73. Muzemil · ajete 10–19

سورة الـمـزّمّـل
10

وَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱهۡجُرۡهُمۡ هَجۡرٗا جَمِيلٗا

We esbir ‘ala ma jekulune we ehxhurhum hexhræn xhemilæn

Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.

11

وَذَرۡنِي وَٱلۡمُكَذِّبِينَ أُوْلِي ٱلنَّعۡمَةِ وَمَهِّلۡهُمۡ قَلِيلًا

We dherni wel-mukedhdhibine ‘uli en-na’meti we mehhilhum kalilæn

Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.

12

إِنَّ لَدَيۡنَآ أَنكَالٗا وَجَحِيمٗا

‘Inne ledejna ‘enkalæn we xhehimæn

Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.

13

وَطَعَامٗا ذَا غُصَّةٖ وَعَذَابًا أَلِيمٗا

We ta’amæn dha gussetin we ‘adhabæn ‘elimæn

Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.

14

يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ وَكَانَتِ ٱلۡجِبَالُ كَثِيبٗا مَّهِيلًا

Jewme terxhuful-’erdu wel-xhibalu we kanetil-xhibalu kethibæn mehilæn

Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.

15

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ رَسُولٗا شَٰهِدًا عَلَيۡكُمۡ كَمَآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ رَسُولٗا

‘Inna ‘erselna ‘ilejkum resulæn shahidæn ‘alejkum kema ‘erselna ‘ila fir’awne resulæn

Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.

16

فَعَصَىٰ فِرۡعَوۡنُ ٱلرَّسُولَ فَأَخَذۡنَٰهُ أَخۡذٗا وَبِيلٗا

Fe’asa fir’awnu er-resule fe’ehadhnahu ‘ehdhæn webilæn

E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.

17

فَكَيۡفَ تَتَّقُونَ إِن كَفَرۡتُمۡ يَوۡمٗا يَجۡعَلُ ٱلۡوِلۡدَٰنَ شِيبًا

Fekejfe tettekune ‘in kefertum jewmæn jexh’alul-wildane shibæn

Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq?

18

ٱلسَّمَآءُ مُنفَطِرُۢ بِهِۦۚ كَانَ وَعۡدُهُۥ مَفۡعُولًا

es-Sema’u munfetirun bihi kane wa’duhu mef’ulæn

Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.

19

إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذۡكِرَةٞۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًا

‘Inne hedhihi tedhkiretun femen sha’e ettehadhe ‘ila rabbihi sebilæn

Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.