72. Xhin · Ajeti 8 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 72:1–72:15
Përsa i përket ekzistimit të xhinëve, nuk ka ndonjë dyshim ndër besimtarët, ngase një gjë e tillë është vërtetua me Kur'an dhe me Synnet, andaj hamendjes së disa njerëzve, s'ka nevojë t'i vihet veshi, por përsa i përket formës së tyre, ka mendime të ndryshme.
Xhinët janë krijesa të padukshme, janë të krijuar prej një materie që shqisat tona nuk mund ta kapin.
Një grup i vogël xhinësh e paskan dëgjuar Pejgamberin duke lexuar Kur'an në namazin e sabahit, ose në namazin e vonë të natës. Pejgamberi nuk i ka parë në atë moment, as nuk ka ditur se ata janë duke dëgjuar, andaj i thuhet: Tregoji popullit se Zoti më shpalli dhe më njofti se më paskan dëgjuar duke lexuar Kur'an disa xhin. Ka mendime se ai rast ka qenë pas vdekjes së axhës së Pejgamberit, Ebi Talibit, dhe pas vdekjes se gruas së tij, Hadixhes, e duke u kthyer prej Taifit i demoralizuar, pse edhe atje nuk hasi në mirëkuptim te banorët e atij vendi përsa i përket pranimit të fesë islame. Kur'anin që e dëgjuan xhinët ishte sureja "Alek" (Ikre Bismi). Ndërkakq, shpallja e kësaj sureje, Muhammedit i jep kurajo për punën e mëtutjeshme, anipse nuk hasi në mirëkuptim edhe në Taif. bëri me dije idhujtarët mekas, se xhinët para tyre e pranuan fenë islame, e ata qëndronin në idhujtari edhe pse Kur'ani ishte në gjuhën e tyre.
Pas rastit të parë të dëgjimit të xhinëve Kur'anin, Pejgamberi ka qenë urdhëruar të dalë te ata dhe t'i thërrasë në besim. Prej xhinëve nuk ka pasur pejgamberë.
Para ardhjes së Pejgamberit tonë, xhinët janë përpjekur të arrijnë deri në qiell dhe të dëgjojnë ndonjë urdhër që u jepej engjëjve, E e pastaj të dinë se çka do të ndodhë. Me ardhjën e Pejgamberit, ata pengohen nga përpjekja, duke u gjuajtur me shkëndija zjarri të fortë prej yjeve dhe duke i djegur. Edhe xhinët pranojnë se mbështetja e disa njerëzve në rrëfimet që xhinët kinse u jepnin falltorëve etj., ishte e kotë dhe vetëm se ua rritnin mendjen edhe më tepër xhinëve, gjoja kanë diçka në dorë.
Prej kësaj pjese të Kur'anit kuptohet se prej xhinëve ka besimtarë dhe jobesimtarë.
Në këtë pjesë të Kur'anit jepet shenjë se zbatimi i porosive të Zotit dhe ndjekja e rrugës së drejtë, tërheqin begati të bujshme prej Zotit.
Xhamitë janë thjesht për ibadet Zotite nuk duhet shoqëruar aty diçka që nuk është për hir të Zotit.
Kur falej Pejgamberi, xhinët ose idhujtarët hipnin njëri mbi tjetrin për të dëgjuar Kur'an dhe për ta parë se si i lutej Zotit.
Pejgamberi është urdhëruar të publikojë, se nuk e di kohën kur do të bëhet kijameti, ajo është fshehtësi e Zotit. Ndonjë fshehtësi tjetër Zoti mund t'ia kumtojë ndonjë të dërguari, ose ndonjë të dashuri. Çdo kumtesë prej Zotit, që u është komunikuar pejgamberëve, ka qenë e siguruar prej melekëve, ashtu që askush tjetër nuk ka arritur të dijë se çka po i komunikohet atij.
Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Xhin. E falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 72:8–72:10
- “Vërtet, ne kemi hulumtuar qiellin, por e kemi gjetur atë plot me roje të fuqishëm dhe me shkëndija ...” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth xhindëve dhe gjendjes së tyre në kohën kur Ai dërgoi në
këtë botë Profetin e Tij dhe i zbriti atij Kuranin. Kështu, pjesë e ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj Shpalljeje është mbushja e qiellit me roje të shumta dhe siguri të për - forcuar. I Madhëruari e bëri këtë qiell të ruajtur në të gjitha skajet e tij dhe shejtanët u dëbuan nga vendet e tyre, ku ata qëndro - nin përpara ardhjes së Muhamedit. Në të shkuarën, ata qëndronin në qiell e përpi - qeshin që të shkëpusnin diçka prej lajmeve të qiellit ose të vidhnin diçka të fshehtë, që ua përcillnin fallxhorëve, të cilët mash - tronin dhe devijonin njerëzit në tokë. Nëse do të vazhdonte kështu, e vërteta do të nga - tërrohej dhe njerëzit nuk do ta njihnin atë. Kjo tregon butësinë dhe përkujdesin e madh të Allahut të Lartësuar mbi krijesat e Tij, mëshirën e Tij të paanë me adhuruesit e Tij. Kjo tregon për ruajtjen e madhe që Krenari e Ngadhënjimtari siguroi për Librin dhe Shpalljen e Tij të fundit, që do të qëndrojë gjithmonë me njerëzit, si udhërrëfyes për ta deri në Ditën e Kijametit. - “Ne, më parë, arrinim të dëgjonim di - çka, por kush përpiqet tashmë të dëgjojë atje, has në pusinë e shkëndijës së zjarr - të.” - Tashmë ai që tenton të vjedhë diçka nga lajmet e qiellit, duke hedhur dëgjimin, atë e ndjek pas shkëndija e zjarrtë, e cila e asgjëson atë. - “Ne nuk e dimë a është për qëllim ndo - një e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë.” - Nuk e dimë a synohet belaja, errësira, fatkeqësia për banorët e Tokës apo Allahu synon udhëzimin, dritën dhe mirësinë për ta. Në këto fjalë duket një edukatë e madhe e xhindëve në mënyrën e të shprehurit, kur flasin për Zotin. Shihet që ata nuk ia atri - buan të keqen Allahut të Lartësuar. Ndërsa kur folën për të mirën, ia atribuan atë Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Në hadith të saktë thuhet: 2764. “E gjithë e mira është në duart e Tua, ndërsa e keqja nuk mund të të atribuohet Ty!” 182 Edhe më herët, për - para se të vinte Profeti në këtë botë, në qiell dukeshin gjuajtës të zjarrtë, por jo me dendësinë që filloi pas shpalljes që i erdhi Muhamedi ﷺ .Ibn Abasi rrëfen: 2765. “Njëherë, kur ne ishim ulur së bashku me Pro - fetin e Allahut, pamë një shkëndijë gjuaj - tëse, që ndriçoi fortë dhe lëshoi zjarr. Ai tha: “Çfarë thoshit në të tilla raste?” Ne i thamë: “Ne thoshim që lindi një njeri i madh ose vdiq një njeri i madh.” Atëherë, ai tha: “Jo, nuk është aspak kështu. Nëse Allahu dëshiron një çështje, në qiell ...”, deri në fund. Hadithin e kemi sjellë edhe në sure të tjera, si Sebe etj. (Në vazhdim, në këtë hadith thuhet: “Kur Allahu i Lartësuar vendos diçka në qiell, melekët rrahin flatrat e tyre, në shenjë përunjësie për fjalën e vendimin e Zotit. Ajo (fjalë) dëgjohet si një zhurmë zinxhirësh të hekurt, që godasin mbi një shkëmb të lëmuar.” Kështu e ka për - cjellë Aliu. Ndërsa të tjerët, pas fjalës “në një shkëmb të lëmuar ...”, kanë shtuar: “... kështu e bën (Allahu), që të dëgjohet (ajo fjalë) ndër ta.” Pastaj, - vazhdon hadithi, - pasi zemrat e tyre çlirohen (nga frika) , ata pyesin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Thonë (Xhibrili dhe melekët më të afërt): “Tha të vërtetën Ai, që është i Lartësuari dhe i Madhëruari.” Kështu dëgjojnë (diçka) ata që tentojnë të dëgjojnë lajme nga qielli. Ata që tentojnë të dëgjojnë vjedhurazi lajme nga qielli janë kështu, njëri mbi tjetrin ... - dhe Sufjani bëri shenjë me dorë, duke hapur gishtat e dorës së djathë dhe duke i vendo - sur duart njëra mbi tjetrën. Ndodh që shkë - ndija e zjartë ta godasë atë që rrëmben diçka prej lajmeve të qiellit dhe ta përvëlojë, për - para se ai ta hedhë atë lajm tek tjetri. Por mund të ndodhë edhe që të mos e godasë, derisa ai t’ia përcjellë lajmin një tjetri po - shtë tij, e ky tjetrit poshtë tij, derisa ta zbresin në tokë.” Ndoshta Sufjani tha: “... derisa të zbresë në tokë e t’i jepet magji - starit apo fallxhorit, i cili e përzien me njëqind gënjeshtra dhe njerëzit e besojnë, duke thënë: “A nuk na njoftoi se në këtë ditë e në këtë vend do të ndodhë kështu e ashtu, dhe vërtet ashtu ndodhi?” Dhe është pikërisht ajo e vërtetë që u dëgjua nga lajmet e qiellit.” Kështu, shpeshtimi i shkë - ndijave të shumta gjuajtëse në qiell, i bëri
xhindët që të hulumtonin për shkakun, pra - ndaj u shpërndanë në të gjitha anët e Tokës, në lindje dhe perëndim të saj. Pas kësaj, ata e gjetën Profetin e Allahut duke kënduar Kuranin në namaz së bashku me shokët e tij, dhe e kuptuan se ishte pikërisht ky shka - ku i masave të mëdha e të forta për të ruajtur qiellin. Prej xhindëve pati shumë që besuan, por edhe shumë të tjerë, të cilët u rebeluan, sikurse kemi cituar hadithin e Ibn Abasit, në lidhje me këtë fjalë, në suren Ah’kaf dhe pikërisht tek ajeti 29. Shejtanët u tmerruan një natë, kur ishin shtuar shumë shkëndijat e zjarrta përvëluese dhe shkuan tek Iblisi dhe i folën atij për këtë çështje. Ai u tha: “Më sillni nga të gjitha anët e Tokës nga një grusht dheu, që t’i nuhas.” Atëherë, ata ia sollën dheun dhe ai e nuhati. Pas -taj tha: “Ai që kërkoni është në Mekë.” Kështu, ai dërgoi shtatë veta prej xhindëve ‘Nasi - bin’. Kur ata mbërritën në Mekë, e gjetën Profetin e Allahut në këmbë, duke u falur në xhaminë e shenjtë në Qabe. Ata iu afruan shumë pranë, nga dëshira për të dëgjuar Kuranin dhe menjëherë e pranuan Islamin. Kështu, Allahu i Lartësuar ia tregoi Profetit të Tij se çfarë ndodhi me ta. Këtë çështje e kemi shtjelluar në librin tonë “Sira”, për historinë e Profetit ﷺ . Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohja.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 72:8–72:13
- “Vërtet, ne kemi hulumtuar qiellin, por e kemi gjetur atë plot me roje të fuqishëm dhe me shkëndija (të zjarrta) .” – Kuptimi: Ne kontrolluam nëpër qiell, por e gjetëm atë të mbrojtur me roje, që nuk
lejojnë të afrohesh dhe të depërtosh nëpër të. Në të ka edhe shumë shkëndija të zjarrta, që godasin këdo që përpiqet të përgjojë vjedhurazi diçka nga lajmet e qiellit. Kjo që ndodhi ishte ndryshe nga ajo që ishim mësuar më parë, kur ne kishim mundësi që të afroheshim në qiell dhe të mësonim diçka nga lajmet që vinin prej andej. - “Ne, më parë, arrinim të dëgjonim diçka...” - Më parë mund të dëgjonim diçka nga lajmet e qiellit, aq sa dëshironte të lejonte Allahu. Por tani ndryshon puna: - “...por kush përpiqet tashmë të dëgjojë atje, has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.” - Për këdo që kërkon të vjedhë diçka nga lajmet e qiellit qëndron në pritë një shkëndijë e zjarrtë, që është përgatitur për ta djegur dhe shkatërruar atë. Duke parë gjithë këto masa të forta sigurie, ata e kuptuan se bëhej fjalë për diçka të madhe, për një lajm shumë të rëndësishëm. Në tokë po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Allahu i Lartësuar po përgatiste një ngjarje të madhe, të mirë ose të keqe, prandaj thanë: - “Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë.” - Duhej të ndodhte patjetër diçka e madhe, sepse ata vërejtën një ndryshim të pazakontë, që tregonte se Allahu i Lartësuar dëshironte diçka për banorët e Tokës. Në fjalët e tyre tregohet edukata ndaj Allahut të Lartësuar, sepse ata nuk e lidhën të keqen drejtpërdrejt me Allahun, por thanë: “...a është për qëllim ndonjë e keqe...”. Ndërsa kur folën për të mirën, thanë: “...apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë”. - “Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të tillë. Ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.” - Ka të mirë, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me sinqeritet dhe sipas porosive të Zotit dhe të Profetit. Por ka edhe të tjerë, që i shkelin kufijtë e Zotit, bëjnë krime dhe shkatërrime dhe mohojnë Zotin. Pra, janë grupacione të shumta dhe të ndryshme. Çdo grupacion i gëzohet asaj që beson, pa dije dhe pa argument të qartë. - “Ne jemi të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.” – Kuptimi: Vetëm tani e kuptuam qartë dhe plotësisht pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, dhe paaftësinë, dobësinë dhe varfërinë tonë të skajshme kundrejt këtij pushteti. Qenia jonë është tërësisht në dorë të të Gjithëpushtetshmit. Nuk ka asnjë mundësi që t’i shpëtojmë Atij në këtë tokë. Ne nuk mund të fshihemi dhe të shpëtojmë prej Allahut duke u arratisur, edhe nëse marrim çdo masë të mundshme. Është e pamundur t’i shpëtosh dhe të dalësh jashtë pushtetit të të Madhëruarit. Nuk ka vendstrehim që të mbron prej Tij, por mbrojtja është vetëm duke vrapuar dhe duke u afruar tek Ai. - “Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin, i besuam atij.” - Fjala ‘hudâ’ – ‘udhëzim’ ka për qëllim Kur'anin. Kur ata dëgjuan Kur'anin, që udhëzon në rrugën e drejtë, fjalët madhështore dhe të drejta të tij ndikuan në zemrat dhe në shpirtrat e tyre, prandaj ata besuan në të. Më pas, ata tregojnë një të vërtetë, që nxit dhe e gëzon çdo besimtar dhe adhurues të Zotit: - “E kush i beson Zotit të vet, nuk i druhet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.” - Çdokush që beson në Zotin e Madhëruar, me një iman të vërtetë, të sinqertë dhe të bazuar në argumente të ndritura nga i Madhëruari, nuk ka për të pasur frikë as për mangësi të shpërblimit në këtë jetë dhe jetën tjetër, as për padrejtësi kundër tij, dhe as për vuajtje, mundime apo fatkeqësi. Pra, do të jetë i ruajtur nga çdo e keqe dhe i uruar me çdo të mirë. Besimi i vërtetë, i sinqertë dhe i bazuar në argumente të ndritura nga i Madhëruari, është e vetmja mundësi për të arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar nga çdo e keqe, në këtë jetë dhe në jetën tjetër.