← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

73. Muzemil · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Muzemil Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures El Kalem, ajete: 20

Në këtë sure të shpallur në Meke, përfshihet një pjesë e jetës së të dërguarit të famshëm, Muhammedit, andaj në fillim të saj ai quhet me një emër përkëdhelës: o ti i mbështjellë Mandej bëhet fjalë për shpalljen si barrë e rëndë me të cilën Pejgamberi ishte obliguar t'ua komunikojë njerëzve dhe për të cilën i duhej përgatitje e shkathtësi, andaj, ai për t'u ngritur shpirtërisht, ndihmohej duke adhuruar Zotin gjatë natës. Pejgamberi porositet të jetë i durueshëm, se Zoti do t'i ndëshkojë ashpër idhujtarët. Në fund të sures i shprehet një lehtësim Pejgamberit dhe besimtarëve përkitazi me adhurimin e natës.

Quhet: "Suretul Muzemmil" - kaptina e mbështjellit, pse Pejgamberi ishte mbështjellë me petka pas shpalljes së parë.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 73:1–73:20

"Në fillim të shpalljes, kur Muhammedi a.s. ishte në shpellën Hira, i paraqitet Xhibrili me pjesën e parë të Kur'anit, me: ikre bismi rabbik..., dhe kur kthehet në shtëpi i thotë Hadixhës se jam friksëuar dhe kërkon ta mbulojë, e ajo e mbështjell me një pjesë nga kadifeja, pastaj i shpallet kjo sure, sikur i thotë: "O ti që je mbuluar në një qosh të shtëpisë e që kërkon qetësi e pushim dhe do t'u ikish çështjeve më të rëndësishme, le atë strukje e atë pushim, ngrihu e falu natën, përgatitu shpirtërisht dhe fizikisht për detyrën që të pret". Kuptohet se gjumi i gjatë dobëson njeriun, andaj edhe Pejgamberi edhe besimtarët ishin të obliguar të flenë pak, e të bëjnë shumë ibadet natën. Më vonë u bëhet një lehtësim nga ai obligim, e edhe lirohen në tërësi nga ibadeti i natës.

Muhammedit i thuhet se shpallja do të jetë barrë e rëndë, pse me të do të thërrasësh njerëzit në fe të re, në rregulla të reja, do t'i thërrasësh të tërhiqen prej adeteve të tyre të të kahershme me të cilat janë të mësuar, do t'i obligosh me obligime të reja e jo aq të lehta, e të gjitha këto kërkojnë përgatitje, përpjekje, nuk ke kohë të pushosh as të flesh aq shumë, e adhurimi yt natën është shkathtësi e trupit dhe thellim në përkujtime ndaj fuqisë së Zotit, andaj ngrihu!

Namazi i natës me të cilin ishin të obliguar u lehtësohet kur shpallet ajeti: "Falnu dhe lexoni çka ju vjen më lehtë", e më vonë kur bëhen obligim pesë kohët e namazit, ai i natës hiqet.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muzzemmil. Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 73:1–73:9

Kjo sure është zbritur në Mekë, përveç ajeteve 10, 11 dhe 20, të cilat kanë zbritur në Medinë. Kjo sure është shpallur pas sures Kalem. Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij të dashur Muhamedin ﷺ ,që ta lërë shtratin dhe të ngrihet në këmbë e t ë falet për Zotin e Tij Krenar dhe të Lartësuar. Nuk ka dyshim që Profeti ﷺ e përmbushi këtë urdhër të Zotit të Lartësuar. Allahu i Madhëruar i tregon, gjithashtu, masën e kohës që ai duhet ta kalonte ngritur në këmbë, duke u falur dhe adhuruar Atë. - “O ti i mbuluar!” - O ti që je në gjumë dhe i mbuluar me shtroje! - “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë ...” - Ngrihu gjysmën e natës, më shumë ose edhe më pak qoftë, kjo nuk do të jetë gabim për ty. - “... dhe lexoje Kuranin shtruar!” - Pra, lexoje atë me ngadalë, sepse kjo të ndihmon më tepër për të kuptuar Kuranin dhe për të medituar qetësisht rreth tij. Kështu e lexonte Profeti ﷺ Kuranin. 186 Në Sahihun e Buha - riut vjen hadithi nga Enesi, i cili u pyet rreth këndimit që Profeti i Allahut i bënte Kuranit dhe tha: 2768. “Ai e zgjaste këndimin.” Pastaj e ilustroi duke thënë: “Bismilâhirrahmâni-rahim. E zgjaste Bismil-laaahi, e zgjaste Er-Rahmaaani, e zgjaste ErRahiiim.” Gjithashtu nga Ummu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), kur u pyet rreth leximit të Profetit ﷺ ,tha: 2769. “Ai e ndante leximin e Kuranit ajet për ajet, duke qëndruar në çdo ajet. Këndonte “Bismillâhir-rahmânir-rahiiim” dhe qëndronte; Elĥamdu lil -lâhi rab -bil âlemiiin” dhe që - ndronte. Er-Raĥmânir-Raĥiiim dhe qëndronte; Mali-ki jeumid -din dhe qëndronte.” Kështu e kanë transmetuar imam Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Gjithashtu, Profeti ﷺ ka thënë: 2770. “Zbukurojeni (stoliseni) Kuranin me zërin tuaj (me zbukurimin e zërit tuaj). ” Ose: 2771. “Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin në këndimin e Kuranit.” Për dikë që po lexonte Kuran bukur, Profeti tha: 2772. “Këtij i është dhënë vërtet një nga thesaret e familjes së Daudit (pra, zëri i bukur në këndimin e Librit të Zotit). 187 Ishte fjala për Ebu Musa el Eshariun. - “Ne do të të shpallim ty fjalë me peshë.” - Ajo është një fjalë e rëndë në kohën e zbritjes dhe shpalljes së saj, për vetë madhështinë që ajo mbart në vetvete, sikurse ka thënë Zejd Ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): 2773. “Profeti i Allahut ishte duke më diktuar ajetin: “Nuk janë njëlloj ata besimtarë që rrinë (në shtëpitë e tyre), me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre.” Ndërkohë, erdhi Ibn Ummi Mektumi, i cili ishte i verbër, dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Vallahi, nëse do të kisha mundësi, do të bëja edhe unë xhihad në rrugën e Zotit!” Atëherë, Allahu zbriti fjalën e Tij: “... përveç të pamundurve ...” Në këtë mo - ment, pesha e tij po rëndohej mbi kofshën time, aq sa mendova se po ma thyente.” Ndërsa në Sahihun e Buharit është hadithi nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), që rrëfen se: 2774. Harith Ibn Hishami (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e pyeti të Dërguarin e Allahut: "O i Dërguari i Allahut! Si të vjen ty Shpallja?" I Dërguari i Allahut iu përgjigj: "Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje. Kjo formë është më e rënda. Kjo gjendje kalon pasi të kem kapur atë që më është shpallur. Nganjëherë mele - ku më vjen në formë njeriu dhe më flet dhe

unë kap çdo gjë që ai më thotë." Aishja shton: "Vërtet, unë e kam parë Profetin t'i vinte shpallja në një ditë shumë të ftohtë dhe t'i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar shpallja." Ky është versioni i Buhariut. - “Me të vërtetë adhurimi i natës ndikon më fort (në shpirt) dhe Fjala (e Kuranit) që lexohet është më e qartë (për mendjen dhe zemrën). ” - ‘Nâshietul-lejli’ ka kupti - min: ngritja dhe aktiviteti gjatë natës. Kuptimi është që namazi dhe adhurimet e kryera natën janë ndikuese më të forta në shpirtin e adhuruesit. Qëllimi këtu është për të treguar se namazi i natës është në kohën më të zgjedhur, atëherë kur zemra dhe gjuha janë tërësisht në harmoni me njëra-tjetrën, atë - herë kur nga këndimi i Kuranit merr dobitë më të mëdha, që janë meditimi dhe të kup - tuarit e tij. Gjatë natës, mendja dhe zemra përqendrohen në këndimin e Kuranit më tepër sesa gjatë ditës, pasi ditën njerëzit shpërndahen e angazhohen me çështjet e kësaj dynjaje. 188 - “Vërtet, gjatë ditës, ti ke angazhime të shumta.” - Gjatë ditës ke kërkesa dhe angazhime të shumta. Kështu ishte në fillimet e Islamit. Namazi i natës ishte farz, pastaj Allahu i Lartësuar e lehtësoi me bujarinë e Tij, duke u bërë mirësi robërve dhe adhu - ruesve të Tij, siç thotë në fund të kësaj sureje: “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj. Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë (namazin e natës), prandaj ju bëri lehtësime. Atëherë lexoni (Kuran) aq sa t’ju vijë më lehtë! Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë, do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë! Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë! Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpër - blyer. Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë!”. Kjo mbështetet edhe nga hadithi që sjell imam Ahmedi në Musned-in e tij nga Said Ibn Hishami, ku, shkurtimisht, thuhet që: 2776. “... ai i kërkoi leje Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), që të futej. Me të ishte edhe Hakim Ibn Muflih. Aishja, e cila e njohu atë, tha: “Hakimi?” - “Po!” - tha ai. - “Kush është ai që është me ty?” - “Said Ibn Hishami.” - “Kush është Hishami?” - “Është biri i Amrit.” Në këtë moment, ajo u lut, duke thënë: “Allahu e mëshiroftë!” Më pas tha: “Sa njeri i mirë ishte Amri!” Ai i tha: “O nëna e besimta - rëve! Më trego për moralin e Profetit ﷺ ”. Ajo tha: “A nuk e lexon Kuranin?!” - “Po, sigurisht që e lexoj.” - “Vërtet, morali i Profetit të Allahut ishte Kurani.” Atëherë , në mbarim të bisedës me të, vendosa që të ngrihem - thotë Saidi, - por u mendova dhe vendosa që ta pyesja edhe rreth faljes të Profetit të Allahut: “O nëna e besimtarëve! Na trego rreth namazit të Profetit të Allahut.” Ajo tha: “E ke lexuar suren Muz - zemil?” - “Po!” - “Allahu i Madhëruar e bëri detyrë namazin e natës me fillimin e kësaj sureje. Profeti i Allahut dhe shokët e tij, për një vit të plotë, e kishin detyrë që të falnin namaz nate, aq sa u ënjteshin këmbët. Kështu, Allahu i Madhëruar nuk e zbriti menjëherë fundin e sures Muzemil, bashkë me pjesën tjetër të sures, por e vonoi në qiell për 12 muaj. Pastaj Allahu i Madhë - ruar zbriti lehtësimin në fund të kësaj sureje, dhe kështu namazi i natës tashmë ishte i pëlqyeshëm, pasi më parë ishte i detyrueshëm.” Në këtë hadith veçojmë fjalën e saj: “... nuk e di që Profeti i Allahut të ketë lexuar Kuran gjatë gjithë natës, derisa të gdhihej edhe as të ketë agjëruar një muaj të plotë, përveç Ramazanit.” Unë shkova tek Ibn Abasi dhe i tregova ç’më tha Aishja. Ai tha: “Të vërtetën ka thënë. Vallahi, nëse do të isha tek ajo, do të shkoja që ta dëgjoja këtë hadith drejtpërdrejt nga goja e saj” Këtë hadith, me gjithë gjatësinë e tij, e sjell të plotë imam Ahmedi. Imam

Muslimi e ka sjellë nga Katadaja. Ali Ibn Talha përcjell shpjegimin e Ibn Abasit për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.” Ai thotë: “Kjo rezultoi e vështirë dhe e lodhshme për besimtarët, prandaj Allahu i Madhëruar ua lehtësoi më pas, i mëshiroi dhe zbriti ajetin tjetër: “Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë (namazin e natës), prandaj ju bëri lehtësime.”. Kështu Allahu i Lartësuar nuk ua ngushtoi dhe vështirësoi adhurimin, por u la hapësirë dhe liri.” Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij të panumërta. - “Por ti përmende Zotin tënd dhe përkushtoju plotësisht Atij!” - Pra, shpeshtoje përmendjen e Tij dhe përkushtohu tërësisht në adhurim, duke u shkëputur nga gjithçka tjetër veç. Veçohu për të adhuruar Allahun, pasi të kesh kryer detyrimet e dynjasë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Pasi të kesh përfunduar (detyrimet), atë - herë, për hir të Zotit tënd, përpiqu (me adhu-rime) dhe vetëm ndaj Zotit tënd përku-shtohu!” [Inshirah 7, 8]. Kur të mos e kesh mendjen të lidhur me dynjanë, përku - shtohu në adhurimet për Zotin. Ibn Abasi shpje-gon: “Përkushtohu me sinqeritet ndaj Zotit në adhurimet që kryen ndaj Tij.” Ibn Xheriri thotë: “ Mutebettilu dhe tebtilu tregojnë përkushtimin e vazhdueshëm në adhurime. Mutebettil i thuhet robit që është shumë adhurues, të përkushtuarit në adhurimin e Zotit.” - “Ai është Zoti i lindjes dhe i perë - ndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Prandaj, vetëm Atë zgjidh për mbështetje!” - Allahu është El-Maliku, Pronari i gjithçkaje, Mbretëruesi dhe Su - nduesi i gjithçkaje, Ai që administron dhe ka në dorë rregullimin e të gjitha çështjeve të krijesave, në lindje dhe në perëndim. Është Ai, Zoti i Vetëm, Ai që duhet ta duash me gjithë shpirt, ta madhërosh e t’i nën - shtrohesh plotësisht. Ai duhet të jetë i vetmi, tek i Cili duhet të mbështetesh dhe vetëm Atë duhet ta shohësh si Kujdestarin e çështjeve të tua, si të Vetmin që ia ke dorë - zuar të gjitha çështjet, sikurse thotë i Lartë - suari në ajetin tjetër: “Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështe - tje!” [Hud 123]. Ose siç na mëson në suren Fatiha, që t’i drejtohemi me lutje: “ Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë.” Ajete të tilla janë të shumta dhe në të gjitha urdhërohemi që ta adhurojmë Allahun si një të vetëm dhe vetëm Atij t’i mbështetemi. Pikërisht në këto dy themele: adhurimi i sinqertë e sipas porosive dhe Shpalljes së Zotit dhe mbështetja e plotë tek Zoti, mbështetej Profeti ﷺ në të gjitha veprat, dhikrin dhe lutjet e tij. 189

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 73:1–73:11

- “O ti i mbuluar!” – I mbuluar ( el muzzemmil), domethënë: “i mbuluar me rroba”. El muzzemmil ka të njëjtin kuptim me “ muddeththir”. Ky është një cilësim i Profetit të Zotit në momentet e para të Shpalljes. Kur Zoti e nderoi atë me Shpalljen, i dërgoi melekun Xhibril, i cili filloi t’i zbriste ajetet e para. Kur Xhibrili (a.s.) u afrua, Profeti (a.s.) pa diçka që, sikur të mos ishte profet, nuk do të arrinte ta përballonte. Kontakti i parë me melekun madhështor i krijoi atij një gjendje frike të fortë, të pa ndier më parë, aq sa filloi të dridhej. Në atë gjendje, Profeti (a.s.) nxitoi për te familja e tij, te Hadixhja (r.a.). Atje, duke u dridhur, thoshte: “Më mbuloni, më mbuloni!”. Profetit i erdhi Xhibrili dhe i

tha: “Lexo!”. Më pas, Allahu i Lartësuar e bëri atë që të ishte i qëndrueshëm dhe ta përballonte Shpalljen e Tij. Kështu, Profeti i zgjedhur vazhdoi ta përhapte mesazhin e Zotit, derisa arriti gradën më të lartë mes të dërguarve dhe profetëve të Zotit. Subhanallah! Sa i madh është ndryshimi mes gjendjes fillestare dhe përfundimtare të profetësisë së tij! Kështu, Allahu i Lartësuar i drejtua Profetit të Tij me atë cilësi të fillimit të profetësisë. Fillimisht, Allahu i Lartësuar e urdhëroi që t’i përkushtohej Atij me adhurime, dhe pastaj për të qenë i durueshëm kundrejt padrejtësive dhe mundimeve që do t’i jepnin armiqtë e besimit dhe të Allahut. Ai duhej të bënte durim në ftesën e njerëzve për të adhuruar vetëm Zotin dhe për të lartësuar fjalën e Tij. Ai duhej të bënte durim në zbatimin e plotë të porosive të të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar e urdhëroi së pari për më të dashurin, më të nderuarin dhe më të zgjedhurin e adhurimeve: e urdhëroi për namazin. Dhe jo për çdo lloj namazi, por për namazin në kohën më të nderuar dhe më të zgjedhur: namazin e natës. - “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje!” - Nga mëshira e Tij, Allahu i Madhëruar nuk e urdhëroi për t’u falur gjatë gjithë natës, por një pjesë të saj, të cilën e shpjegon më pas. Ai mund të falej gjysmën e natës, ose më pak, pra, një të tretën, ose diçka më shumë se gjysma, pra, dy të tretat e natës. Dhe, gjatë namazit, ai duhej të recitonte bukur Kur'anin, sepse këndimi i Kur'anit të mundëson që të meditosh thellë rreth tij. Ai i bën zemrat të lëvizin e të ndiejnë besimin dhe ëmbëlsinë e tij. Nëpërmjet këndimit të Kur'anit adhurohet Allahu dhe, duke zbatuar porositë e Tij, arrihet përgatitja më e plotë dhe më e mirë për takimin me Të. - “Ne do të shpallim ty fjalë me peshë.” - Shpallja e Zotit është diçka shumë e madhe dhe e rëndë për t’u mbartur. Kuptimet e saj janë madhështore, cilësitë e saj janë të mrekullueshme dhe të paarritshme. Një fjalë e tillë e meriton tërësisht që ta lexosh dhe të përgatitesh mirë për bartjen, zbatimin dhe përhapjen e saj. Ajo është një fjalë për të cilën duhet medituar shumë. Gjithmonë duhet të mësosh dhe punosh sipas saj. Më pas, tregohet urtësia e porosisë për të lexuar Kur'anin dhe për ta adhuruar Zotin me namaz përgjatë natës: - “Me të vërtetë adhurimi i natës ndikon më fort (në shpirt) dhe Fjala (e Kur'anit) që lexohet është më e qartë (për mendjen dhe zemrën) .” - Namazi i natës, pasi je çlodhur me gjumë, është më i dobishëm. Përfitimi prej Kur'anit është më i madh larg zhurmave dhe angazhimeve të ditës. Në këtë kohë, Kur'ani lexohet me gojë, por edhe ndihet me zemër. Kështu rregullohen çështjet e robit dhe merret plotësisht udhëzimi prej Kur'anit. Ndërsa ditën, këto qëllime janë më të vështira për t’u arritur, prandaj i Lartësuari thotë: - “Vërtet, ti, gjatë ditës, ke angazhime të shumta.” – Kuptimi: Ti je i angazhuar për të siguruar nevojat jetësore të tua dhe të familjes, gjë që ta ngarkon disi zemrën tënde. Këto angazhime nuk të lënë të përqendrohesh tërësisht në këndimin dhe kuptimin e fjalës së Zotit. Sidoqoftë, Zoti i jep të dashurit të Tij një porosi të rëndësishme edhe për gjatë ditës: - “Por, ti përmende Zotin tënd dhe përkushtoju plotësisht Atij!” - Përmende Zotin tënd me të gjitha llojet e dhikr-it dhe gjithmonë kthehu te Zoti yt! Përkushtimi i plotë ndaj Zotit bëhet duke u afruar me zemrën tënde drejt Tij, edhe pse trupin mund ta kesh mes njerëzve. Me zemrën tënde, ti kthehu i penduar te Zoti yt dhe përkujtoje Atë, edhe pse jeton e punon mes krijesave. Zemra jote është e mbushur me dashurinë për Allahun dhe në të nuk ka vend për asnjë krijesë. Zemra jote do dhe synon veçse Allahun dhe çdo vepër e fjalë që kënaq Atë. E si të mos jetë kështu, kur dihet se:

- “Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij.” - Allahu është Zoti i të gjitha lindjeve dhe i të gjitha perëndimeve; Ai është, gjithashtu, Zoti i çdo gjëje që ekziston mes tyre. Ai është Zoti i botës qiellore dhe tokësore. Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Përkujdesësi për gjithçka. Ai është Rregulluesi i të gjitha çështjeve. Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, nënshtrim e përulësi, veçse Allahu i Madhëruar! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq, në çdo aspekt. Çdo gjë është në dorën e Tij, prandaj urdhëroi dhe tha: “...prandaj vetëm Atë zgjidh për mbështetje.” Vetëm Atë zgjidhe për të të ruajtur dhe për t’u kujdesur për ty dhe për të gjitha çështjet e tua! Pasi e porositi Profetin e Tij për namaz, në mënyrë të veçantë, dhe për dhikër, në mënyrë të përgjithshme, aktivitete këto që e përgatisin njeriun për të mbartur detyrime të mëdha, Allahu i Lartësuar e urdhëroi për durim: - “Bëj durim për atë që të thonë njerëzit dhe largohu prej tyre me maturi!” - Bëj durim ndaj shpifjeve dhe fyerjeve të armiqve të tu! Duro fyerjet ndaj teje dhe ndaj Shpalljes, që ti e përcjell nga Zoti yt! Zbato me përpikmëri atë që të shpallet! Kurrë mos u spraps dhe ngadalëso në rrugën e Zotit tënd! Distancohu nga penguesit në mënyrën më të urtë dhe të mirë të mundshme! Mos bier në nivelin e tyre dhe t’i ofendosh ata me të njëjtën mënyrë, por thjesht largohu i nderuar! Dialogo dhe polemizo me ta në mënyrën më të sjellshme! - “M’i lër Mua ata gënjeshtarë pasanikë dhe jepu atyre një afat të shkurtër!” – Kuptimi: M’i lër Mua t’i ndëshkoj ata gënjeshtarë mosbesues, të cilëve u kam dhënë plot të mira e begati, por në vend që të tregohen mirënjohës, ata i kalojnë kufijtë, duke menduar se janë të pavarur, jo nevojtarë dhe të pamposhtur, sikurse thuhet në suren Ikra: “Pa dyshim, është e vërtetë se ai (njeriu) i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur.” Më pas, i Lartësuari i kërcënon ata me ndëshkim të ashpër ditën kur të kthehen tek Ai:

← Muzemil 73:1