74. Mudethir · Ajeti 11 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 74:1–74:31
Pas një ndërprerjeje të shpalljes, Pejgamberi qe mërzitur. Kur një ditë sa ai ishte duke ecur, dëgjoi një zë nga qielli, ngriti kokën, kur qe, ai engjëlli që i pat ardhur në Hira, u trishtua e shkoi te shtëpia dhe tha më mbuloni.
Kjo pjesë e Kur'anit e urdhëron Pejgamberin të thërrasë njerëzit në rrugë të drejtë, ta dijë se Zoti është më i madhi, të jetë i pastër, se ajo është veti e myslimanit, të jetë sa më larg idhujve të ndytë, të mos mendojë se ka dhënë dhe ka bërë shumë, pse fisnikut gjithnjë i duket se ka dhënë pak, të jetë i durueshëm, se kur do t'i fryhet surit për kijamet, ajo është ditë e vështirë për jobesimtarët.
E Për Velidin, të cilit Zoti i kishte dhënë pasuri të madhe e djem, që ishte autoritativ i kurejshëve, Zoti i tha Muhammedit lërma Mua, se ai po i refuzon faktet tona, ai po mendon se si me i bishtëruar Kur'anit, dhe atë e bën kohë pas kohe duke u thelluar e mrrolur dhe tha për të se është magji që përcillet prej njëri-tjetrit, nuk është fjalë e Zotit po e njerëzve. Atë do ta fusë në Sekar, në xhehenemin më të ashpër, të cilin e mbikëqyrin nëntëmbëdhjetë melaike të ashpra. Zoti e përmend Sekarin dhe numrin e zebanijeve vetëm sa për t'i vënë në sprovë jobesimtarët, të cilët thoshin se qenkan pak, ne mund t'i mundim ata etj. Kjo është një nga fshehtësitë e Zotit, i cili askë me dhunë nuk e vë në rrugë të gabuar. Ai njerëzit i ka lënë të lirë u ka tërhequr vërejtjen, nuk i ka ngarkuar me vështirësi, nuk i shpalli librat shkel e shko, nuk krijoi qiej e tokë pa qëllim, atëherë çdo gabim është lëshim i njeriut.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 74:11–74:30
Këto ajete janë kërcënim për Uelid Ibn Mugirah el Mahzumi, një prej krerëve kurejshë (Allahu e mallkoftë!). Ibn Abasi tregon dhe thotë: “Uelid Ibn Mugirah shkoi tek Ebu Bekri dhe e pyeti rreth Kuranit. Pasi ai i tre - goi dhe ia përshkroi, Uelidi shkoi tek kurej - shët dhe u tha: “Çudi më këto që thotë Ibn Ebu Kebsheh (e kishin fjalën për Profetin). Betohem në Zot se ato fjalë nuk janë poezi, as magji. Po ashtu, nuk janë fjalë të thëna nga një i çmendur. Fjalët e tij janë prej Allahut.” Kur e dëgjuan këtë, disa kurejshë u shqetësuan dhe thanë: “Për Allah, se nëse ndërron fe edhe Uelidi, atëherë të gjithë ku - rejshët do të ndërrojnë fe!” Kur dëgjoi për këtë, Ebu Xhehl Ibn Hishami tha: “Do të interesohem unë për këtë çështje.” Kështu, ai shkoi në shtëpinë e Uelidit dhe i tha: “A nuk e sheh që populli yt ka mbledhur sada - ka për ty?” Uelidi i tha: “Po unë jam njeriu më i pasur dhe me më shumë fëmijë ndër ta?!” Ebu Xhehli vazhdoi: “Ata thonë se ti shkon tek Ibn Ebu Kuhafe (tek Ebu Bekri), që të hash nga ushqimi i tij.” - “Vërtet i ka thënë këto fjalë fisi im?! E po, vallahi, nuk kam për t’iu afruar Ibn Ebu Kuhafes, as Umerit dhe as Ibn Ebu Kebshes (e kishte fjalën për Profetin .)ﷺ Dhe, ja ku po ju them, se fjala e tij nuk është gjë tjetër veçse një magji, e cila ndikon fort në zemrat e njerëzve!” Atëherë Allahu i Lartësuar i zbriti Profetit të Tij: “Ma lër Mua atë, që e krijova të vetmuar, që i mundësova të ketë pasuri të madhe; që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete! Unë ia kam dhënë të
gjitha mundësitë, dhe ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë. Por jo! Ai u tregua mohues i fakteve Tona. Atë do ta ndrydh dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padu - rueshëm. Ai mendonte dhe gjykonte. Qoftë i shkatërruar! Po si gjykonte?! Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykonte?! Ai thellohej e thellohej në mendime, pastaj vrenjtej dhe vrazhdësohej. Por në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi. Ai tha: “Ky nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve. Ky nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish””! Unë do ta flak atë në Sekar! E ku e di ti se çfarë është Sekar?! Ai është i tillë që nuk lë send pa e djegur.” Katadja thotë: “Disa kanë pretenduar se Uelidi, ndër të tjera, ka thënë: “Vallahi, i kam dëgjuar dhe jam menduar thellë për ato fjalë që thotë ky burrë (për Muhamedin .)ﷺ Ato nuk janë poezi, ato kanë një ëmbëlsi, ato i mbulon mirësia dhe hijeshia. Ato janë fjalë që qëndrojnë lart, mbi çdo fjalë tjetër; asgjë nuk ka mbi to. Nuk dyshoj aspak se janë magji ...!” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetet ... (e mësipërme).” Allahu i Lartësuar e kërcënon këtë njeri të poshtër, të cilit i pati dhënë mirësi të shumta në këtë jetë, kurse ai mohoi dhe nuk tregoi mirë - njohje ndaj Allahut; përkundrazi, iu përgjigj duke shprehur mosbesim dhe duke refuzuar ftesën e Zotit. Ai i refuzoi ajetet e Allahut, madje trilloi dhe shpifi, duke thënë se ato ishin thjesht një fjalë njerëzish.” Allahu i Madhëruar rendit disa prej mirësive, që i kishte dhuruar këtij njeriu: - “Ma lër Mua atë, që e krijova të vet - muar ...” - Kështu, ai doli nga barku i nënës i vetëm, pa pasuri, pa fëmijë, pastaj Allahu i Lartësuar e furnizoi atë me bollëk: - “... që i mundësova të ketë pasuri të madhe ...” - Thuhet që Uelidi kishte njëqind mijë dinarë floriri dhe shumë toka, që i shfrytëzonte. - “... që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete!” - Ata gjithmonë qëndronin pranë tij. Ata nuk shkonin larg për tregti, pasi ishin shërbëtorët dhe punëtorët për të tilla punë. Ata rrinin me të atin, që ai të kënaqej dhe lumturohej me praninë e tyre. Sudiu, Ebu Maliku, Asim Ibn Umeri, Katade dhe të tjerë kanë thënë se ai kishte 13 djem. Kjo tregon mirësitë e shumta të dynjaje, që Allahu i Madhëruar i kishte dhuruar atij njeriu. - “Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë ...” - I mundësova atij që të ketë shumë lloje pasurish dhe të mirash materiale. - “... ndërsa ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë. Por jo! Ai u tregua mohues i fakteve Tona.” - El inad quhet këmbë - ngulja me mendjemadhësi në mohim, edhe pasi të ka ardhur dija e qartë. - “Atë do ta sfilit dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.” - Imam Ahmedi sjell me senedin e tij nga Ebu Saidi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2788. “Uejl është një luginë në Xhehenem, në të cilën futet mohuesi i besimit dhe zhytet e zhytet për 40 vjet, derisa arrin në tabanin e saj. ‘Ndërsa ‘ Saud’ është një mal prej zjarri, në të cilin mohuesi kacavirret 70 vjet, për t’u ngjitur dhe për të nxjerrë kokën.
Por pastaj, ai hidhet me forcë poshtë përsëri, dhe kështu vazhdon përjetësisht.” - “Ai u mendua dhe gjykoi. ” - Ai u mendua gjatë, përpara se të jepte atë gjykim të poshtër dhe të nxirrte ato fjalë goja e tij. - “Qoftë i shkatërruar! Po si gjykoi?! Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykoi?!” - Ky është një mallkim nga Allahu i Lartësuar lëshuar kundër tij. - “Ai thellohej e thellohej në mendime ...” - U mendua disa herë. - “... pastaj u vrenjt ...” - I Lartësuari na tregon se ai rudhi fytyrën, duke mbledhur vetullat dhe ballin e tij. - “... dhe u bë i ashpër.” - Shprehu urrejtje, vrazhdësi, pakënaqësi, përshtirosje e shëmti në fytyrën e tij. - “Në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi” - Kështu devijoi nga e vërteta dhe u tërhoq pas me kryeneçësi, duke refuzuar t’i nënshtrohej këtij Kurani dhe tha: - “Ky nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve.” - Ai pretendoi se Kurani është një magji, që Muhamedi e përcolli nga dikush tjetër para tij. Pastaj tha: - “Ky nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish!” - Pra, kjo nuk është fjalë prej Allahut, por thjesht një trillim njerëzish. - “Unë do ta flak atë në Sekar!” - Kam për ta zhytur në Sekar. - “E ku e di ti se çfarë është Sekar?!” - Kjo pyetje tregon tmerrin e këtij zjarri dhe e çfarë gjendet në të. - “Ai është i tillë, që nuk lë gjë pa e dje - gur.” - Ai ua djeg dhe konsumon tërësisht trupin, që pastaj atyre iu ribëhet përsëri, duke mos i lënë as të vdesin, që të zhduken e rehatohen, as të jetojnë me qetësi e kënaqësi. - “Ai ua përzhit dhe nxin lëkurën. ” – Ai ua bën lëkurën më të zezë se nata. - “Nëntëmbëdhjetë janë mbikëqyrësit e tij.” - Kaq janë zebanitë kryesorë. Ata janë krijuar trupmëdhenj, ndërsa sjellja e tyre është e vrazhdë, e ashpër dhe e frikshme.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 74:11–74:30
Këto ajete janë shpallur dhe flasin për El Uelid Ibn Mugirah, urrejtësin, kundërshtuesin dhe armikun e hapur të së vërtetës, Allahut dhe të Profetit të Tij. Allahu i Madhëruar e paralajmëroi këtë njeri ashtu si asnjë tjetër, duke i treguar atij dhe neve se si do të jetë ndëshkimi për këdo që armiqësohet me të vërtetën dhe me inat e refuzon dhe e shpërfill atë. Ai na tregon se të tillët do të jenë të poshtëruar në dynja, ndërsa në ahiret ndëshkimi do të jetë më poshtërues dhe i hidhur se ai i dynjasë. Thotë i Madhëruari: - “Ma lër Mua atë që e krijova të vetmuar, që i mundësova të ketë pasuri të madhe; që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete.” – Kuptimi: E krijova atë të vetmuar, pa pasuri dhe pushtet, pa mbështetës e pasues. Pastaj, në vazhdimësi, e begatuam dhe u kujdesëm për të, duke i dhënë pasuri, duke i falur djem, të cilët i qëndrojnë gjithnjë pranë, për t’i kënaqur zemrën dhe syrin dhe për t’i qenë krah e mbështetje. Gjithashtu Allahu i Madhëruar thotë: - “Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë, ndërsa ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë!” - Kuptimi: I dhashë shumë shanse në këtë dynja, në mënyrë që ai të arrinte çdo gjë që dëshironte prej saj. Por, pas këtyre, ai pretendon se do të arrijë edhe mirësitë e ahiretit, ashtu sikurse arriti ato të dynjasë, duke menduar se është i zoti për gjithçka që dëshiron, ashtu si në dynja. I Madhëruari e hedh poshtë këtë iluzion, duke thënë: - “Por jo. Ai u tregua mohues i fakteve Tona. Atë do ta ndrydh dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.” – Jo, nuk është aspak ashtu si i mendon ky i vetëkënaqur e i mashtruar nga pushteti dhe mundësitë që i janë dhënë në këtë dynja. Ai do të befasohet me të kundërtën e asaj që ëndërron, sepse ai është kokëfortë kundrejt ajeteve të Allahut. Allahu e cilëson atë si ‘ anid’- kokëfortë, që i njeh dhe i kupton tërësisht argumentet, por përsëri i mohon ato. Faktet e qarta e ftojnë atë që t’i nënshtrohet së vërtetës, por ai nuk nënshtrohet dhe nuk bindet. Megjithatë, ai nuk mjaftohet që mohon padrejtësisht të vërtetën, por e lufton atë me fjalë dhe me vepra, për ta hedhur poshtë dhe për ta paraqitur si një diçka të kotë dhe të pavërtetë. Allahu i Madhëruar thotë për këtë të mjerë dhe për këdo që i përngjan atij: - “Ai mendonte dhe gjykonte!” - Ai mendua gjatë për mënyrën se si do ta trajtonte Kur'anin, me qëllimin për ta hedhur poshtë dhe deklaruar si të pavëretë, si libër jo të shpallur nga Zoti. - “Qoftë i shkatërruar! Po si gjykonte?! Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykonte?! Ai thellohej e thellohej në mendime, pastaj vrenjtej dhe vrazhdësohej.” – Qoftë i shkatërruar, sepse ai doli në një përcaktim që nuk i takonte dhe që nuk duhej të guxonte ta bënte. Ai nuk kishte asnjë të drejtë ta bënte këtë, sepse është paturpësi që të japësh të atillë gjykim për Librin dhe Shpalljen e Zotit. Është jashtë kapacitetit të njeriut që të gjykojë mbi Librin e të Madhëruarit. Ai, pasi u mendua mirë për atë që do të shpifte kundër Kur'anit, u vrenjt në fytyrë, duke treguar urrejtje për të vërtetën dhe mosdëshirë për ta pranuar atë. Në përfundim, ai i ktheu shpinën të vërtetës dhe nisi me shpifjet dhe trillimet rreth Shpalljes së Zotit. - “Por në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi. Ai tha: “Ky (Kur'an) nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve. Ky (Kur'an) nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish” – Kështu, ai tha: Kjo nuk është fjalë e Allahut, por fjalë e njerëzve. Madje nuk është as fjalë e njerëzve të mirë, por e njerëzve më të këqij, fjalë e magjistarëve.
Mallkuar qoftë ky njeri! Sa larg të vërtetës shkoi dhe sa shumë e meritoi ndëshkimin!? Si është e mundur që një njeri ta krahasojë Fjalën më madhështore dhe më të lartë, Fjalën e Zotit të madh, Bujarit të Madhëruar, me fjalën e krijesave të varfëra dhe të mangëta?! Si e mori guximin ky gënjeshtar kokëfortë që të gjykonte në këtë mënyrë fjalën e Zotit, që i krijoi krijesat në fillim dhe që do t’i ringjallë pas vdekjes?! Një arrogant i tillë meriton veçse ndëshkimin më të ashpër dhe poshtërues, siç thotë i Lartësuari: - “Unë do ta flak atë në Sekar! E ku e di ti se çfarë është Sekar?! – Ky është zjarr që përshkon gjithçka. Dhimbja që shkakton ai e përfshin totalisht të dënuarin. - “Ai është i tillë që nuk lë send pa e djegur. Ai i përcëllon dhe i nxin lëkurat.” - Ai të zhyt në dhimbje dhe në ndëshkim. Flakët e tij përpijnë gjithçka. Me ashpërsinë dhe nxehtësinë e madhe të tij, ai nuk u lë asnjë shpresë të ndëshkuarve. - “Nëntëmbëdhjetë janë mbikëqyrësit e tij.” – Xhehenemin e mbikëqyrin nëntëmbëdhjetë melekë të Zotit, të cilët janë të fortë dhe të vrazhdë. Ata kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por veprojnë dhe i ekzekutojnë ato me përpikmëri. Për shkak të forcës dhe ashpërsisë së tyre, Allahu i Madhëruar i zgjodhi për të qenë gardianë të Xhehenemit.