← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

73. Muzemil · Ajeti 10 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 73:1–73:20

"Në fillim të shpalljes, kur Muhammedi a.s. ishte në shpellën Hira, i paraqitet Xhibrili me pjesën e parë të Kur'anit, me: ikre bismi rabbik..., dhe kur kthehet në shtëpi i thotë Hadixhës se jam friksëuar dhe kërkon ta mbulojë, e ajo e mbështjell me një pjesë nga kadifeja, pastaj i shpallet kjo sure, sikur i thotë: "O ti që je mbuluar në një qosh të shtëpisë e që kërkon qetësi e pushim dhe do t'u ikish çështjeve më të rëndësishme, le atë strukje e atë pushim, ngrihu e falu natën, përgatitu shpirtërisht dhe fizikisht për detyrën që të pret". Kuptohet se gjumi i gjatë dobëson njeriun, andaj edhe Pejgamberi edhe besimtarët ishin të obliguar të flenë pak, e të bëjnë shumë ibadet natën. Më vonë u bëhet një lehtësim nga ai obligim, e edhe lirohen në tërësi nga ibadeti i natës.

Muhammedit i thuhet se shpallja do të jetë barrë e rëndë, pse me të do të thërrasësh njerëzit në fe të re, në rregulla të reja, do t'i thërrasësh të tërhiqen prej adeteve të tyre të të kahershme me të cilat janë të mësuar, do t'i obligosh me obligime të reja e jo aq të lehta, e të gjitha këto kërkojnë përgatitje, përpjekje, nuk ke kohë të pushosh as të flesh aq shumë, e adhurimi yt natën është shkathtësi e trupit dhe thellim në përkujtime ndaj fuqisë së Zotit, andaj ngrihu!

Namazi i natës me të cilin ishin të obliguar u lehtësohet kur shpallet ajeti: "Falnu dhe lexoni çka ju vjen më lehtë", e më vonë kur bëhen obligim pesë kohët e namazit, ai i natës hiqet.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muzzemmil. Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 73:10–73:18

- “Bëj durim për atë që të thonë nje -rëzit dhe largohu prej tyre me maturi!” - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të bëjë durim ndaj fjalëve që thonë për të mendjelehtët nga mesi i popullit të tij, të cilët e konsideronin si gënjeshtar dhe tri - llues dhe jo si profet besnik të Zotit. I Lartësuari e urdhëron Profetin e Tij që të distancohet nga kjo kategori njerëzish me etikë dhe maturi. Më pas, i Madhëruari kër - cënon mohuesit nga ky popull, të cilët e

refuzuan Profetin dhe, pa dyshim, Allahu është i Madhëruari, Krenari, Ngadhënjim - tari, përballë zemërimit të të Cilit askush nuk mund të qëndrojë dhe të fitojë. - “M’i lër Mua ata gënjeshtarë pasanikë ...” - Pra, m’i lër Mua ata që të mohojnë, të cilët janë në rehati dhe luks në këtë botë, sepse mbi ta rëndojnë më shumë përgjegjësi dhe detyrime, se të tjerët. - “... dhe jepu atyre një afat të shkur - tër!” - Afatizoi pak, sepse: “Ne do t'i lëmë ata të kënaqen për pak (në këtë botë) , dhe pastaj do t'i ndëshkojmë ata me një dënim të tmerrshëm.” [Lukman 24]. - “Me të vërtetë, tek Ne ka ndëshkim” - Ka pranga e vargonj. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. - “... dhe zjarr.” - Zjarr përvëlues të ndezur fort, që flakëron fuqishëm. - “Ka ushqim që nuk gëlltitet dhe dënim të dhembshëm.” - Ushqimi të mbetet në grykë, as nuk shkon poshtë dhe as mund ta nxjerrësh jashtë. - “Atë ditë, toka e malet do të dridhen ...” - Toka dhe malet do të tronditen fuqishëm. - “... dhe malet të bëhen si rërë e lëvi - zëshme.” - Malet do të shndërrohen nga gurë e shkëmbinj, në duna rëre. Më pas do të bëhen tërësisht pluhur, që do të fluturojë në ajër, derisa toka të bëhe t shesh, sikurse thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur, kurse vendin e tyre do ta bëjë rrafsh e pa asnjë bimësi. As gropa e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta -ha 105 - 107]. Më pas, i Lartësuari u drejtohet mo - huesve kurejshë me një mesazh të rëndë - sishëm, që, në fakt, është mesazh për të gjithë njerëzit: - “Ne sollëm te ju një të Dërguar, që do të dëshmojë kundër jush ...” - Ai do të dëshmojë për ju, në lidhje me veprat tuaja. - “... ashtu siç çuam edhe te Faraoni një të dërguar.” - I dërguari që i paralajmëroi për ndëshkimin e ashpër. Ky ishte një kërcënim për popullin e Muhamedit ﷺ ,që të mos e kundërshtonin atë profet të zgjedhur, që u dërgua ndër ta, pasi ashtu do t’i godiste ajo gjë që goditi edhe Faraonin, kur ai refuzoi të dërguarin dhe mesazhin e tij, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Atëherë, Allahu e ndëshkoi atë rëndë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. Ky ndë - shkim është mësim për ata që frikësohen.” [Naziat 25, 26.]. - “Por Faraoni e kundërshtoi të Dërgua - rin, prandaj Ne e ndëshkuam atë me një dënim të rëndë.” - Dhe, pa dyshim, ju e meritoni më shumë ndëshkimin, nëse ku - ndërshtoni Profetin tuaj, sepse Profeti që u dërgua ndër ju është më i zgjedhuri, më madhështori dhe pa dyshim më i rëndë - sishëm se Musa Ibn Imrani, - paqja e Zotit qoftë me të gjithë ata! Më pas, i Lartësuari thotë: - “Nëse ju mohoni, atëherë si do të mbro - heni prej dënimit të asaj dite, që fëmijët do t’i bëjë pleq?!” - Pra, si mundet që të jeni të qetë dhe të sigurt nga ndëshkimi, nga ajo ditë dhe lemeria e saj, nëse ju mohoni dhe refuzoni ftesën e Zotit?! Nga tmerret dhe tronditja e madhe e asaj dite, e cila është Dita e Kijametit, do ndodhë që fëmijët të shndërrohen në pleq. Kjo është dita kur Allahu do të thërrasë Ademin: “O Adem!” Ademi do të përgjigjet: “Ja ku jam, urdhëro! E gjithë mirësia është në dorën Tënde!” Allahu do t’i thotë: ‘Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr!” Ademi do t’i thotë: ‘O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?’ Allahu do t’i thotë: ‘Në çdo një mijë vetë, nxirr 999 për t’i futur në Zjarr, e një për në Xhenet!’ Ajo është dita kur edhe fëmija do të thinjet dhe çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. Ju do t’i shihni nje - rëzit, që duken si turmë të dehurish, ndo - nëse nuk janë të dehur. Dënimi i Allahut do të jetë shumë i ashpër.”. - “Atë ditë, qielli do të çahet dhe prem - timi i Tij do të përmbushet.” - Premtimi i dhënë në lidhje me këtë ditë patjetër do të përmbushet dhe askush nuk mund t’i shmanget asaj.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 73:1–73:11

- “O ti i mbuluar!” – I mbuluar ( el muzzemmil), domethënë: “i mbuluar me rroba”. El muzzemmil ka të njëjtin kuptim me “ muddeththir”. Ky është një cilësim i Profetit të Zotit në momentet e para të Shpalljes. Kur Zoti e nderoi atë me Shpalljen, i dërgoi melekun Xhibril, i cili filloi t’i zbriste ajetet e para. Kur Xhibrili (a.s.) u afrua, Profeti (a.s.) pa diçka që, sikur të mos ishte profet, nuk do të arrinte ta përballonte. Kontakti i parë me melekun madhështor i krijoi atij një gjendje frike të fortë, të pa ndier më parë, aq sa filloi të dridhej. Në atë gjendje, Profeti (a.s.) nxitoi për te familja e tij, te Hadixhja (r.a.). Atje, duke u dridhur, thoshte: “Më mbuloni, më mbuloni!”. Profetit i erdhi Xhibrili dhe i

tha: “Lexo!”. Më pas, Allahu i Lartësuar e bëri atë që të ishte i qëndrueshëm dhe ta përballonte Shpalljen e Tij. Kështu, Profeti i zgjedhur vazhdoi ta përhapte mesazhin e Zotit, derisa arriti gradën më të lartë mes të dërguarve dhe profetëve të Zotit. Subhanallah! Sa i madh është ndryshimi mes gjendjes fillestare dhe përfundimtare të profetësisë së tij! Kështu, Allahu i Lartësuar i drejtua Profetit të Tij me atë cilësi të fillimit të profetësisë. Fillimisht, Allahu i Lartësuar e urdhëroi që t’i përkushtohej Atij me adhurime, dhe pastaj për të qenë i durueshëm kundrejt padrejtësive dhe mundimeve që do t’i jepnin armiqtë e besimit dhe të Allahut. Ai duhej të bënte durim në ftesën e njerëzve për të adhuruar vetëm Zotin dhe për të lartësuar fjalën e Tij. Ai duhej të bënte durim në zbatimin e plotë të porosive të të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar e urdhëroi së pari për më të dashurin, më të nderuarin dhe më të zgjedhurin e adhurimeve: e urdhëroi për namazin. Dhe jo për çdo lloj namazi, por për namazin në kohën më të nderuar dhe më të zgjedhur: namazin e natës. - “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje!” - Nga mëshira e Tij, Allahu i Madhëruar nuk e urdhëroi për t’u falur gjatë gjithë natës, por një pjesë të saj, të cilën e shpjegon më pas. Ai mund të falej gjysmën e natës, ose më pak, pra, një të tretën, ose diçka më shumë se gjysma, pra, dy të tretat e natës. Dhe, gjatë namazit, ai duhej të recitonte bukur Kur'anin, sepse këndimi i Kur'anit të mundëson që të meditosh thellë rreth tij. Ai i bën zemrat të lëvizin e të ndiejnë besimin dhe ëmbëlsinë e tij. Nëpërmjet këndimit të Kur'anit adhurohet Allahu dhe, duke zbatuar porositë e Tij, arrihet përgatitja më e plotë dhe më e mirë për takimin me Të. - “Ne do të shpallim ty fjalë me peshë.” - Shpallja e Zotit është diçka shumë e madhe dhe e rëndë për t’u mbartur. Kuptimet e saj janë madhështore, cilësitë e saj janë të mrekullueshme dhe të paarritshme. Një fjalë e tillë e meriton tërësisht që ta lexosh dhe të përgatitesh mirë për bartjen, zbatimin dhe përhapjen e saj. Ajo është një fjalë për të cilën duhet medituar shumë. Gjithmonë duhet të mësosh dhe punosh sipas saj. Më pas, tregohet urtësia e porosisë për të lexuar Kur'anin dhe për ta adhuruar Zotin me namaz përgjatë natës: - “Me të vërtetë adhurimi i natës ndikon më fort (në shpirt) dhe Fjala (e Kur'anit) që lexohet është më e qartë (për mendjen dhe zemrën) .” - Namazi i natës, pasi je çlodhur me gjumë, është më i dobishëm. Përfitimi prej Kur'anit është më i madh larg zhurmave dhe angazhimeve të ditës. Në këtë kohë, Kur'ani lexohet me gojë, por edhe ndihet me zemër. Kështu rregullohen çështjet e robit dhe merret plotësisht udhëzimi prej Kur'anit. Ndërsa ditën, këto qëllime janë më të vështira për t’u arritur, prandaj i Lartësuari thotë: - “Vërtet, ti, gjatë ditës, ke angazhime të shumta.” – Kuptimi: Ti je i angazhuar për të siguruar nevojat jetësore të tua dhe të familjes, gjë që ta ngarkon disi zemrën tënde. Këto angazhime nuk të lënë të përqendrohesh tërësisht në këndimin dhe kuptimin e fjalës së Zotit. Sidoqoftë, Zoti i jep të dashurit të Tij një porosi të rëndësishme edhe për gjatë ditës: - “Por, ti përmende Zotin tënd dhe përkushtoju plotësisht Atij!” - Përmende Zotin tënd me të gjitha llojet e dhikr-it dhe gjithmonë kthehu te Zoti yt! Përkushtimi i plotë ndaj Zotit bëhet duke u afruar me zemrën tënde drejt Tij, edhe pse trupin mund ta kesh mes njerëzve. Me zemrën tënde, ti kthehu i penduar te Zoti yt dhe përkujtoje Atë, edhe pse jeton e punon mes krijesave. Zemra jote është e mbushur me dashurinë për Allahun dhe në të nuk ka vend për asnjë krijesë. Zemra jote do dhe synon veçse Allahun dhe çdo vepër e fjalë që kënaq Atë. E si të mos jetë kështu, kur dihet se:

- “Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij.” - Allahu është Zoti i të gjitha lindjeve dhe i të gjitha perëndimeve; Ai është, gjithashtu, Zoti i çdo gjëje që ekziston mes tyre. Ai është Zoti i botës qiellore dhe tokësore. Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Përkujdesësi për gjithçka. Ai është Rregulluesi i të gjitha çështjeve. Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, nënshtrim e përulësi, veçse Allahu i Madhëruar! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq, në çdo aspekt. Çdo gjë është në dorën e Tij, prandaj urdhëroi dhe tha: “...prandaj vetëm Atë zgjidh për mbështetje.” Vetëm Atë zgjidhe për të të ruajtur dhe për t’u kujdesur për ty dhe për të gjitha çështjet e tua! Pasi e porositi Profetin e Tij për namaz, në mënyrë të veçantë, dhe për dhikër, në mënyrë të përgjithshme, aktivitete këto që e përgatisin njeriun për të mbartur detyrime të mëdha, Allahu i Lartësuar e urdhëroi për durim: - “Bëj durim për atë që të thonë njerëzit dhe largohu prej tyre me maturi!” - Bëj durim ndaj shpifjeve dhe fyerjeve të armiqve të tu! Duro fyerjet ndaj teje dhe ndaj Shpalljes, që ti e përcjell nga Zoti yt! Zbato me përpikmëri atë që të shpallet! Kurrë mos u spraps dhe ngadalëso në rrugën e Zotit tënd! Distancohu nga penguesit në mënyrën më të urtë dhe të mirë të mundshme! Mos bier në nivelin e tyre dhe t’i ofendosh ata me të njëjtën mënyrë, por thjesht largohu i nderuar! Dialogo dhe polemizo me ta në mënyrën më të sjellshme! - “M’i lër Mua ata gënjeshtarë pasanikë dhe jepu atyre një afat të shkurtër!” – Kuptimi: M’i lër Mua t’i ndëshkoj ata gënjeshtarë mosbesues, të cilëve u kam dhënë plot të mira e begati, por në vend që të tregohen mirënjohës, ata i kalojnë kufijtë, duke menduar se janë të pavarur, jo nevojtarë dhe të pamposhtur, sikurse thuhet në suren Ikra: “Pa dyshim, është e vërtetë se ai (njeriu) i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur.” Më pas, i Lartësuari i kërcënon ata me ndëshkim të ashpër ditën kur të kthehen tek Ai:

← Muzemil 73:10