← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

74. Mudethir · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Mudethir Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures El Muzzemmilu, ajete 56

Kjo sure e zbritur në Meke, e obligon Pejgamberin t'i përvishet detyrës me zell, t'u tërheqë vërejtjen idhujtarëve, të bëjë durim ndaj mundimeve që ia sjellin ata deri sa Allahu të bjerë vendim gjykimi kundër armiqve të tij.

Në këtë sure bëhet një rrëfim qëndrimit të Velid ibni Mugirës, kriminelit të madh, i cili edhe pse e dinte se Kur'ani ishte fjalë e Zotit, ai për të mos e humbur pozitën ndër idhujtarë, e quajti magji.

Bëhet fjalë për zjarrin e xhehenemit dhe për zebanijet që kanë për detyrë të ndëshkojnë jobesimtarët, e përmendet edhe numri i tyre.

I bëhet një vështrim edhe dialogut që do të zhvillohet ndërmjet besimtarëve dhe mëkatarëve, për ç'arsye ata futen në xhehenem.

Në fund përmendet shkaku pse idhujtarët i ikin besimit të drejtë.

Quhet: "Suretul Muddeththiri" - kaptina e të mbuluarit, ngase ai, Pejgamberi, ka qenë mbuluar me pallton e vet.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 74:1–74:31

Pas një ndërprerjeje të shpalljes, Pejgamberi qe mërzitur. Kur një ditë sa ai ishte duke ecur, dëgjoi një zë nga qielli, ngriti kokën, kur qe, ai engjëlli që i pat ardhur në Hira, u trishtua e shkoi te shtëpia dhe tha më mbuloni.

Kjo pjesë e Kur'anit e urdhëron Pejgamberin të thërrasë njerëzit në rrugë të drejtë, ta dijë se Zoti është më i madhi, të jetë i pastër, se ajo është veti e myslimanit, të jetë sa më larg idhujve të ndytë, të mos mendojë se ka dhënë dhe ka bërë shumë, pse fisnikut gjithnjë i duket se ka dhënë pak, të jetë i durueshëm, se kur do t'i fryhet surit për kijamet, ajo është ditë e vështirë për jobesimtarët.

E Për Velidin, të cilit Zoti i kishte dhënë pasuri të madhe e djem, që ishte autoritativ i kurejshëve, Zoti i tha Muhammedit lërma Mua, se ai po i refuzon faktet tona, ai po mendon se si me i bishtëruar Kur'anit, dhe atë e bën kohë pas kohe duke u thelluar e mrrolur dhe tha për të se është magji që përcillet prej njëri-tjetrit, nuk është fjalë e Zotit po e njerëzve. Atë do ta fusë në Sekar, në xhehenemin më të ashpër, të cilin e mbikëqyrin nëntëmbëdhjetë melaike të ashpra. Zoti e përmend Sekarin dhe numrin e zebanijeve vetëm sa për t'i vënë në sprovë jobesimtarët, të cilët thoshin se qenkan pak, ne mund t'i mundim ata etj. Kjo është një nga fshehtësitë e Zotit, i cili askë me dhunë nuk e vë në rrugë të gabuar. Ai njerëzit i ka lënë të lirë u ka tërhequr vërejtjen, nuk i ka ngarkuar me vështirësi, nuk i shpalli librat shkel e shko, nuk krijoi qiej e tokë pa qëllim, atëherë çdo gabim është lëshim i njeriut.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 74:1–74:10

Kjo sure është zbritur pas sures Muzzemil. - “O ti i mbuluar!” - Në Sahih-un e Buhariut është një hadith nga Xhabiri, i cili tre - gon: “Shpalljet e para kuranore janë ajetet: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërej - tjen (botës)! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. Megjithatë, shumica janë të mendimit se të parat ajete të zbritura janë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”. [Alak 1 - 5]. Në fakt, Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) bazohet në hadithin që ai dëgjoi prej Profetit ,ﷺ i cili thotë: 2784. “Pasi që - ndrimit në guvën Hira, kur bëra që të zbri - sja, më thirri një zë. Vështrova nga e dja - thta, nuk pashë gjë. Vështrova majtas, nuk pashë gjë. Pastaj vështrova përpara meje dhe nuk pashë gjë. Vështrova pas dhe sërish nuk pashë gjë. Pastaj ngrita kokën dhe pa - shë diçka. Atëherë, shkova tek Hadixhja dhe i thashë: “Më mbuloni dhe më hidhni sipër ujë të ftohtë!” Kështu, ata më mbuluan dhe më hodhën ujë të ftohtë. Dhe atëherë zbriti: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. [Buhariu]. Muslimi sjell përmes rrugës së Akilit, deri tek Xhabir Ibn Abdullahi, se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të flasë për kohën e ndërprerjes së uahj-it dhe të thotë: 2785. “Isha duke ecur, kur dëgjova një zë prej qiellit. Ngrita sytë lart në qiell dhe atje pashë melekun, që më erdhi në Hira, i cili qëndronte ulur në një fron mes qiellit dhe Tokës. U frikësova prej tij, aq sa rashë në Tokë. Menjëherë shkova

tek familja ime dhe u thashë: “Më mbuloni! Më mbuloni!” Dhe ata më mbuluan. Atëhe - rë zbritën ajetet: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. Sipas këtij hadithi, kuptohet që zbritja e Shpalljes ki - shte nisur para kësaj ngjarjeje, sepse Profeti ën ihdre ëm ëq ,nukelem ëhsap“ :ëq ëtoht ﷺ shpellën Hira. Ishte pikërisht Xhibrili, kur erdhi me fjalën e Allahut: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”. [Alak 1 - 5]. Kështu, harmonizimi mes haditheve është të themi se: “E para gjë që zbriti pas ndërpre - rjes së Uahjit ishte kjo sure. Sikurse tran - smeton imam Ahmedi nga Xhabir ibn Abdilah i cili e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2786. Pastaj u vonua shpallja prej meje për një farë kohe. Ndërkohë, që unë isha duke ecur dëgjova një zë nga qielli, ngrita vështrimin nga qielli dhe ja, meleku i cili më erdhi (në Hira) tashmë qëndronte ulur mbi një fron mes qiellit dhe Tokës. U tmerrova prej tij nga frika aq sa rash ë në tokë. Atëherë shkova tek familja ime dhe u thashë atyre: Më mbuloni! Më mbuloni! Dhe ata e mbuluan .... hadithi. ... Kështu Allahu i Lartësuar zbriti: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (njerëzisë)! E madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. Pas kësaj, Shpallja vijoi të zbriste pandërprerë.” Kështu e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi prej Zuhrit. - “Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen!” - Pra, paralajmëroji njerëzit haptazi, për t’u nën - shtruar në besimin e vërtetë dhe rrugën e drejtë! Me shpalljen e këtyre ajeteve, Muhamedi ﷺtashmë ishte ‘Resul’, pasi me shpa - lljen e ajeteve të sures ‘Ikra’ ai ishte bërë ‘Nebij’. 192 - “Madhëroje Zotin tënd!” - Madhëroje e lartësoje Atë. (Madhëroje Atë, duke e be - suar dhe adhuruar si një e të vetëm! Qëllimi yt në këshillimin e njerëzve të jetë këna - qësia e Allahut të Lartësuar dhe që ata ta madhërojnë, duke ia përkushtuar të gjitha adhurimet vetëm Atij.) Pastaj i Lartësuari thotë: - “Rrobat e tua pastroji!” - Pastrohu prej gjynaheve dhe gabimeve. Thuhet se qëllimi është pastrimi i zemrës. Gjithashtu, thuhet se qëllimi është: “Laji dhe pastroji rrobat me ujë!”. Ky urdhër jepej, sepse idhujtarët nuk pastroheshin. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëroi të pastronte rrobat e tij. Këtë mendim e ka zgjedhur edhe Ibn Xhe - riri. Sidoqoftë, ka mundësi që ajeti t’i për - fshijë të gjitha këto, sepse arabët me fjalën ‘thijab’ shpesh nënkuptojnë edhe zemrën. - “Së keqes së ndyrë largoju!” - Pra, lëri gjynahet, mosbindjen ndaj Zotit. Sidoqoftë, urdhri i Allahut të Lartësuar për të lënë gjy - nahet e për t’u pastruar, jo domosdoshmë - risht nënkupton se Profeti ﷺ ishte i papastër apo bënte gjynahe. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, që thotë: “O Profet! Kije frikë Allahun e mos u shko pas jobesi - mtarëve dhe hipokritëve! Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. Zbatoje me besnikëri atë që po të shpallet nga Zoti yt! Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. Dhe mbështetju Allahut! Mjafton që Allahu të jetë Mbrojtësi yt.” [Ahzab 1 - 3]. Në fakt, nuk është se Profeti ﷺ iu bind mohuesve dhe munafikëve, pasi ai ishte në gradën më të lartë të takuas. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë!” - Mos të të duket shumë ajo që ti jep dhe të kërkosh prej të tjerëve më shumë se ajo që ke dhënë. Kështu e kanë komentuar Ibn Abasi dhe disa tabiinë. - “Dhe për hir të Zotit tënd, duro!” - Durimin ndaj mundimeve që të jepen bëje veçse duke kërkuar kënaqësinë e Zotit tënd Krenar dhe të Lartësuar. - “Kur t'i fryhet Surit...” - En-Nakur është Suri, të cilit do t’i fryhet Ditën e Kijametit. Muxhahidi thotë që ai ka formën e një briri, sipas Ibn Abasit, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2787. “E si të kënaqem me jetën time, ndërkohë që “Meleku i

Bririt” e ka vendosur bririn në gojë, e ka ngritur ballin dhe pret kur do të urdhërohet për t’i fryrë.” - “Atëherë është një ditë e vështirë.” - Ajo është një ditë e ashpër, e tmerrshme, e vështirë. - “Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobe - simtarët.” - Nuk është ditë e lehtë për ta, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Prandaj largohu prej tyre deri në ditën kur Lajmëtari (Israfili) t’i thërrasë drejt tmerrit! Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 8]. Për kadiun e Basrës, Zurara Ibn Eufa, tregohet se po falte nama - zin e sabahut, duke kënduar këtë sure. Kur arriti tek fjala e Allahut të Lartësuar: “E kur t'i fryhet Surit ...”, lëshoi një klithmë dhe ra i vdekur. Kjo ndodhi nga frika e madhe dhe përjetimi i fortë i këtij ajeti. Allahu e mëshiroftë!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 74:1–74:7

- “O ti i mbuluar!” - El Muddeththir ka të njëjtin kuptim si El Muzzemmil , pra: “i mbuluar, i mbështjellë”. Profeti urdhërohet që të përpiqet me adhurime ndaj Allahut të Madhëruar, qofshin ato adhurime me dobi të kufizuar personale, qofshin me dobi të përgjithshme. Fillimisht, në suren Muzzemmil, i Madhëruari e urdhëroi Profetin për adhurime personale dhe për durim ndaj mundimit të sjellë nga populli i tij. Ndërsa në këtë sure, Allahu i Lartësuar e urdhëron që ta shfaqë haptas thirrjen dhe t’u tërheqë vërejtjen njerëzve: - “Ngrihu dhe paralajmëroi (njerëzinë)!” - Ngrihu me ambicie e gjallëri dhe tërhiqu vërejtjen njerëzve, me fjalë dhe me vepra, që duhen për të arritur qëllimin. Sqarojua mirë mesazhin, që ata ta kenë më të lehtë zbatimin e tij. - “E madhëroje Zotin tënd!” – Pra, madhëroje Atë, duke e njësuar në adhurim! Qëllimi yt në këshillimin e njerëzve të jetë kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe që ata ta madhërojnë Atë duke ia përkushtuar të gjitha adhurimet vetëm Atij. - “Rrobat e tua pastroji!” - Ka mundësi që “rrobat e tua” të nënkuptohet si “veprat e tua”, të gjitha e pa përjashtim. Vepra është e pastër kur e kryen me sinqeritet, duke synuar të jesh i dobishëm me të, si edhe kur e kryen në formën më të plotë, duke e ruajtur nga çdo gjë që e prish saktësinë dhe pranueshmërinë e saj. Vepra është e pastër kur e ruan nga idhujtaria, hipokrizia, syfaqësia, vetëkënaqësia, mendjemadhësia, shpërfillja e çdo mangësi tjetër. Megjithatë, ajeti përfshin edhe pastrimin e rrobave nga ndyrësitë. Edhe kjo vepër konsiderohet si pastrim i veprave, sidomos kur bëhet fjalë për namazin. Madje, shumë dijetarë e kanë konsideruar pastrimin e rrobave nga ndyrësitë si kusht për saktësinë e namazit. Por, gjithsesi, edhe nëse kemi të bëjmë me një urdhër për të pastruar anën tonë të jashtme, duhet të dimë se pastrimi i jashtëm është plotësues i pastërtisë së brendshme. - “Së keqes së ndyrë largoju!” - Këtu me fjalën “er-ruxhz” – “e keqe e ndyrë”, mund të jenë pasur për qëllim putat dhe idhujt, që janë adhuruar përveç Allahut. Pra, Allahu i Madhëruar e urdhëron që të largohet prej tyre; të distancohet nga çdo mashtrim dhe trillim i njerëzve rreth “bëmave” të këtyre idhujve. Por ka mundësi që me fjalën “ erruxhz” të jenë pasur për qëllim të gjitha llojet e veprave dhe fjalëve të këqija. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin që të largohet dhe të ruhet nga gjynahet, të vogla a të mëdha qofshin, të dukshme a të fshehta, duke filluar nga idhujtaria e gjithçka poshtë saj. - “Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë!” - Mos u lëvdo e mos të të duket shumë ndonjë e mirë që u ke bërë apo që u ke dhënë njerëzve, në lidhje me dynjanë apo me fenë. Mos e zmadho shumë këtë të mirë, por vazhdo të përpiqesh maksimalisht për të ndihmuar të tjerët. Bëj mirë dhe harroje atë! Mos kërko asnjë shpërblim e vlerësim gjetkë, veçse tek Allahu i Madhëruar. Ata që u ke bërë ndonjë të mirë konsideroji njëlloj si të tjerët. Disa kanë thënë se kuptimi i ajetit është: “Mos i bëj mirësi askujt me qëllimin që ai të ta kthejë bamirësinë me diçka më shumë se ajo”. Kështu që këtu kemi të bëjmë me një urdhër të veçantë vetëm për Profetin. - “Dhe për hir të Zotit tënd, duro!” - Me durimin tënd, syno vetëm shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut! Profeti (a.s.) i zbatoi menjëherë urdhrat e Zotit të tij. Ai i paralajmëroi njerëzit, u sqaroi të gjitha urdhrat hyjnorë dhe i njohu ata me

madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ai i ftoi të gjithë që ta madhëronin Allahun, të pastronin veprat e fjalët e tyre, të dukshmet dhe të fshehurat, ashtu sikurse ai vetë i pastroi ato nga çdo ndyrësi. Ai u distancua nga çdo gjë që e largonte nga Allahu i Madhëruar: nga idhujt dhe idhujtaria, nga e keqja dhe nga të këqijtë. Profeti (a.s.) ishte bamirësi më i madh ndaj njerëzve, pas mirësisë së Allahut Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm, pa u kërkuar atyre asnjë shpërblim e vlerësim për këtë. Ai duroi për hir të Allahut të Madhëruar, me mënyrën më të mirë. Ai duroi për të qenë i bindur dhe zbatues i urdhrave të Allahut, duroi kundrejt poshtërsive dhe gjynaheve, duke u larguar prej tyre, duroi edhe në përcaktimet e dhembshme të Allahut të Urtë. Me këto cilësi, ai i tejkaloi dhe u lartësua mbi të gjithë profetët, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të e mbi ta!

← Mudethir 74:1