76. Insan · ajete 13–27

سورة الإنسان
13

مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۖ لَا يَرَوۡنَ فِيهَا شَمۡسٗا وَلَا زَمۡهَرِيرٗا

Mutteki’ine fiha ‘alel-’era’iki la jerewne fiha shemsæn we la zemheriræn

Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.

14

وَدَانِيَةً عَلَيۡهِمۡ ظِلَٰلُهَا وَذُلِّلَتۡ قُطُوفُهَا تَذۡلِيلٗا

We danijeten ‘alejhim dhilaluha we dhullilet kutufuha tedhlilæn

Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.

15

وَيُطَافُ عَلَيۡهِم بِـَٔانِيَةٖ مِّن فِضَّةٖ وَأَكۡوَابٖ كَانَتۡ قَوَارِيرَا۠

We jutafu ‘alejhim bi’anijetin min fiddetin we ‘ekwabin kanet kawarire

Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.

16

قَوَارِيرَاْ مِن فِضَّةٖ قَدَّرُوهَا تَقۡدِيرٗا

Kawarire min fiddetin kadderuha tekdiræn

Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).

17

وَيُسۡقَوۡنَ فِيهَا كَأۡسٗا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا

We juskawne fiha ke’sæn kane mizaxhuha zenxhebilæn

Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).

18

عَيۡنٗا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلۡسَبِيلٗا

‘Ajnæn fiha tusemma selsebilæn

(nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).

19

۞ وَيَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٞ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيۡتَهُمۡ حَسِبۡتَهُمۡ لُؤۡلُؤٗا مَّنثُورٗا

We jetufu ‘alejhim wildanun muhalledune ‘idha re’ejtehum hesibtehum lu’ulu’uæn menthuræn

Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.

20

وَإِذَا رَأَيۡتَ ثَمَّ رَأَيۡتَ نَعِيمٗا وَمُلۡكٗا كَبِيرًا

We ‘idha re’ejte themme re’ejte na’imæn we mulkæn kebiræn

Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.

21

عَٰلِيَهُمۡ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضۡرٞ وَإِسۡتَبۡرَقٞۖ وَحُلُّوٓاْ أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٖ وَسَقَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ شَرَابٗا طَهُورًا

‘Alijehum thijabu sundusin hudrun we ‘istebrekun we hullu ‘esawire min fiddetin we sekahum rebbuhum sherabæn tehuræn

Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër.

22

إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمۡ جَزَآءٗ وَكَانَ سَعۡيُكُم مَّشۡكُورًا

‘Inne hadha kane lekum xheza’en we kane sa’jukum meshkuræn

Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.

23

إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ تَنزِيلٗا

‘Inna nehnu nezzelna ‘alejkel-kur’ane tenzilæn

Ne ta shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë).

24

فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعۡ مِنۡهُمۡ ءَاثِمًا أَوۡ كَفُورٗا

Fasbir lihukmi rabbike we la tuti’ minhum ‘athimæn ‘ew kefuræn

Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.

25

وَٱذۡكُرِ ٱسۡمَ رَبِّكَ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلٗا

We edhkur esme rabbike bukreten we ‘esilæn

Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.

26

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَٱسۡجُدۡ لَهُۥ وَسَبِّحۡهُ لَيۡلٗا طَوِيلًا

We minel-lejli fasxhud lehu we sebbihhu lejlæn tewilæn

Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.

27

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ يُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَآءَهُمۡ يَوۡمٗا ثَقِيلٗا

‘Inne ha’uula’ juhibbunel-’axhilete we jedherune wera’ehum jewmæn thekilæn

Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.