tij, veçse kumtimi i qartë i Shpalljes, mision të cilin ma ngarkoi Ai. Vetëm përmbushja e këtij misioni më fut në mbrojtjen e Allahut dhe më siguron ndihmën e Tij. - “Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehe - nemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.” - Unë kumtoj ndër ju mesazhin e Allahut dhe ai që nuk bindet do të marrë shpërblimin e merituar për këtë në zjarrin e Xhehenemit. Atje do të jetë përjetë, pafu - ndësisht. Kurrë nuk ka për të dalë prej tij dhe kurrë për t’ju shmangur ndëshkimit në të. - “Kur të shohin atë që u është pre - mtuar, atëherë do ta kuptojnë se cili është vërtet ndihmësi më i dobët dhe më i vogël në numër.” - Kur idhujtarët prej xhindëve dhe njerëzve të shohin të përmbu - shet ajo që u premtohet në Ditën e Kija - metit, atë ditë do ta dijnë dhe mësojnë shumë mirë se kush është më dobët, i pakët në ndihmëtarë e mbështetës, i pakët në numër, ata apo besimtarët, që e besuan dhe adhuruan Allahun si një të vetëm. Atëherë do të binden se për idhujtarët nuk do të ketë asnjë ndihmëse mbështetës. Ata do të jenë më të pakët e të pafuqishëm, përballë ushtrive të Allahut Krenar dhe të Lartësuar.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 72:18–72:24

- “Me të vërtetë, xhamitë janë vetëm që t’i lutesh Allahut, prandaj mos i'u lutni në to askujt tjetër veç Allahut!” - Lutja (dua-ja) është adhurim, dhe adhurimi nuk lejohet t’i përkushtohet askujt tjetër, veç Allahut të Madhëruar. Dua-ja është dy llojesh: 1. Dua e kërkesës ( duaul mes’eleh ), kur i lutesh të Adhuruarit shprehimisht për diçka, me fjalë. 2. Dua e adhurimit ( duaul ibâdeh ), kur i lutesh të Adhuruarit të të japë atë që dëshiron apo të të ruajë nga ajo së cilës i druhesh, jo shprehimisht me fjalë, por nëpërmjet adhurimeve, të cilat Ai i ka përcaktuar si të tilla, pra, si mundësuese të të mirave dhe larguese të të këqijave. Në këtë ajet kemi të bëjmë me një urdhër për të njësuar të Madhëruarin me adhurimet tona, mes të cilave është dua-ja. Pra, nuk lejohet që dua-ja, me të dyja mënyrat e saj, t’i drejtohet dikujt a diçkaje tjetër, veç Allahut të Madhëruar, të Lartësuar, të Gjithëmëshirshëm dhe Bujar. Xhamitë, të cilat janë shtëpitë e Allahut dhe vendet më të rëndësishme të adhurimit, duhet të jenë të pastra nga idhujtaria, me të gjitha mënyrat e saj. Këto shtëpi të Allahut duhet të ndërtohen me adhurime të sinqerta dhe të përkushtuara veç për të Vetmin që i meriton ato, për Allahun e Madhëruar. Allahu i Lartësuar duhet të adhurohet veçse me mënyrën dhe rrugët që Ai i ka përcaktuar si adhurime. Xhamitë e Allahut duhet të mbushen me madhërimin dhe përunjësinë e adhuruesve të sinqertë për Allahun e Madhëruar; me nënshtrimin e plotë të tyre ndaj Krenarit të Gjithëpushtetshëm. - “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar.” – Njëherë, kur Muhamedi (a.s.) qëndronte në këmbë dhe adhuronte Allahun e Lartësuar, duke bërë dua dhe duke lexuar Kur'an, një numër i madh xhindësh qëndronin njëri mbi tjetrin për të dëgjuar dhe parë adhurimin që bënte Profeti (a.s.). Ata ishin shumë të përqendruar dhe të përkushtuar në dëgjimin e Kur'anit, që të ndriçoheshin nga drita dhe udhëzimi i tij. - “Thuaj: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.”” - Thuaju atyre, o Profet, duke i sqaruar mirë: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.” Allahu i Lartësuar është i Vetmi që meriton adhurimet e krijesave, dhe ky është një urdhër i prerë. Ai adhurohet veçse sipas mënyrës dhe rrugëve të cilat Ai i ka qartësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Thelbi i ftesës së Profetit të fundit është adhurimi i Allahut si i Vetëm dhe i Pashoq, me mënyrën që Ai e ka përcaktuar, dhe largimi nga çdo gjë tjetër që idhujtarët dhe qafirët adhurojnë veç Tij. - “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.”” - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e tij të dashur dhe të zgjedhur që t’i këshillojë njerëzit dhe t’ua bëjë të qartë se ai, si gjithë profetët e tjerë, është veçse një njeri, një krijesë e Allahut, një adhurues si të gjithë adhuruesit e Allahut. Në të nuk ka asgjë hyjnore apo mbinjerëzore. Çdo gjë është në dorën e Zotit të botëve dhe Sunduesit të gjithësisë, Allahut të Lartësuar. Kjo bëhet për t’i prerë rrugën çdo idhujtarie në lidhje me profetët e Allahut të Madhëruar. Dobia dhe dëmi janë në dorën e të Plotpushtetshmit absolut. Nëse Ai

dëshiron të të dhurojë dhe begatojë me mirësitë e Tij, askush nuk mund ta pengojë Atë. Nëse Allahu dëshiron të të sprovojë me ndonjë të keqe, sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij, askush nuk mund ta ndalojë Atë dhe askush nuk mund të të ndihmojë për të shpëtuar prej përcaktimit të Tij. Vetëm Allahu udhëzon në rrugën e drejtë dhe vetëm Ai të shpëton nga humbja. Vetëm Allahut i kërkohet udhëzimi dhe vetëm tek Ai mund të mbështetesh plotësisht për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Profetët janë thjesht përcjellës të qartë dhe besnikë të Mesazhit hyjnor ndër njerëz. Ata janë adhurues të pastër dhe të sinqertë të të Madhëruarit. Ky është misioni i tyre, prandaj ata nuk duhen adhuruar. - “Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër. Unë jam veçse kumtues i (Fjalës së) Allahut dhe i shpalljeve të Tij.” - Askush nuk ka pushtet të të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut, madje as profetët e Allahut nuk kanë strehim dhe shpëtim gjetkë, përveç se tek Allahu i Lartësuar. Atëherë, kur profetët e Allahut, të cilët janë krijesat më të mira të Tij, bëjnë të qartë se nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, atëherë çfarë mund të thuhet për të tjerët, që qëndrojnë poshtë tyre?! Profetët e Allahut nuk i dallon asgjë prej njerëzve të tjerë, veç faktit që ata janë qartësues të së vërtetës dhe ftues në rrugën e Allahut të Lartësuar. Nëpërmjet tyre qartësohet e vërteta dhe zbulohet rruga e drejtë. Pas sqarimit të profetëve, askush nuk mund të justifikohet para Allahut të Madhëruar. Të zgjuarit i dëgjojnë me kujdes dhe përkushtim porositë e tyre, ndërsa të mjerët i shpërfillin ato, dhe largohen shumë larg të vërtetës. - “Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.” - Këtu është fjala për kundërshtimet që konsiderohen si kufër apo idhujtari. Ata që bëjnë të tilla kundërshtime janë të kërcënuar me qëndrim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa ata që bëjnë gabime poshtë kufrit dhe idhujtarisë nuk do të vuajnë përjetësisht në Xhehenem, sikurse tregojnë ajetet e Kur'anit dhe hadithet e sakta të Profetit (a.s.). Ky është një mendim konsensual dhe i pakundërshtueshëm i dijetarëve të parë dhe imamëve të këtij umeti. - “Kur të shohin atë që u është premtuar, atëherë do të kuptojnë se cili ka ndihmëtarë më të dobët dhe është më i pakët në numër.” - Kur ata ta shohin me sytë e ballit dhe të sigurohen për ndëshkimin që i pret, atëherë do ta njohin realisht se cili ka ndihmëtarë më të dobët dhe është më i pakët në numër, sepse atë ditë nuk do të kenë as ushtri e as përkrahës që mund t’i ndihmojnë, madje as vetveten nuk do mund ta ndihmojnë. Të gjithë do të ringjallen tek i Lartësuari të vetëm, sikurse i ka krijuar herën e parë.

← Xhin 72:18